“Bebe Rexha dhe Dua Lipa përballen me njëra-tjetrën” plus 9 more 24 ore lajme

“Bebe Rexha dhe Dua Lipa përballen me njëra-tjetrën” plus 9 more 24 ore lajme


Bebe Rexha dhe Dua Lipa përballen me njëra-tjetrën

Posted: 03 Nov 2016 08:02 AM PDT

Të dyja janë artiste me origjinë shqiptare, të cilat kanë vendosur që karrierën e tyre muzikore ta zhvillojnë jashtë kufijve shqiptare, duke shkëlqyer në arenën ndërkombëtare. Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të përballen me njëra-tjetrën ne eventin më të rëndësishëm të muzikës "MTV EMA", të cilat janë të nominuara në të njëjtën kategori "Best ...

Çmimet “Country”, Beyonce rrëmben vëmendjen

Posted: 03 Nov 2016 07:57 AM PDT

Cilësohet si nata më e rëndësishme e muzikës "Country", por ishte mbretëresha e popit dhe R&B, Beyonce, që rrëmbeu të gjithë vëmendjen e edicionit te 50 të ceremonisë së çmimeve "Country". Ajo i dhuroi të ftuarve një performancë mbresëlënëse me Dady Lessons nga albumi i saj i ri "Lemonade", e shoqëruar nga Dixie Chicks. Fushata ...

Ismailaj ‘braktiset’ nga avokatët, gjykata bën ankesë

Posted: 03 Nov 2016 07:51 AM PDT

Ish administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj, braktiset nga avokatët në procesin penal ndaj tij ku akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda, akuzë e cila është konsumuar gjate kohës kur kompania e Ismailajt kishte marrë përsipër të mblidhte borxhet e CEZ për faturat e papaguara të energjisë elektrike. As avokatët e zgjedhur nga vetë i ...

Pritet rënia e çmimit të naftës, shfuqizohet vendimi që rrit taksën për licencat

Posted: 03 Nov 2016 07:46 AM PDT

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverisë, i cili rriste me shumëfish taksën për dhënien e licensave për pikat e karburantit. Shoqata e kompanive hidrokarbure thotë se një gjë e tillë do të ndikojë në uljen e çmimit. "Me shfuqizimin e kësaj takse, derisa të botohet në fletoren zyrtare dhe të merren aktet e duhura, kuptohet ...

Rama flet për ndërtimet e Kokëdhimës: Lejet në bregdet nuk ia dhashë unë

Posted: 03 Nov 2016 07:41 AM PDT

Në replikë me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë ndërtimet e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima në Qeparo. Fillimisht ishte Dule ai që akuzoi Ramën për prishje selektive të pronave në Himarë duke pretenduar se po qeveria po godet pronat e minoritarëve grekë ndërkohë që sipas tij ...

Detyrimet e prapambetura rishtas arrijnë në 2.3 miliardë lekë

Posted: 03 Nov 2016 07:38 AM PDT

Me gjithë shtrëngimin e procedurave për pagesat buxhetore në favor të kontraktorëve për punime publike, qeveria shqiptare nuk i ka shpëtuar akumulimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi. Rritja e tyre do të kushtëzojë bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vijim, siç u deklarua dhe në konferencën e fundit për shtyp të Ministrisë së ...

Shkollat dhe bankat turke që Erdogan i kërkon Ramës t’i mbyllë

Posted: 03 Nov 2016 07:32 AM PDT

Ankaraja zyrtare i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë sone të Brendshme verifikimin e disa institucioneve jopublike në Shqipëri, për të cilat ka dyshime se janë financuar nga Fetullah Gylen. ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë. Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë ...

Zëvendëskryeministri rus: Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan

Posted: 03 Nov 2016 07:26 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë. "Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t'iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse", tha Daçiq në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik. ...

Bogov: Rritja ekonomike e Maqedonisë do të jetë 2.3%

Posted: 03 Nov 2016 07:31 AM PDT

Rritja ekonomike e Maqedonisë për këtë vit, sipas projeksionit më të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë, do të jetë 2.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas guvernatorit Dimitar Bogov, për vitin 2017 parashihet përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngritje në 3.5%, ndërkaq për vitin 2018 parashihet që rritja ekonomike të arrij në 3.7%. Gjithashtu, pritet që ...

Pacolli: Jo koalicion me PDK-në e LDK-në

Posted: 03 Nov 2016 07:13 AM PDT

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të bëjë assesi koalicion me LDK-në e PDK-në. "Me dy partitë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në, nuk shoh asnjë lloj mundësie për bashkëqeverisje. Unë nuk e tradhtoj qytetarin e Kosovës ngase bashkë me qytetarët i konsideroj të dyja këto parti si përgjegjëset ...