Nga Thani Naqo
NOFULLGJËRËT
tregim
Lëshoj çantën mes këmbëve dhe mbështes brylin mbi banakun portativ prej dërrase. Qoftexhiu bën sikur nuk më sheh dhe vazhdon të kthejë përmbys qoftet e kërnacet në tiganin që cërrin mbi prush.
-Eja mbas perëndimit të diellit dhe do të t’i fal të gjitha qoftet e kërnacet që do mbeten, – erdhi zëri i qoftexhiut nga përtej tymnajës.
-Hej, nuk jam lypsar, – e ngre zërin dhe enkas shpalos njërën anë të xhaketës. I tregoj tufën e lekëve në xhepin e brendshëm dhe qoftexhiu përdrodhi vetullat i habitur. Pastroi duart pas përparëses dhe më ve përpara pjatën
me dy qofte, një panine dhe gotën, pa më pyetur mua, e mbushi rrafsh me raki.
Goditi me grusht mbi banak dhe thirri:
-Botë kapitaliste e mbushur me çudira!
Kullufita qoftet avullushka e paninen e mbarova me dy të kafshuara. I bëj shenjë t’ma mbushe pjatën me kërnace dhe t’më sjellë një panine tjetër.
-Vë bast me njëqind qofte e kërnace se je nga fisi i Nofullgjërëve, – tha qoftexhiu e me një të hedhur të tiganit i ktheu përmbys qoftet e kërnacet. U jap të krehur me gishta flokëve e mjekrës dhe duke fërkuar mustaqet, i them:
-Bastin e humbe. Nuk kam të bëj me fisin e Nofullgjërëve. Jam i Fundmi i Shalëgjatëve, - por e dija se Nofullgjërët ishin sharrëxhinj, druvarë dhe muratorë me nam. Vajzat e fisit të Nofullgjërëve i kërkonin për nuse pa mbushur
ende të gjashtëmbëdhjetat, "sepse, thoshte nëneja, ato janë të forta, si mushka, enkas për punë bujqësie, Janë të shëndosha, me vithe të gjëra dhe qumështore. Pjellin çdo vit dhe burrat e tyre mburren se janë më të lumturit në botë, Ah, sikur të më sjellësh
në shtëpi një nuse nga fisi i Nofullgjërëve, - më kishte nxitur disa herë nëneja. - Shtëpia do mbushet me nipër e mbesa e unë do porosit kallajxhiun të më bëjë dy tepsi të reja, për lakrorë, pispili e petanikë, por edhe një tavë, enkas për piperka e domate
të mbushura me oriz e kumbulla. Vajzave të fisit të Nofullgjërëve u qesh fytyra, gjë që mua më pëlqen shumë, e do t'ia mar këngës e valles edhe kur të jem me bastun."
Kështu thoshte nëneja, pavarësisht se ajo e dinte që Nofullgjërëve u kish dalë nami se nuk ngopeshin me të ngrënë, kurse vajzat e tyre nuk ua jepnin syrin djemve të malit; martoheshin në fshatrat e fushës. Mirëpo,kur unë i
lashë të tridhjetë e pesat, im' atë e ime, sa zinin shtratin e gjumit, thurnin plane si të më martonin sa më parë.
-E verrbër, e çalë, me kryqe të thyera, ose, fundja, vejushë, një a dy vite më e madhe, edhe me një fëmijë le të jetë, këtë vjeshtë im bir duhet të martohet. Më kanë thënë se një vajzë nga Nofullgjerët, e martuar me fusharak,
fusharakun e ndau se ishte dembel e pijanec, e ç'ë se është me barrë?..." - tha ime më, ndërsa im' atë i mëshoi zërit:
-Pse të nxitohemi? Femra pjell gjersa bëhet 50 vjet, kurse mashkulli mbars edhe kur i le të njëqindat. Nofullgjërët, denbabaden, - e sqaroi im atë, - kanë jetuar në fushë, ku toka është e majme dhe dita e punës paguhet një
herë më shumë se majë malit. Prandaj djemtë e fushës na i përlanë vajzat dhe fshati ynë sot ka 24 beqarë të stazhionuar...Është hapur fjala, - shtoi im atë me zë të ulët, - se në fshatrat e fushës do të shkurtohet tre dynymshi 1) dhe po u tufëzuan edhe bagëtia,
atëherë Nofullgjërët do popullojnë malin...
-Gjersa të ndodhin këto çudira, - e ndërpreu nëneja, - tim biri e njëzet e tre beqarëve të fshatit tonë, do t'u zbardhen flokët e mjekrat si të Shën Kozmajt...
-Atëherë, - tha im' atë, - që oxhaku i Shalëgjatëve të tymojë, do kërkojmë nuse ne fisin e Nofullgjërëve dhe, po të mos bëhet kjo krushqi, do të trokas në portën e Çakërrëve...
Për herë të parë dëgjova se në fushë paskej patur edhe fis të Çakërrëve, kurse nga fisi i Nofullgjërëve njihja disa. Njëri, sharrëxhi, moshatar me mua, me një tërheqje sharre e çante kondurin një pëllëmbë, ama e fitoi bastin
edhe kur përlau një kosh me patate të pjekura. Një tjetër, moshatar i tim eti, që i kishin ngjeshur nofkën Ujku, mori nuse nga fshati ynë. Ditën e dasmës, tregonte im atë, i çuditi dasmorët; i vunë përpara një shqerë të pjekur dhe ai e përlau shqerën me gjithë
kocka e brirë; të dy heret e shoqja lindi binjakë. Një tjetër Nofullgjërë, me të cilin kisha bërë ushtrinë, megjithëse qe trupmesatar dhe nuk ta mbushte syrin, mund të hante një pllakë bukë e dy kova me supë fasuleje, ama ditën e paradës e shtrinte hapin në
Bulevardin e Tiranës duke mbajtur mbi sup jo pushkë, por grykën e topit. Unë njihja edhe një tjetër Nofullgjërë, mullixhi. Ç’kisha dëgjuar për forcën e tij, e vërtetova me sytë e mia. Shkova për të bluar kërma, sepse nëneja do të bënte trahananë e dimrit dhe
në mulli mbrrita kur Nofullgjëri sapo e kishte mbaruar skalitjen. I shkoi krahun gurit të mullirit në brimën ku binte drithi dhe e ngriti sikur të qe rrotë prej luledielli.
Nofullgjërët u vinin gjoksin punëve më të vështira në kooperativë dhe nuk ktheheshin në shtëpi pa realizuar dy norma në ditë. Nga që nuk e kishin traditë vjedhjen, mbanin lopë race, jonxhat i korrnin dy herë më shumë se të
tjerët, kurse në oborret e shtëpive mbillnin nga të gjitha llojet e perimeve. Nofullgjërët kishin shpikur mënyrën e mbjelljes së patateve e të perimeve me kate, nëpër arka e koshe dhe shfrytëzonin hapësirat ngjitur me gjerdhet e deri tek nënstrehët.
-Po vrasim mendjen si të mbjellim edhe çatitë e shtëpive, - thoshin.
Nofullgjërët ashtu siç mburreshin se nuk ngopeshin me punë, mburreshin duke qeshur, “të ngrënën e ndalojmë jo se nginjemi, por se na lodhen nofullat.” Mirëpo, mbas tufëzimit të bagëtive, u shkurtuan edhe kopshtet familjare.
Atëherë Nofullgjërët filluan të ankohen se po u binte fuqia, u përthyheshin gjunjët, nuk ngjitnin dot të përpjetat dhe nuseve të tyre nuk u qeshte më buza. Pa mbushur Enveri nëntë muaj, fisi i Nofullgjërëve, burra, gra e fëmijë, mbushën sheshin para zyrave
të kooperativës. Kryenofullgjëri, peliçen hedhur krahëve, duke tymuar çibukun, i dorëzoi letrën kryetarit të kooperativës. Shkruanin se nuk do të çanin më kondurë, nuk do të shkulnin gurë në shpatet e malit, nuk do të ngrinin çakëlle përgjatë lumit, nuk do
të ndërtonin shtëpira e stalla, gjersa Ramizi t’ua kthente tokën që ua mori Enveri dhe t’i lejonin të rritnin bagëti si më parë.
Thanë se kryetari i kooperativës flaku kapelen, krojti kokën me thonj, si i çmendur e kishte thirrur nga kreu i shkallëve të zyrave:
-Dëgjoni o, Nofullgjërë! Ju jeni fisi më i nderuar në anët tona. Shtojini akoma më shumë prodhimet e zarzavateve në oborrret tuaja, - por fjalën ia preu një zë piskamë femre:
-Domaten, kungullin, kastravecin dhe fasulen i mbështesim në hunj, sepse ato nuk mbajnë dot veten e tyre dhe jo më të na mbajnë neve.
-Nuk kam më forcë të ngre gurin qosheli, – sokëlliu njëri nga muratorët.
-S’mund të tërheq sharrën zhakë, – kishte pasuar e thirrura një sharrëxhiu.
-Nuk do pjellim më fëmijë, - thirrën njëzëri nuset e reja.
-Na gërgërijnë zorrët ditë e natë.
-Na mbinë në bark domatet e lakra turshi.
-Eshtrat na kërcasin sikur i kemi prej shtogu, – kishte thënë Kryenofullgjëri dhe shkundi çibukun në pëllëmbë të dorës.
-Mua më vjen të ha hunjtë e gardhit e trarët e shtëpisë, – kishte klithur më së fundi njëri nga fëmijët Nofullgjërë, mirëpo, pas kësaj klithme fëmijërore, në sheshin para zyrave mbrriti makina e Degës së Brendshme. Arestuan
Kryenofullgjërin dhe dy të tjerë.
Nofullgjërët kyçën gojat, ulën kokat dhe shtrënguan rripat.
Ndërkohë që kujtoja këto, qoftexhiu m’a mbushi pjatën me qofte, shtoi dy bërxolla derri, edhe një panine tjetër dhe përgjoi ziliqar oreksin e tim.
-Sidoqoftë,- tha nëpër dhëmbë, - shumica e fshatarëve janë nofullgjërë...
Mirëpo edhe unë dallova se qoftexhiu syrin e majtë e kishte të larushitur si vezë laraske. Atëherë u kujtova se mbi kokë kisha tabelën prej llamarine, shkruar me germa të mëdha: QOFTORJA ÇAKËRRI.
2016