“Prostituta “zemërmirë” u bën ulje studentëve që t’i edukojë, por ka probleme me matematikën! (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Prostituta “zemërmirë” u bën ulje studentëve që t’i edukojë, por ka probleme me matematikën! (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Prostituta “zemërmirë” u bën ulje studentëve që t’i edukojë, por ka probleme me matematikën! (Video)

Posted: 01 Oct 2016 11:29 AM PDT

Një prostitutë i zemëroi ndjeshëm shikuesit e emisionit të mëngjesit në një televizion britanik, pasi tha se u bën ulje studentëve.

Kat Lee tha se viziton universitetet në mbarë vendin gjatë javës së fillestarëve, duke iu ofruar atyre një "shërbim edukativ".

Ajo tha se u bën ulje me 30 për qind atyre që i tregojnë kartën e studentit.

Por, ajo nuk merr vesh fare nga matematike. E pyetur nga prezantuesit tha se zakonisht merr 130 sterlina për një shërbim. Por, në rastin e studentëve merr 100 sterlina, duke "u bërë ulje 30 për qind".

Një shikues tha se nëse do bënte ulje prej 30 për qind, ajo do u merrte 91 sterlina. /Lapsi/

The post Prostituta "zemërmirë" u bën ulje studentëve që t'i edukojë, por ka probleme me matematikën! (Video) appeared first on Telegrafi.

Nuset me fustanet më të çuditshme të nusërisë (Foto)

Posted: 01 Oct 2016 08:31 AM PDT

Femrat që duan të martohen, kalojnë muaj të tërë duke u bërë gati që të kenë një fustan më të cilën do të shndrisin gjatë ceremonisë së martesës.

Pa marrë parasysh se a zgjedhin saten apo mëndafsh, ato përpiqen që të kenë modelin që u bën ballë trendëve të kohës, transmeton Telegrafi.

Por, këto nuse duket se kanë dashur t'i lënë të gjithë me gojë hapur, por për arsye negative.

 

Në fotografitë e mëposhtme, mund t'i shihni këto nuse që janë popullarizuar për veshje jo të mirë. /Telegrafi/

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 2

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 3

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 4

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 5

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 6

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 7

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 8

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 9

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 10

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 11

Nuset me vellot më të çuditshme ndonjëherë foto 12

The post Nuset me fustanet më të çuditshme të nusërisë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Mësimdhënësi rrahu mizorisht nxënësit (Video)

Posted: 01 Oct 2016 04:39 AM PDT

Pradeep Arora, që është ligjërues i gjuhës angleze në një shkollë fillore në Haryana të Indisë, është filmuar teksa i rrah mizorisht nxënësit duke i qëllar me shkop.

Ish-ushtari, që është bërë arsimtar, sillet dhunshëm me nxënësit kur ata nuk mbajnë shënime, nuk i kryejnë detyrat e shtëpisë dhe kanë rezultate të ulëta në provime, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, ai i ka kapur disa nxënëse për flokë dhe i ka qëlluar me shpulla në fytyrë. Kurse me meshkuj ka aplikuar një metodë të vjetër ndëshkimi, duke i qëlluar me shkop për disa herë në të dy shuplakat e duarve.

Pasi videoja është publikuar, Arora e ka arsyetuar vetën për këto veprime, duke thënë se ata duhet të dënohen kur nuk mësojnë, në mënyrë që të përkushtohen më shumë. /Telegrafi/

The post Mësimdhënësi rrahu mizorisht nxënësit (Video) appeared first on Telegrafi.