“Arrestohen dy kosovarë të dyshuar për lidhje me ISIS” plus 9 more 24 ore lajme

“Arrestohen dy kosovarë të dyshuar për lidhje me ISIS” plus 9 more 24 ore lajme


Arrestohen dy kosovarë të dyshuar për lidhje me ISIS

Posted: 07 Nov 2016 07:27 AM PST

Policia e Kosovës vuri në pranga dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ekstremistët e Shtetit Islamik. Në kuadër të operacionit policor në Kaçanik, Viti e Mitrovicë, që është vazhdimësi e një aksioni të ngjashëm në të cilin u arrestuan 6 persona tjerë, sot u bë e mundur prangosja e shtetasve me inicialet L.G., ...

Protestat e banorëve në Fier, firma tërhiqet nga ndërtimi i landfilldit

Posted: 07 Nov 2016 07:22 AM PST

Protestat e shumta të banorëve të fshatrave Plyk dhe Mbyet të Fierit kundër ndërtimit të landfilldit të mbeturinave në zonën e tyre, duket se kanë dhënë rezultat. Projekti për ndërtimin e landfilldit është anuluar. Shkak është bërë tërheqja e firmës. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se firma që mori përsipër ndërtimin e ...

Serbia duhet të ketë kujdes nga ‘miku’ britanik Johnson

Posted: 07 Nov 2016 07:19 AM PST

Kujdes Serbi! "Bomba bionde" që priret të bëjë gafa nga klasa politike e Britanisë, sekretari i jashtëm Boris Johnson po vjen. I njohur për batutat komike, gjestet që kënaqin turmat e njerëzve, zërin gjëmues dhe një jetë private shumëngjyrëshe, personaliteti i zhurmshëm i Johnson mund të rezultojë një tronditje për liderët serbë që janë mësuar me ...

Goal Robots, robotët ‘kuriozë’

Posted: 07 Nov 2016 07:16 AM PST

Luan, bëhet kurioz dhe mërzitet por nuk është një fëmijë, është një robot. I pari që krijohet me një 'tru' që i duhet kohë të zhvillohet dhe që mëson duke nisur nga zero, njësoj si një vogëlush. Ky është horizonti i ri i robotikës që hapet me Goal Robots, projekti ambicioz europian i përshkruar në ...

5 aparatet më të mirë fotografikë

Posted: 07 Nov 2016 07:12 AM PST

Ata që u pëlqen të udhëtojnë dhe i marrin seriozisht fotot e tyre, ato të celularit nuk janë shumë cilësore, pavarësisht se sa e mirë mund të jetë kamera e iPhone të fundit. Kërkoni kamerën më të mirë nga më të rejat e momentin, për të pasur kujtime më të bukura nga udhëtimi juaj i ...

“Voton për Trump? S’ka foto me mua”

Posted: 07 Nov 2016 07:06 AM PST

Për shumë analistë, gara presidenciale mes Donald Trump dhe Hillary Clinton ka përçarë si kurrë më parë amerikanët dhe këtë e ilustron më së miri edhe një shembull nga yjet e Hollywood-it. Robert De Niro refuzoi të bëjë një foto me Arnold Schwarzenegger gjatë një mbrëmjeje gala të zhvilluar ditën e enjte. "Nuk dua të ...

Gjithmonë me pushime!

Posted: 07 Nov 2016 07:03 AM PST

Ajo po bëhet gati për sfilatën e famshme të Victoria's Secret në fund të muajit në Paris. Dhe në përgatitje të eventit të madh, Alessandra Ambrosio po shijon pushimet në Dubai. Duke treguar trupin e saj të tonifikuar me bikini të zeza, 35-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram të dielën, nga udhëtimi i saj ...

Bebe Rexha, prezantuese e “MTV Europe Music Awards”

Posted: 07 Nov 2016 06:49 AM PST

27 vjeç, yll botëror në rritje i "Pop"-it dhe kantautore; ka bashkëpunime me emra të njohur si David Guetta e Nicki Minaj. Ka shkruar këngë për artistë në zë, përfshirë këtu "Like a Champion" për Selena Gomez dhe "The Monster" për Eminem dhe Rihanna. E që kur nxori albumin debutues "A.Y.F", Bebe Rexha nuk ndalet ...

Justin Biber, 3 çmime në “MTV Europe Music Awards”

Posted: 07 Nov 2016 06:42 AM PST

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në sallë, Justin Bieber spostoi Lady Gagën, duke u kthyer në fituesin e madh të "MTV Europe Music Awards" me 3 çmime të rrëmbyera në shfaqjen e mbajtur në Rotterdam. I nominuar në 5 kategori, kantautori kanadez triumfoi ndër të tjera edhe në kategorinë "Kënga më e mirë" për ...

Tepelenë, makina me targa greke përplaset me një kamion

Posted: 07 Nov 2016 06:34 AM PST

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin nacional Tepelene-Memaliaj, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet me targa greke që vinte nga jugu i Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit, automjeti me targa greke ka pësuar dëme materiale, pasi është shembur pjesa ...