“Elbasan, arrestohen dy persona me kartëmonedhë false” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Elbasan, arrestohen dy persona me kartëmonedhë false
- Fier, banorët e tre fshatrave protestojnë kundër landfillit të mbetjeve
- Prespa, vendbanim i lashtë prej 3.100 vitesh
- Shpërthim në Turqi pas arrestimit të liderëve të partisë kurde
- Hoxhaj në Top Story: Shqetësim për afrimin e shpejtë me Beogradin
- Kurbin, arrestohet një 21-vjeçar me armë pa leje
- Lushnjë, i gjenden mijëra bileta bingo false, arrestohet administratori i lojërave të fatit
- Gjirokastër, zbulohet një kapanon me kanabis, pronari në kërkim
- Mallakastër, sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset 17-vjeçari
- Tërmet 4.4 ballë në veri të vendit, nuk ka të lënduar
Elbasan, arrestohen dy persona me kartëmonedhë false Posted: 04 Nov 2016 02:34 AM PDT Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Kartëmonedha", duke sekuestruar një kartëmonedhë 50 euroshe dhe ndaluar dy shtetas. Klaus Sejdi, 34 vjeç, banues në Elbasan Gentian Saliaj, 44 vjeç, banues në Elbasan Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi kanë shkuar në një karburant në fshatin Mengël, kanë furnizuar me karburant mjetin me targa AA144KU në pronësi të shtetasit Klaus Sejdi dhe pagesën dyshohet ta kenë kryer me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro false. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Kartmonedhën 50 Euro False Automjetin me targa AA 144 KU Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Falsifikimi i monedhave". 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Fier, banorët e tre fshatrave protestojnë kundër landfillit të mbetjeve Posted: 04 Nov 2016 02:31 AM PDT
Të mbështetur edhe nga banorë të dy fshatrave fqinje më ta, Plyk dhe Krapat, banorët janë mbledhur për të disatën ditë para bashkisë së Fierit për të kundërshtuar këtë projekt, që sipas tyre iu rrezikon jetën. Protesta e banorëve të këtyre fshatrave po mbështet edhe nga dega e Partisë Demokratike në Fier. Kryetari i kësaj dege Luan Baci, tha se pas protestave të vazhdueshme, mazhoranca në këshillin bashkiak Fier ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga vendimi, pasi sipas tij ka lajmëruar një mbledhje urgjente për ditën e hënë. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Prespa, vendbanim i lashtë prej 3.100 vitesh Posted: 04 Nov 2016 02:30 AM PDT
Ekspedita tërësisht shqiptare, me zhytës dhe arkeologë nga Instituti i Arkeologjise, ka dalë në këtë përfundim pas gjetjeve nënujore. "Jemi rreth 1.100-1.000 vite përpara Krishtit, pra janë rreth 3 mijë vjet që ka ekzistuar ky vendbanim. Është me mjaft interes, pasi duke u përqendruar në këto gjetje dhe tek të dhënat shkencore që marrim nga ky vend, kemi mundësi që të bëjmë edhe krahasime me zonat e tjera të gërmuara deri më tani në tokë, apo përtej kufirit në Maqedoni e Greqi", thotë Dr.Adrian Anastasi, drejtues i Arkeologjisë Nënujore të Institutit të Arkeologjisë.
Tabani i liqenit është në formen e llumit, një mbrotjës shumë i mirë ndaj degradimit të materialit arkeologjik, i cili prek hapësirën e 7 hektarëve.
Gjatë kërkimeve është bërë edhe zonimi në mënyrë që në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, këto site arkeologjike të mbrohen dhe ruhen si trashëgimi kulturore e vendit. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Shpërthim në Turqi pas arrestimit të liderëve të partisë kurde Posted: 04 Nov 2016 02:26 AM PDT
4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Hoxhaj në Top Story: Shqetësim për afrimin e shpejtë me Beogradin Posted: 04 Nov 2016 02:18 AM PDT
"Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, këtu vetëm Kosova është aktor politik, ndërsa Shqipëria besoj se e ka pasur të qartë historikisht këtë proces dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta ketë të qartë. Kosova është shtet i pavarur, sikurse çdo shtet tjetër në rajon, ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global, sikurse SHBA-të apo BE-ja. Prandaj, në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ne natyrisht që kërkojmë mbështetjen amerikane dhe atë europiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Çdo bashkëpunim që mund të ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Serbisë" ka deklaruar Hoxhaj për televizionin ART në Maqedoni. Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime të shumta si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Por cila ishte domethënia e kësaj deklarate? Vetë ministri Hoxhaj ishte këtë të enjte në Top Story me gazetarin Sokol Balla për të shpjeguar edhe më tej këtë deklaratë. Ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë, megjithëse shton se ajo është keqinterpretuar në Prishtinë dhe Tiranë. "Thelbi ka qenë për rolin e Shqipërisë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kam thënë që raportet tona janë aq komplekse saqë vetëm SHBA dhe BE kanë instrumente që ta kushtëzojnë Serbinë deri në njohjen e ndërsjelltë. E kam përshëndetur bashkëpunimin Shqipëri-Serbi, por qëndrimi im ka qenë që të tregojë që SHBA dhe BE janë kushtëzues të Serbisë. Ky është një realitet gjeopolitik në raport me shtetin e Kosovës", deklaroi ai. Hoxhaj thotë se shqetësimi kryesor i diplomacisë së Kosovës është fakti sesi mund të lexohet në Beograd afrimi kaq i shpejtë i Shqipërisë me Serbinë, nisur edhe nga fakti që qeveria e Serbisë bëri publik planin e ri që flet për dialog shqiptaro-serb, duke mos përmendur Kosovën. "Kemi shqetësim sesi Beogradi mund ta interpretojë afrimin e Shqipërisë me shpejtësinë që po ndodh kjo nga Kryeministri Rama. Serbia është e interesuar që të ketë një dialog shqiptaro-serb, kurrë nuk ka qenë e interesuar që të ketë një dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Deklarata ime ka qenë edhe një porosi për Beogradin dhe për partnerët tanë që politikën e kushtëzimeve ta vazhdojnë", deklaroi Hoxhaj. Ministri shtoi se Shqipëria ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vyer për Kosovën dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në të shkëlqyera. Qëndrimin e mbajtur nga Rama në Beograd, Hoxhaj e cilësoi shumë dinjitoz. Ai tha se roli i Shqipërisë për Kosovën është dhe do të jetë i patjetërsueshëm. Lidhur me votën jo anëtarësimit në UNESCO, ai nuk e quajti dështim. "Dështimi në UNESCO nuk ishte faji i Shqipërisë. Ministri Bushati bëri një punë të shkëlqyer. Ka patur mundësi që të bëhet më shumë dhe Shqipëria ka dhënë ndihmën e saj të madhe, përfshirë edhe së fundmi në samitin e NATO-s në Varshavë, për të avancuar në një fazë tjetër marrëdhënien mes Kosovës dhe NATO-s", tha ai. Kosova, shtoi Hoxhaj, ka një identitet politik e shtetëror të vetin, ndërsa sa për identitetin kombëtar ajo është shqiptare. Ai pati edhe një këshillë për politikën e jashtme të Tiranës. "Shteti shqiptarë duhet të rimendojë politikën strategjike dhe Tirana duhet të kultivojë marrëdhënie më të ngushta me Prishtinën, Shkupin dhe Podgoricën. Është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës që të ketë një Maqedoni stabël dhe demokraci të fortë. Është në interes të shqiptarëve që të mos ketë një kufi mes Greqisë dhe Serbisë ", tha kryediplomati i Kosovës. Në fund, Enver Hoxhaj tha se nisma e qeverisë shqiptare për partneritetin strategjik ka ndryshuat thelbësisht marrëdhëniet, por përmendi edhe disa sektorë ku mund të bëhet më shumë. "Përse të mos kemi një treg i përbashkët, një treg i përbashkët energjitik. Nuk është vetëm bashkëpunim mes qeverive, por sa intelektualë nga Kosova janë ligjerues sot në universitetet shqiptare? Duhet një bashkëpunim mes të barabartëve. Bashkëpunimi mes bizneseve, këtë duhet të bisedojmë", deklaroi ai. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH |
Kurbin, arrestohet një 21-vjeçar me armë pa leje Posted: 04 Nov 2016 02:11 AM PDT
Në pranga ka rënë Bledjan Xhepi, 21 vjeç, banues në Krujë Gjatë kontrollit të ushtruar në qytet në Laç , iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë TT dhe një krehër me 6 fishekë të cilat i mbante pa leje. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Lushnjë, i gjenden mijëra bileta bingo false, arrestohet administratori i lojërave të fatit Posted: 04 Nov 2016 02:10 AM PDT
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të padeklaruara ne organet tatimore. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Gjirokastër, zbulohet një kapanon me kanabis, pronari në kërkim Posted: 04 Nov 2016 02:08 AM PDT
4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Mallakastër, sherr me thika mes adoleshentëve, plagoset 17-vjeçari Posted: 04 Nov 2016 02:02 AM PDT
"Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", pasi më datën 03.11.2016, në Mallakastër, ka tentuar të vrasë me thikë duke e goditur disa herë shtetasin Rr.A, 17 vjeç", sqaron policia. Sipas policisë, ngjarja sipas bluve ka ndodhur pas një grindje që kanë pasur për motive të dobëta dy adoleshentët. 17 vjeçari Rr.A aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Tërmet 4.4 ballë në veri të vendit, nuk ka të lënduar Posted: 04 Nov 2016 01:57 AM PDT
Epiqendra e tërmetit ka qenë 62 km në veri të kryeqytetit, 28 km ne lindje te Lezhës dhe 14 km në verilindje të Rrëshenit. Kryesisht tërmeti me thellësi 10 km është ndjerë në Rrëshen dhe qytetin e Lezhës dhe sipas autoriteteve nuk ka të lënduar apo dëme materiale. 4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) |
You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |