Shehu do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, “Ottobre in Poesia”, që mbahet në Citta di Sassari në Sardegnia të Italisë
Poeti Fahredin Shehu nga 20- 24 tetor si i ftuar i vetëm nga Kosova merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ottobre in Poesia”, që mbahet në Citta di Sassari në Sardegnia të Italisë.

Fahredin Shehu, Beppe Costa, Ornela Vorpsi, Marco Cinque, Antonino Capponnetto, Stefania Battistella, Ricardo Noury, Valeria Raimondi etj., janë vetëm disa nga emrat e poetëve të shquar të cilët janë ftuar në dhjetë- vjetorin e këtij Festivali.

Gjatë qëndrimit në Itali Shehu do të promovojë edhe librin me poezi, “Eliksir”, përkthyer nga Valbona Jakova, në botim të shtëpisë Botuese, Pelicano Libri të Romës. Pelicano Libri më herët ka botuar poezi të Fernando Arrabal, Jack Hirschman, Naim Araidi, Elena Popescu kurse sivjet edhe Fernando Rendon, dhe Fahredin Shehu.