Më dhemb shpirti për baba Poezi Shqip

Më dhemb shpirti për baba Poezi Shqip


Më dhemb shpirti për baba

Posted: 07 Nov 2016 05:21 PM PST

Poshtë nën dhe- e në thellësi,
Të ndjej Babë- aty ku rri,
Zemra fillon regëtin,
Dhembja Babë- ma grrinë mëlçinë.
Sa kam mall- o Babi imë,
Ngelur vetëm- në mjerimë,
Pa aromë- pa fjalën baba,
Mu ça shpirt – më dhëmb mua.
Zemra çahet nga helmimi,
Syri lot nga hidhërimi,
Ngelur vetëm mbi gur varri,
Lus në Zot më ka marë malli.


Ju o zogj – ju kanarina
Ju fëmijët Shqipëtarë,
Duaje Babën si sy balli,
Sa të ketë jetë -dhe të jetë gjallë.
Kur të iki si pulbardha,
Atje lart te Perëndia..
Ti si zogu i pa ngruar,
Nuk do gjesh aromën e tija.

Poezi nga: Veron Hoxhaj