“Nga pakujdesia, kapakët e syrit iu kapën me super-ngjitësi (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Nga pakujdesia, kapakët e syrit iu kapën me super-ngjitësi (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Nga pakujdesia, kapakët e syrit iu kapën me super-ngjitësi (Foto)

Posted: 20 Nov 2016 10:53 AM PST

Ben Wyatt nga Somerset i Britanisë së Madhe, po provonte të hapte tubin e super-ngjitësit, kur i shpërtheu në duar dhe një pjesë e masës i kërceu në sy.

Kur i ka rënë ngjitësi, instinktivisht e ka mbyllur syrin, duke bërë që t'i përfshihen tërë qerpikët, transmeton Telegrafi.

Pak çaste më pas, ai nuk ka mundur ta hapë më syrin, duke përjetuar mjaftë dhimbje.

"Isha shumë i pakujdesshëm, sepse e kam mbajtur tubin shumë afër syve. Kjo pako duhet ta ketë paralajmërimin e ngjitur, se përbën rrezik", ak thënë Wyatt.

Pas pesë ditësh i është hapur syri dhe ai është diagnostifikuar me 'errësim të përkohshëm', por nuk rrezikon dobësimin e shikimit. /Telegrafi/

ngjiti-kapaket-e-syrit-duke-perdorur-supe-ngjitesin-pa-kujdes-foto-2

ngjiti-kapaket-e-syrit-duke-perdorur-supe-ngjitesin-pa-kujdes-foto-3

The post Nga pakujdesia, kapakët e syrit iu kapën me super-ngjitësi (Foto) appeared first on Telegrafi.

I ngeci koka në dyert e trenit (Video)

Posted: 20 Nov 2016 03:20 AM PST

Është regjistruar momenti i dhimbshëm kur një kinezi i ngeci koka në mes të dyerve të një treni.

Burri po tentonte t'i hapte me forcë dyert e trenit në Chongqing, veri-perëndim të Kinës, kur i ngeci qafa në dyer, raportoi People's Daily Online, transmeton Express.

Pas pak minutave, dyert u hapen dhe burri i shpëtoi lëndimit.

The post I ngeci koka në dyert e trenit (Video) appeared first on Telegrafi.