“Lotët zbulojnë se a keni qenë të sëmurë nga kanceri (Video)” plus 1 more Telegrafi Shendetesi

“Lotët zbulojnë se a keni qenë të sëmurë nga kanceri (Video)” plus 1 more Telegrafi Shendetesi


Lotët zbulojnë se a keni qenë të sëmurë nga kanceri (Video)

Posted: 11 Nov 2016 11:10 PM PST

Shkencëtarët botërorë, nëpërmjet hulumtimit, kanë zbuluar metoda të reja se në ç'mënyrë të konstatojnë se a po zhvillohet kanceri në trupin e femrës.

Tani nëpërmjet lotëve tuaj mund të zbulohet a keni kancer dhe i cilit lloj është, transmeton Telegrafi.

Për të bërë eksperimentin dhe për të treguar që kanë zbuluar metoda të reja, shkencëtarët kanë organizuar shikimin e filmit romantik në kinema.

Në të vërtetë, më shumë se 400 femra nga Zelanda e Re janë ftuar që të shikojnë filmin e pikëllueshëm, ndërsa çdo herë kur u kanë rrjedhur lotët deri te to ka vrapuar infermierja e cila i ka mbledhur lotët në epruvetë dhe i ka dërguar në analizë.

Në laborator shkencëtarët me test special, nga seti specifik i proteinave në lot kanë dalluar a është i pranishëm kanceri në trup, dhe, fatkeqësisht, në fund të filmit, shumicës së femrave u kanë komunikuar lajme të këqija.

Kjo metodë akoma nuk ka filluar të vihet në funksion, mirëpo shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të marrin "dritën e gjelbër" për përdorim të saj. /Telegrafi/

The post Lotët zbulojnë se a keni qenë të sëmurë nga kanceri (Video) appeared first on Telegrafi.

Kjo është BIMA që e VRET KANCERIN brenda 48 ORËVE!

Posted: 11 Nov 2016 02:21 AM PST

Edhe pse kanceri cilësohet si sëmundje e pashërueshme, shkencëtarët nga e mbarë bota janë duke punuar thuajse 24 orë për ta zbuluar ilaçin kundër kësaj sëmundje.

Sidoqoftë, hulumtuesit nga Universiteti i Windsor në Kanadë kanë zbuluar se çaji i luleradhiqes i shkatërron qelizat kanceroze, transmeton Telegrafi.

Edhe përse kjo bimë konsiderohet si bari dhe asnjëherë nuk është e mirëpritur në kopshtet tona, ajo sjell shumë përfitime të mira shëndetësore.

Rrënjët e luleradhiqes kanë qenë fokusi kryesor i hulumtimit dhe hulumtuesit kanadezë kanë zbuluar se me të vërtetë që i shkatërron qelizat kanceroze për vetëm dy ditë.

Veç kësaj, ja edhe disa të mira tjera që i sjell kjo bimë e mahnitshme:

– Është diuretik i fuqishëm

– Pastron mëlçinë

– Ndihmon me alergjitë

– Zvogëlon nivelet e kolesterolit në gjak etj.

Gjithashtu, rrënja e luleradhiqes është burim i pasur me vitaminën B6, tiaminën, riboflavinën, vitaminën C, acidin folik, hekurin, kalciumin, kaliumin, magnezin etj. /Telegrafi/

The post Kjo është BIMA që e VRET KANCERIN brenda 48 ORËVE! appeared first on Telegrafi.