Mesazhi.com: “Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë” plus 9 more |
- Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë
- Jyventusi vazhdon me fitore
- Edhe Reali shënon fitore bindëse
- Peja triumfon në derbin e madh ndaj Sigal Prishtinës
- Atletico Madridi 7 gola Granadas
- Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani
- Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turpi i Qeverisë
- Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton
- Barcelona shkatërron Deportivon
- Chelsea e fortë për Leicesterin
Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë Posted: 15 Oct 2016 02:27 PM PDT Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 22:16 minuta në Shqipëri. Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, por ende nuk dihet intensiteti dhe epiqendra e tërmetit. Lëkundjen e tërmetit mësohet se janë ndjerë deri në jug të vendit si në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Korçë e Pogradec. Epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin me Greqinë, mes Kakavijës dhe Janinës. The post Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe në jug, epiqendra në kufirin me Greqinë appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 15 Oct 2016 01:48 PM PDT Juventusi ka përmbysur Udinesen për të shënuar fitoren e radhës në Serie A. Bianconerët kanë mposhtur 2:1 Udinesen në 'Juventus Stadium' në kuadër të xhiros së tetë. Jankto kaloi në epërsi Udinesen duke shënuar në minutën e 30'. Për fitoren e Juventusit u përkujdes Dybala, që shënoi dy gola. The post Jyventusi vazhdon me fitore appeared first on Mesazhi.com. |
Edhe Reali shënon fitore bindëse Posted: 15 Oct 2016 01:47 PM PDT Real Madridi i është përgjigjur Barcelonës, duke shënuar fitore të thellë. 'Mbretërit' kanë mposhtur 1:6 Betisin në stadiumin 'Benito Villamarín'. Isco me dy gola, Varane, Benzema, Marcelo dhe Ronaldo me nga një, shënuan për Realin. Për vendasit golin e vetëm e shënoi Cejudo. The post Edhe Reali shënon fitore bindëse appeared first on Mesazhi.com. |
Peja triumfon në derbin e madh ndaj Sigal Prishtinës Posted: 15 Oct 2016 12:46 PM PDT Peja ka fituar superndeshjen kundër Sigal Prishtinës me rezultat . Në pjesën e parë Prishtina u tregua shumë e fortë, ku e fitoi këtë pjesë me rezultat 32-24. Pjesa e dytë i takoi Pejës e cila u rikthye, ku pas 40 minutave lojë rezultati ishte i barabartë. Loja shkoi me vazhdime, ku pejanët fituan ndeshjen me rezultat 81-73. The post Peja triumfon në derbin e madh ndaj Sigal Prishtinës appeared first on Mesazhi.com. |
Atletico Madridi 7 gola Granadas Posted: 15 Oct 2016 12:32 PM PDT Atletico Madrid ka regjistruar fitoren më të thellë në ligat kryesore të Evropës. Skuadra e Diego Simeones ka mposhtur 7:1 Granadan në kuadër të xhiros së tetë të La Ligas. Kjo fitore e rendit Atleticon në vendin e parë në La Liga, me 18 pikë, me pesë fitore dhe tre barazime. The post Atletico Madridi 7 gola Granadas appeared first on Mesazhi.com. |
Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani Posted: 15 Oct 2016 12:24 PM PDT Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë. Abrashi thotë se sipas të dhënave zyrtare, vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim sipas tij, i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal, shkruan lajmi.net. "Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhiet e shkëlqyera mes dy vendeve", thotë Abrashi në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka shtuar se megjithatë, synimi kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, por sipas tij ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman. The post Nga mbi 9 mijë aplikantë, 7500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani appeared first on Mesazhi.com. |
Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turpi i Qeverisë Posted: 15 Oct 2016 11:33 AM PDT Sot në prani të një numri të madh të qytetarëve të Gjakovës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur debatin për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim. Duke i përshëndetur të pranishmit, presidenti i AKR-së ka folur për lidhshmërinë e tij me qytetin e Gjakovës përgjatë viteve të jetës dhe veprimtarisë së tij.Ai ka thënë se Gjakova gjithmonë ka qenë një vend me potencial shumë të madh zhvillimi me infrastrukturë industriale, bujqësi e të gjitha gjërat e nevojshme për të bërë biznes, por sipas tij i gjithë ky potencial është ngulfatur nga institucionet vendore të cilat për inate personale e kanë bllokuar këtë rajon. Pacolli ka thënë se Gjakova i paguan shtetit tatim mbi 3 përqind ndërsa investimet e buxhetit të Kosovës për Gjakovën janë vetëm 1.2 përqind. "Kjo është një hile që i bëhet Gjakovës" ka thënë Pacolli, duke shtuar se në kohën sa ishte në qeveri, me shumë mund kishte kërkuar që Gjakova të bëhet zonë e lirë ekonomike. "Unë sot çuditem pse kjo zonë e lirë ekonomike ka mbetur e heshtur. Kryetarja e Gjakovës duhet të punojë më shumë në këtë aspekt. Unë mund ti numroj fabrikat që rrijnë bosh sot", ka thënë presidenti i AKR-së.Ai në vijim e ka akuzuar udhëheqsinë vendore për shkatërrimin e fabrikave në Kosovë. Prindërit tuaj kanë derdhur djersë në këto fabrika, ne duhet t'i funskionalizojmë ato në mënyrë që Gjakova të jetë gjenerator i vendeve të punës", ka thënë Pacolli, duke i përmendur edhe disa raste kur investitorët kanë kërkuar lokacione për investime dhe hapje të fabrikave në Kosovë, ndërsa të njëjtit janë refuzuar nga kryeministri i Kosovës, i cili sipas Pacollit nuk i është përgjigjur këtyre kërkesave dhe si rrjedhojë e Kosova e ka humbur shansin e hapjes së shumë vendeve të reja të punës."Derisa ky mentalitet i qeverisë vazhdon me vështirësim të punës së investitorëve, asgjë nuk do të ndryshojë", ka thënë i pari i AKR-së.Presidenti Pacolli më tej ka folur në pika të shkurta edhe për plan-programin e partisë . Ai ka folur për krijimin e një qeverie funksionale, ku secili do të jetë përgjegjës për punën e tij në fund të ditës."Ne garantojmë rritje ekonomike çdo vit mbi 10 përqind dhe kjo është e vetmja shansë për Kosovën. Nuk mund të ketë punësim me rritje ekonomike 1 ose 2 përqind", ka thënë Pacolli duke shtuar se vetëm një rritje ekonomike prej 10 përqind do të ishte realisht faktori i cili do ta eliminonte varfërinë në Kosovë. Ai e ka akuzuar udhëheqësinë vendore për varfërim të popullit dhe shkatërrim të çdo shprese për përmirësimin e gjendjes aktuale.Ai ka thënë se është turp për udhëheqësinë e këtij vendi që ta lejojë rreth 18 përqind të popullatës të jetojë në mjerim të skajshëm, derisa për vete kanë krijuar pasuri të mëdha.Lideri i Aleancës Kosova e Re ju ka premtuar Gjakovarëve se në mandatin e parë të qeverisjes së AKR-së, do të ndërtohet hekurudha në Gjakovë e cila do të lidhet me rrjetin hekurudhor si dhe lidhjen e Gjakovës me autostradën që vjen nga Prizreni.Debati më pas ka vazhduar mes qytetareve të Gjakovës dhe Presidentit Pacolli, i cili u përgjigj në pyetje të shumta dhe e vazhdoi debatin duke diskutuar edhe rreth çështjeve të tjera që i shtruan pjesëmarrësit në këtë takim. The post Pacolli: Jeta në mjerim e mbi 18% të popullsisë, është turpi i Qeverisë appeared first on Mesazhi.com. |
Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton Posted: 15 Oct 2016 09:11 AM PDT Arsenali ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës. Topgjinjtë kanë mposhtur 3:2 Swansean, në një ndeshje që protagonist për të keq ishte edhe Granit Xhaka. Walcott me dy gola dhe Ozil me një, shënuan për Arsenalin, ndërsa Sigurdsson dhe Baston për mysafirët. Nga minuta e 70' Arsenali u paraqit me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Granit Xhakës, i cili gaboi edhe të goli i parë i Swansea. The post Xhaka ndëshkohet me karton të kuq, megjithatë Arsenali fiton appeared first on Mesazhi.com. |
Barcelona shkatërron Deportivon Posted: 15 Oct 2016 09:09 AM PDT Deportivo La Coruna është treguar kundërshtar i padenjë për Barcelonën në 'Camp Nou' në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në La Liga. Barcelona ka mposhtur 4:0 Deportivo La Corunan. Puna e fituesit u vendos në pjesën e parë, kur katalanët shënuan tre gola. Rafinha shënoi dy herë në minutat 21' dhe 36', ndërsa Suarez trefishoi duke shënuar në minutën e 43'. Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, dhe ai erdhi nga Lionel Messi', që pas tre javësh jashtë fushave, rikthehet me gol, dhe atë pas tre minutash në fushë. The post Barcelona shkatërron Deportivon appeared first on Mesazhi.com. |
Chelsea e fortë për Leicesterin Posted: 15 Oct 2016 08:06 AM PDT Skuadra e Chelseas ka arritur fitore të rëndësishme në xhiron e tetë të Premier Ligës Blutë e Londrës arritën të mposhtin 3 me 0 kampionin e sezonit të kaluar, Leicester Cityt. Golat për ekipin e Antonio Contes i shënuan: Diego Costa, Eden Hazard dhe Victor Moses. Me këtë fitore Chelsea ngritët në kuotën e 16 pikëve në pozintë e pestë, ndërsa Leicesteri vazhdon të fundoset dhe mbetet me vetëm tetë pikë. The post Chelsea e fortë për Leicesterin appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |