“Ndeshja Shqipëri-Izrael, vazhdon konvertimi i biletave në Elbasan” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Ndeshja Shqipëri-Izrael, vazhdon konvertimi i biletave në Elbasan” plus 9 more Lajmi i Fundit


Ndeshja Shqipëri-Izrael, vazhdon konvertimi i biletave në Elbasan

Posted: 12 Nov 2016 08:14 AM PST

Tifozët e kombëtares që kishin prenotuar bileta për në "Loro Borici" po vijojnë pa asnjë problem konvertimin e tyre për të bërë të mundur hyrjen në "Elbasan Arena". Sportelet në qytetin e Elbasanit vazhdojnë të jenë të hapura për të përballuar cdo fluks të qytetarëve që ende nuk e kanë konvertuar biletën. Bie në sy ...

Ambasada, qytetarëve amerikanë: Bëni kujdes gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

Posted: 12 Nov 2016 08:14 AM PST

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton qytetarët amerikanë që duhet të bëjnë kujdes gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Edhe pse nuk e specifikon se çfarë rreziku konkret mund të ketë, Ambasada u bënë thirrje qytetarëve që të ndjekin me anë të mediave njoftimet, si dhe të drejtohen tek ...

Moti i keq, rrëshqet dheu në aksin Librazhd-Prrenjas

Posted: 12 Nov 2016 08:11 AM PST

Moti i keq vazhdon të shkaktojë dëme dhe probleme në mbarë vendin, ndonëse në orët e fundit ka patur një tkurrje të reshjeve. Kështu, nga të dhënat e fundit mësohet se ka patur një rrëshqitje dherash në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Në zonën ku ka rrëshqitur masivi i dheut, në pjesën e Librazhdit, qarkullimi është bërë ...

Defekti në motor, Ferrari me vlerë 180 mijë $ shpërthen në flakë

Posted: 12 Nov 2016 08:04 AM PST

Një "Ferrari" që kap vlerën 180 mijë dollarë ka shpërthyer në flakë. Makina ishte e një qytetari nga Sidneji. "Daily Mail" shkruan se pas një defekti në motor, "Ferrari" i Tan Shukla-s mori flakë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, i vodhën edhe sendet personale. Personi, i cili i ndohmoi të fikte zjarrin shfrytëzoi kohën ...

Erdogan “kërcënon” Bashkimin Evropian

Posted: 12 Nov 2016 07:56 AM PST

Presidenti turk Erdogan kërcënoi BE-në se do të kthejë mbrapsht 3 milionë emigrantët e strehuar në Turqi, në kuadër të marrëveshjes Bruksel- Ankara. Erdogan në një intervistë për “Al-Jazeera” tha se Brukseli nuk i ka respektuar kushtet e vendosura. Ai i kujtoi BE-së premtimin për pagesën prej 6 miliardë eurosh, ndërkohë që tha se deri tani ...

Deklarata/ “Trump nuk do ta përfundojë mandatin, do të shkelë ligjin dhe…”

Posted: 12 Nov 2016 07:51 AM PST

Michael Moore është një ndër regjizorët më në zë të kinemasë amerikane dhe ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si Schëarzenegger, James Belushi etj. Ai prej muajsh parashikonte një fitore të Donald Trump, duke thënë se "njerëzit janë të lodhur dhe acaruar me establishmentin". Fjala e tij doli. Por ai ka folur sërish, dhe këtë ...

Ndeshja/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, De Biasi hedh më të mirët në fushë

Posted: 12 Nov 2016 07:43 AM PST

Trajneri i kombëtares, De Biasi ka menduar të hedhë në fushë formacionin më të mirë për shkak se përballet me një rival direkt. Mësohet se skuadra do të dalë në fushë me modulin 4-1-4-1. Në portë do të jetë portieri Berisha ndërkohë në repartin e mbrojtjes do të jenë Agolli, Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj. Më ...

Reshjet e shiut, bëni kujdes në këto rrugë… ka përmbytje dhe shembje

Posted: 12 Nov 2016 07:22 AM PST

Reshjet e shiut që kanë nisur mëngjesin e të shtunës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Problematike duket situata në rrugën Gjirokastër-Kakavijë ku qarkullimi i automjeteve është vështirësuar për disa orë pasi rruga në disa pjesë të saj është mbuluar nga uji. Tiranë Ka reshje të dendura në të gjithë qarkun. Në segmentin rrugor ...

Gjarpëri 7 metra del nga tavani i një lokali, tmerrohen klientët

Posted: 12 Nov 2016 07:13 AM PST

Një gjarpër gjigant tmerroi darkuesit pasi çau tavanin e restorantit. Në video duken punonjësit e restorantit të cilët përpiqen ta largojnë duke përdorur një çengel hekuri. Besohet se videoja është filmuar në Hong Kong. Gjarpëri ishte aq i madh dhe aq i trashë sa atyre u duhej të zgjeronin gropën në mënyrë që ta nxirrnin ...

Do të shkoni në Elbasan për të parë ndeshjen? Policia ka një njoftim të rëndësishëm

Posted: 12 Nov 2016 06:53 AM PST

Policia u ka bërë me dije tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan si dhe të gjithë përdoruesëve të rrugës Elbasan -Tiranë dhe anasjelltas se: Lëvizja me automjet nga Elbasani për në Tiranë nëpërmjet tunelit do të jetë e lirë deri në orën 17.00 të ditës së sotme. Ndërsa lëvizja nga Tirana për në Elbasan nëpërmjet ...