“Tatimet: Profesionet e lira do të paguajnë sigurime me pagë minimale që nga 20 shtatori” plus 9 more 24 ore lajme

“Tatimet: Profesionet e lira do të paguajnë sigurime me pagë minimale që nga 20 shtatori” plus 9 more 24 ore lajme


Tatimet: Profesionet e lira do të paguajnë sigurime me pagë minimale që nga 20 shtatori

Posted: 17 Oct 2016 08:03 AM PDT

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar profesionet e lira me anë të një shkresë zyrtare se kontributet e Sigurimeve shoqërore do të paguhen me pagë minimale që nga datt 20 shtator, dita kur u botua ne fletoren zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në bazë të këtyre ndryshimeve, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore për ...

Dita kundër varfërisë, BB: 45% e shqiptarëve, më pak se 5$ në ditë

Posted: 17 Oct 2016 07:58 AM PDT

Sot është Dita kundër varfërisë. Në gjithë vendin janë të shumta ato familje që kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar. 14.3 për qind e popullësisë në vitin 2012 jetonte me më pak se 5 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas Bankës Botërore, 45.5 për qind e shqiptarëve jetojn me më pak se 5 dollarë ...

Djali i Beckham i lënduar, ish-e dashura në krahët e një tjetri

Posted: 17 Oct 2016 07:51 AM PDT

Brooklyn Beckham ndihet i lënduar teksa shikon ish të dashurën e tij Chloe Moretz duke flirtuar hapur me Shawn Mendes. Beckham dhe Moretz i dhanë fund marrëdhënies së tyre 2-vjeçare në muajin shtator të këtij viti. Sipas një burimi të "HollywoodLive", Beckham ndihet i lënduar dhe i zhgënjyer që Chloe ka zgjedhur një mënyrë kaq ...

Chrissy Teigen, nudo me bashkëshortin

Posted: 17 Oct 2016 07:42 AM PDT

Së fundmi ajo është kufizar mjaft në postimet në mediat sociale, aq sa dhe profilin e saj në Twitter e ka bërë privat. Por kjo nuk e ka ndaluar 30-vjeçaren Chrissy Teigen të pozojë nudo përkrah të shoqit, në një dedikim për ditëlindjen e një mikeshe në Instagram. Fotoja vjen një ditë pasi modelja ka ...

Erdogan: Traka e Selaniku janë zona turke

Posted: 17 Oct 2016 07:33 AM PDT

Kokëçarje të re për politikën e Jashtme greke sjell deklarata e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Në një fjalim për çështjen e Mosulit, Erdogan ka hedhur idenë e një referendumi popullor për zonat gjeografike, ku sipas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920. ...

“I fundit sot, nesër i pari do të jetë. Sepse kohët po ndryshojnë”. Për të gjithë ata që pyesin: “Çne Bob Dylan?”

Posted: 17 Oct 2016 07:34 AM PDT

"The times they are a-changin'" është një prej këngëve më të mrekullueshme të Bob Dylanit, kantautorit amerikan që dje fitoi Çmimin "Nobel" në Letërsi. Kënga u bë sidomos e famshme vitet e fundit, prej një tjetër gjeniu. Steve Jobs, në biografinë e tij, e përmend si një prej frymëzimeve të tij më të mëdha. Dhe ...

Buxheti 2015, Ahmetaj: U forcua rritja ekonomike, Bode: Qytetarët janë varfëruar

Posted: 17 Oct 2016 07:22 AM PDT

Diskutimi i buxhetit faktik të vitit 2015 është shoqëruar me debate mes ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe deputetëve të opozitës në komisionin parlamentar të ekonomisë. "Buxheti 2015 i përmbushi objektivat kryesorë duke mbështetur reformat, duke garantuar konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe përforcuar rritjen e qëndrueshme ekonomike", deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj tha se veç mbështetjes së ...

Ekspertët: Kushtetuesja të vendos para 2 nëntorit ose Trepça shkon në likuidim

Posted: 17 Oct 2016 07:24 AM PDT

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar duhet të trajtojë lëndën e proceduar nga Lista Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim ligjor para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë. ...

KLSH kundër paktit të CEZ, padi në gjykatë kundër pushimit të hetimeve

Posted: 17 Oct 2016 07:08 AM PDT

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi Gjykatës së Lartë të urdhërojë rihapjen e hetimeve për mënyrën se si u arrit  marrëveshja e cila zgjidhi me mirëkuptim konfliktin mes kompanisë çeke CEZ dhe qeverisë shqiptare. Për shkak se Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor, KLSH, si institucioni që ka depozituar kallëzimin ...

Dresdeni në pritje të acarimeve, “Pegida” brohorisin “Ne jemi populli”

Posted: 17 Oct 2016 07:08 AM PDT

Në përvojetorin e fillimit të protestave të lëvizjes “Pegida”, policia pret acarim të gjendjes, mes simpatizantëve dhe kundërshtarëve të kësaj lëvizje armiqësore ndaj të huajve. Shumë shpesh është folur për përfundimin e protestave të lëvizjes armiqësore ndaj të huaje “Pegida”, të cilat zhvillohen në Dresden çdo të hënë. Por edhe dje në Dresden u mblodhën ...