“Ia prek fustanin vajzës që po qëndronte para tij, shikoni si reagon ajo (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Ia prek fustanin vajzës që po qëndronte para tij, shikoni si reagon ajo (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Ia prek fustanin vajzës që po qëndronte para tij, shikoni si reagon ajo (Video)

Posted: 11 Nov 2016 02:12 PM PST

Një video e pazakontë po aq edhe gazmore po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është shikuar nga mijëra persona për shkak të përmbajtjes.

Në video shfaqet momenti, kur një burrë derisa po priste prapa një vajze me fustan të shkurtër pranë një dyqani, bën një veprim që i kushton shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Duket menduar se do të duket xhentëlmen, në momentin që vendos t'ia heq fustanin femrës që i kishte ngecur në prapanicë, por ndodh e kundërta.

Ajo i kthehet me nervozizëm duke e sharë, dhe duket se reagimi i saj e nervozoi tej mase edhe djaloshin, i cilin bën një veprim të pamenduar mirë që në fund i kushton me një shuplakë të fortë në faqe. /Telegrafi/

The post Ia prek fustanin vajzës që po qëndronte para tij, shikoni si reagon ajo (Video) appeared first on Telegrafi.

Gruaja përpiqet ta ngjallë burrin me “ujin e shenjtë”, mësoni rezultatin (Foto, +16)

Posted: 11 Nov 2016 10:57 AM PST

Një grua ruse 76-vjeçare, ka tentuar për katër muaj me radhë ta ngjallë burrin e saj të vdekur duke përdorur "ujin e shenjtë" dhe lutjet.

Çmenduria i doli në dritë kur një defekt në apartamentin e saj bëri që të përmbytej ai i fqinjit një kat më poshtë.

Kështu, ky i fundit u fut në shtëpinë e plakës për ta mbyllur ujin. Dhe mund ta imagjinoni tmerrin kur ka parë të shtrirë në divan trupin e burrit e pajetë të zonjës.

Fqinji telefonoi menjëherë policinë, ku më pas mjeku ligjor përcaktoi se burri kishte katër muaj që kishte vdekur për shkaqe natyrore.

E pyetur nga policia, gruaja ka pranuar se nuk ka vënë njeri në dijeni për vdekjen e të shoqit. Ajo shpjegoi se arsyeja ishte se ajo po përpiqej ta kthente në jetë me "ujin e shenjtë" dhe duke lexuar disa lutje të veçanta.

1

Fqinjët treguan se për njëfarë periudhe kishin ndjerë një erë të keqe, por kishin menduar se nuk ishte asgjë serioze.

Gruaja u kishte thënë se i shoqi ishte mirë, por thjeshtë pak i lodhur. U kishte thënë se ishte vrarë në këmbë dhe nuk mund të dilte nga shtëpia.

Kështu që fqinjët ishin mësuar që të mos e shihnin. Por gruaja  kishte gënjyer edhe fëmijët, aq sa u kishte kërkuar që të mos shkonin t'i takonin.

Ajo, një ish-mjeke në pension, ishte apasionuar pas okultizmit, sidomos pas punës së Leonis Konovalov, një rus i cili ka edhe një program televiziv, transmeton mapo.

Dhe mu për këtë shkak kishte menduar se mund ta ngjallë njeriut e jetës së saj të vdekur

 

The post Gruaja përpiqet ta ngjallë burrin me "ujin e shenjtë", mësoni rezultatin (Foto, +16) appeared first on Telegrafi.

Shefat e këqij të Australisë, detyrojnë punëtorët të rrihen si gjelat (Video)

Posted: 11 Nov 2016 09:05 AM PST

Një nga kompanitë më të njohura në Australi, i ka detyruar punonjësit e saj të rrihen mes vete me duar të lidhura, sepse nuk i arritën shitjet që ishin paraparë.

Në videot e publikuara në internet, shihen kolegët teksa përleshen mes vete, njëjtë sikurse bëjnë edhe gjelat, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ata ishin turpëruar në këtë formë nga shefat, sa herë që nuk i përmbushnin kërkesat e tyre, si dhe kur vonoheshin në orarin e punës.

Personat që shihen në filmime janë identifikuar, kurse së shpejti pritet të bëhen hetime për punëdhënësit e tyre që talleshin në këtë formë. Nëse gjenden fajtorë, ata mund të ndëshkohen për abuzim të punonjësit në vendin e punës. /Telegrafi/

The post Shefat e këqij të Australisë, detyrojnë punëtorët të rrihen si gjelat (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts: