“Mysafirët nuk shkonin, e zonja e shtëpisë mori revolen dhe i qëlloi këmbëve (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
| Mysafirët nuk shkonin, e zonja e shtëpisë mori revolen dhe i qëlloi këmbëve (Foto) Posted: 24 Nov 2016 10:05 AM PST Alana Annette Savell nga Florida e Shteteve të Bashkuara, është lodhur nga disa mysafirë që i kishin ardhur në shtëpi dhe nuk shkonin. Meqenëse ata ishin të bezdisshëm dhe të zhurmshëm, 32-vjeçarja e ka marrë revolen dhe ka shtënë në drejtim të këmbëve të tyre, transmeton Telegrafi. Për pasojë, njëri është plagosur lehtë, ndërsa lëndime ka marrë edhe burri saj, por pa pasoja për jetën. "Unë i thashë tri herë bashkëshortit tim, që nuk i dua më në shtëpi dhe le të largohen, por ai vazhdonte t'i mbante me bisedë", i ka thënë Savell hetuesve gjatë marrjes në pyetje. Ajo ka shtuar se nuk ka dashur t'i vrasë apo t'i lëndojë, por vetëm t'i frikësojë në mënyrë që të ikin, ndërsa i vije keq që e ka plagosur burrin e saj. Sidoqoftë, ajo pritet të dalë para drejtësisë, nën akuzën për përdorim të armës dhe plagosje pa dashje. /Telegrafi/ ![]() Alana Annette Savell pas marrje në pyetje, për shtënie me armë The post Mysafirët nuk shkonin, e zonja e shtëpisë mori revolen dhe i qëlloi këmbëve (Foto) appeared first on Telegrafi. |
| Ky vrasës me pagesë “duhet pushuar nga puna”! (Video) Posted: 24 Nov 2016 09:26 AM PST Një vrasës me pagesë është bërë "gazi i botës", pas postimit të një videoje në internet. Aty shfaqet momenti kur ai vazhdimisht qëllon mbi objektivin, por që çuditërisht nuk dërgon asnjë plumb në shenjë, megjithëse ndodhet në një distancë shumë të shkurtër me objektivin. Gjithçka është filmuar teksa vrasësi me pagesë futet në një zyre në Santa Clara afër qytetit Rio de Janeiro në Brazil. Në video shihet vrasësi duke qëlluar 6 herë por asnjë nga plumbat nuk e godet objektivin. The post Ky vrasës me pagesë “duhet pushuar nga puna”! (Video) appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






