“Fshatrat Tërrn dhe Bablak rrezikohen nga vërshimet (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press |
- Fshatrat Tërrn dhe Bablak rrezikohen nga vërshimet (Foto)
- Një person ka humbur jetën dhe një i lënduar rëndë në aksident trafiku në Komogllavë
- “Giancarlo Milanese hair academy” mbanë aktivitet informues për parukri në Ferizaj
- Gjeneral Imri Ilazi me një grup bashkëveprimtarësh aderon në degën e PDK-së
- E mitura nga Ferizaj ngacmohet seksualisht nga ashkaliu
- Rama hap ekspozitën e tij në New York (Foto)
- Donald Trump: Nuk do ta marr pagën e presidentit (Video)
- LajmiVOX: Qytetarët thonë se pengesë kryesore për lëvizjen e lirë është korrupsioni (Video)
- Policia prangos alkoolistin, do të lëshohet pasi të këndellët
- Trump ndryshon mendje për një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës
Fshatrat Tërrn dhe Bablak rrezikohen nga vërshimet (Foto) Posted: 12 Nov 2016 10:08 AM PST Ferizaj.12.11.2016. Të reshurat që po bien kanë filluar të vërshojnë pjesë të fushave që gjenden rreth fshatrave Tërrn dhe Bablak. Banor të fshatit Tërrn kanë filluar të përgatiten dhe të presin që nëse të reshurat vazhdojnë dhe uji t'u ofrohet shtëpive të marrin masa me kohë, qofshin ato edhe për evakuim. Edhe pse zakonisht këto zona zakonisht pas çdo reshje kanë qenë të rrezikuar kësaj radhe gjendja është paraqitur më e qetë pas hapjes së kanaleve të ujit të cilat do të derdhen në lumin Sitnica. Zyrtarë komunal kanë bërë të ditur se kanali kryesor që derdhet në lumin Sitnicë është gati në përfundim me çka edhe kjo pjesë do të ishte më e qetë Deri atëherë nëse reshjet vazhdojnë banorët e këtyre fshatrave dhe ekipet për emergjent kërkohet një gjendje gatishmërie.
|
Një person ka humbur jetën dhe një i lënduar rëndë në aksident trafiku në Komogllavë Posted: 12 Nov 2016 08:48 AM PST Një person ka humbur jetën, një i lënduar për jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, në afërsi të Komogllavës , në rrugën Viti- Gërlicë. Selman Selmani rreth 45 vjeq nga Sadovina ka humbur jetën në vend kurse djali i tij rreth 20 vjeqar, ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK. Burimet tona bëjnë me dije se ai është i lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetë, transmeton RTV "Iliria". Rastin e kanë konfirmuar burime tona brenda policisë së Kosovës. |
“Giancarlo Milanese hair academy” mbanë aktivitet informues për parukri në Ferizaj Posted: 12 Nov 2016 07:58 AM PST Ferizaj.12.11.2016. Përfaqësues të kompanisë "Giancarlo Milanese hair academy" nga Italia këtë të shtunë kanë mbajtur një aktivitet njoftues në Ferizaj për të gjitha të interesuarat për profesionin e parukerisë. Me këtë rast përfaqësues të kësaj kompani e cila është edhe kampion i botës në parukeri kanë prezantuar punën dhe mundësit për të gjithë të interesuarit që të studiojnë në këtë shkollë parukerie. "Giancarlo Milanese hair academy" është e vetmja shkollë tre vjeçare në Shqipëri e cila është hapur në tetor të këtij viti. Kjo shkollë ka për qëllim të aftësoi nxënësit me metodat më të avancuara evropiane në këtë lëmi në shkollën e cila momentalisht është e hapur në Tiranë Pas përfundimit të shkollimit tre vjeçar këta nxënës kanë mundësi të vazhdojnë studimet master për dy vite në Itali" tha Lediana Meti përfaqësuese e kompanisë. Lediana Meti bëri të ditur se këso aktivitete janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qendrat e Kosovës dhe së shpejti pritet që edhe këtu të hapet një shkollë e tillë. "Pas përfundimit të kësaj shkolle lëshohen diploma e që llogaritet si një shkollë e rregullt e cila jep mundësi të shkollimit të mëtutjeshëm" tha Meti. Gjatë këtij aktiviteti para të pranishmëve u prezantuan edhe disa nga metodat e punës dhe specifikat në lëmin e parukerisë.
|
Gjeneral Imri Ilazi me një grup bashkëveprimtarësh aderon në degën e PDK-së Posted: 12 Nov 2016 06:31 AM PST Në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj sot ka aderuar gjeneral Imri Ilazi së bashku me një grup bashkëmendimtarësh.Mirëseardhje i kanë dëshiruar drejtuesit e degës, por edhe zyrtarë të lartë të këtij subjekti. Imri Ilazi dhe një grup i bashkëmendimtarëve të tij që nga sot janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj. Aderimi i tij dhe grupit u bë në prani të drejtuesve të lartë të këtij subjekti, të cilët edhe e vlerësuan lartë rolin e tij në të gjitha proceset që ka kaluar vendi. Fillimisht mirëseardhje i ka dëshiruar kryetari i degës së PDK-së, Agim Aliu. Aliu veç tjerash ka thënë se PDK-ja me këto aderime do të ketë një fuqizim më të madh,një shtim të fuqisë së partisë. Madje ka shtuar se që nga sot është një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve. Në anën tjetër këtë mikpritje e ka vlerësuar gjeneral Ilazi duke thënë se alternativa më e mirë për të dhe shokët e tij ka qenë PDK-ja, ngase me këtë subjekt i lidhë e kaluara e përbashkët. Edhe Bajrush Xhemajli, nënkryetar i PDK-së , i ka dëshiruar mirëseardhje këtij grupi duke thënë se është një ditë e shënuar për këtë subjekt sepse ardhja e Imri ilazit me shokë, tregon stabilitet, tregon se PDK-ja ka hapësirë për të gjithë ata që duan të vijnë. Gjeneral Imri Ilazi ka kaluar nëpër të gjitha ato faza nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës ka thënë deputeti i kuvendit të Kosovës nga subjekt Ilmi Reçica. Sipas tij, ai është një njeri me virtyte të veçanta, me një të kaluare që ofron shumë për këtë subjekt. Ndryshe, bëhet e ditur se gjeneral Ilazi dhe gupi i tij që dy vite nuk kanë qenë të angazhuar politikisht në asnjë subjekt politik.Në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë drejtues i degës së Nismës për Kosovën dhe kandidat i këtij subjekti për Kuvendi e Kosovës. Gjatë luftës ka qenë zv/komandant i ZO të Nerodimës, ndërsa pas luftës ka qenë drejtues i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa vite më parë është pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe e mbanë gradën e gjeneralit. Këta janë emrat e atyre që aderuan sot në PDK-dega në Ferizaj |
E mitura nga Ferizaj ngacmohet seksualisht nga ashkaliu Posted: 12 Nov 2016 02:36 AM PST Policia e Kosovës në raportin ditorë ka njoftuar se një femër e mitur nga Ferizaj ka raportuar për ngacmim seksual nga një mashkull. "Viktima e mitur femër K-Ashkalike raporton se i dyshuari mashkull K-Ashkali e ka ngacmuar seksualisht. Viktima është intervistuar në prezencë të Punëtorit te Qendrës Për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë. |
Rama hap ekspozitën e tij në New York (Foto) Posted: 12 Nov 2016 02:27 AM PST Ndonëse është koha më e papërshtatshme për diçka të tillë, duke qenë se reshjet e shiut janë kthyer sërish në fundjavë dhe vendi rrezikon nga përmbytjet, kryeministri s'i ka prishur planet e tij. Lapsi.al sjell këtë foto nga ekspozita e Ramës në New York. Në pamje të parë duket kryebashkiaku i New York-ut me Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në OKB. Pas tyre qëndron kryeministri Rama. Për shkak të largimit të tij në Amerikë, por edhe kundërshtive me kreun e shtetit, Rama nuk mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani. Ekspozita e tij në New York vjen edhe në një kontekst delikat për të, nëse kemi parasysh debatet për deklaratat e tij kundër Donald Trump. /LAPSI.AL/ . |
Donald Trump: Nuk do ta marr pagën e presidentit (Video) Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST Trump gjatë fushatës së tij, gjegjësisht më 17 shtator të vitit 2015, u shpreh se nëse do të zgjidhej President, nuk do ta pranojë asnjë pagë të presidentit. Paga e Presidentit të SHBA-së është 400 mijë dollarë./Lajmi.net . |
LajmiVOX: Qytetarët thonë se pengesë kryesore për lëvizjen e lirë është korrupsioni (Video) Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST Mirëpo disa qytetarë mendojnë se liberalizimin e vizave po e pengojnë dhe çështje të tjera. Ata këmbëngulin se këtë procese po e pengon më shumë korrupsioni e jo vetëm mos miratimi i Demarkacionit. "Korrupsioni është pengesë më e madhe për procesin e heqjes së vizave. Demarkacioni nuk ka të bëjë asgjë me viza. Fajet i ka Qeveria e Kosovës", tha një qytetar. "Unë mendojë korrupsioni. Nuk është në pyetje demarkacioni. Prapë se prapë korrupsioni dhe keqpërdorimet janë penges kryesore për heqjen e vizave", u shpreh një qytetar. "Vetëm korrupsioni po i pengon kosovaret të lëvizin lirshëm", tha një qytetar. "Heqjen e vizave po e pengon korrupsioni", u shpreh për rubrikën lajmiVOX një qytetar. . |
Policia prangos alkoolistin, do të lëshohet pasi të këndellët Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST Ndërkaq, qytetari qefli gjumin e mbrëmshëm e bëri në një krevat në stacionin policorë dhe jo në shtypin e tij, apo në ndonjë shtëpi të shëndetit. Policia ka informuar se ai do të mbahet në stacion deri sa të këndellët nga alkooli. "Suharekë 11.11.2016-19:24. Raportohet se i dyshuari mashkull k-Shqiptar nën ndikim të alkoolit ka drejtuar veturën e tije duke goditur një shenjë trafiku. Njësiti policor me të arritur në vendin e ngjarjes i dyshuari dhe dy pasagjer meshkuj k-Shqiptar kanë tentuar që ti sulmojnë policët dhe i kanë penguar gjatë kryerjes së detyrës .Me urdhër të prokurorit të dyshuarit ngalen në stacion policor deri në këndellje", ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportimin e sajë të rregullt ditor. /Lajmi.net . |
Trump ndryshon mendje për një nga premtimet kryesore të tij gjatë fushatës Posted: 12 Nov 2016 02:23 AM PST Rrëzimi i ligjit të 2010-s ka qenë një prej zotimeve më të hershme të republikanit. Mesa duket, gjërat kanë ndryshuar disi dhe Trump thotë se do të mbajë në fuqi nenet që u ndalojnë kompanive të sigurimit mohimin e mbulimit për sëmundje paraekzistuese. Ai i tha "Wall Street Journal" se favorizon gjithashtu pjesën që lejon të rinjtë të përfitojnë sigurime nga policat e prindërve të tyre. "Këto janë dy shtylla të ligjit. Më pëlqejnë shumë", deklaroi ai. Trump këmbëngulte gjatë fushatës që "Obamacare" duhet të shfuqizohet dhe të zëvendësohet me diçka shumë më pak të shtrenjtë. Administrata amerikane kishte njoftuar se paketa e sigurimit shëndetësor për kategori të caktuara klientësh do të rritet 25 përqind vitin e ardhshëm. Edhe Hillary Clintoni bënte thirrje për ndryshime në planin e kujdesit shëndetësor, por jo për shfuqizimin i tij. Mesa duket, ka qenë takimi me Obamën të enjten ai që e ka shtyrë Trumpin të ndërrojë mendim përsa i takon zëvendësimit të plotë të aktit të kujdesit shëndetësor. Në një intervistë tjeter, dhënë këtë herë për CBS, republikani u shpreh se do të përpiqet që të ruajë disa pjesë të paketës së Obamës, ndërsa të tjerat do të zëvendesohen për t'u ofruar amerikanëve kushte sa më të mira për më pak para. . |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |