Mesazhi.com: “Derbi anglez përfundon pagola” plus 9 more

Mesazhi.com: “Derbi anglez përfundon pagola” plus 9 more


Derbi anglez përfundon pagola

Posted: 17 Oct 2016 02:09 PM PDT

Liverpooli dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke luajtur barazim 0:0 në kuadër të xhiros së tetë të Premierligës.

Ndeshja e zhvilluar në 'Anfield Road', nuk solli asnjë gol, e po ashtu u panë pak raste.Rastin më të mirë të ndeshjes kishte Emre Can, por goditjen e tij e ndali portieri De Gea, me një intervenim të jashtëzakonshëm.

Pas këtij barazimi, Liverpooli renditet në pozitën e katërt me 17 pikë, ndërsa Unitedi në të shtatën me 14 pikë.

The post Derbi anglez përfundon pagola appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria nesër i drejton Kushtetueses, kërkesë për pezullim të likuidimit të Trepçës

Posted: 17 Oct 2016 12:35 PM PDT

Qeveria e Kosovës do të dorëzojë nesër në Gjykatën kushtetuese, kërkesën për masë të përkohshme ndaj likuidimit të Trepçës nga ana e AKP-së.

Kjo pasi Ligji për Trepçën i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës nuk mund të hyjë në fuqi, derisa ndaj tij, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, bazuar në ligj, vetëm deri me 2 nëntor ka afat që Ligji për Trepçën të hyjë në fuqi, në të kundërtën, ajo duhet të shkojë në likuidim.

Por nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është aktivizuar dhe nesër do t'i dorëzojë Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht deri në marrjen e një vendimi, mundësinë për likuidim të Trepçës.

Avokati Besnik Berisha, që është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit, deklaroi për RTK-në se puna në hartimin e ankesës ka filluar dhe beson se nesër do të dorëzohet në Kushtetuese.

Sipas tij, janë të gjitha kushtet që Gjykata të pezullojë likuidimin e Trepçës deri në marrjen e një vendimi ndaj ankesës së Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, vetë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se vendimi do të merret sipas

ligjit, Kushtetutës dhe rregullores së punës.

The post Qeveria nesër i drejton Kushtetueses, kërkesë për pezullim të likuidimit të Trepçës appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli u jep rast fansave të tij të udhëtojnë bashkë në Evropë

Posted: 17 Oct 2016 12:31 PM PDT

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vendosur që ndjekësve të tij në Facebook t'i bëjë një befasi, kështu që disa prej tyre do t'i shpërblejë me një udhëtim të përbashkët dy-tre ditorë.

Pacolli, përmes një postimi, ka thënë se "kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t'i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë".

Postimi i Pacollit në Facebook:

"Miqtë e mi, duke qenë se vetë nuk i kam patur mundësitë e mira në rininë time, unë e di çfarë do të thotë mungesa e tyre. Dhe rinia jonë e sotme, e mrekullueshme, për mua vlen shumë, dhe meriton çdo gjë. Andaj, kam menduar që me rastin e 28 nëntorit t'i përzgjedhi disa fansa, që do të udhëtojnë së bashku me mua, nëpër Evropë, për dy-tri ditë si mysafirë të mitë. Të udhëtosh është të mësosh! Unë jam duke punuar tani që të bëj përzgjedhjen e bashkudhëtarëve të mi. Do të jenë disa kritere, të cilat do t'i prezantoj më vonë. Çështja e vizave, do të zgjidhet, besoj" (sic.) ka shkruar Pacolli.

The post Pacolli u jep rast fansave të tij të udhëtojnë bashkë në Evropë appeared first on Mesazhi.com.

Rama për “Al Jazeera”: Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion

Posted: 17 Oct 2016 12:23 PM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai në një intervistë për Al Jazeera Balkans, se Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion i politikës së tij.

"Nuk ka qenë asnjëherë", thotë Rama në atë çfarë dëgjohet në promon e emisionit që do të transmetohet mbrëmjen e sonte, në orën 21:00, duke shtuar, "Sepse besoj fuqishëm se Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, apo çfarëdo qoftë e Madhe është vetëm ajo që e kaluara na ka lënë".

Kryeministri tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e rëndësishme për të gjithë. "Është shumë e rëndësishme për njerëzit, për shqiptarët për serbët, si dhe për shqiptarët e Kosovës", theksoi Rama.

 

The post Rama për "Al Jazeera": Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion appeared first on Mesazhi.com.

Irinej: Kosova është plaga më e madhe e popullit serb

Posted: 17 Oct 2016 12:22 PM PDT

"Kosova është plaga më e madhe e popullit serb".

Kështu ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, në një ligjëratë që ka mbajtur në Londër, në kishën e Shën Paulit.

Ai ka shtuar më pas se "të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë".

Në ligjërata Irinej ka thënë se në Kosovë ka vend për popullin shqiptar dhe serb.

The post Irinej: Kosova është plaga më e madhe e popullit serb appeared first on Mesazhi.com.

17.6 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri të plotë

Posted: 17 Oct 2016 10:29 AM PDT

Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë e gjen sërish Kosovën në krye të listës së vendeve më të varfra në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Nëse bëhet një mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e popullatës jeton në varfëri.

Këto të dhëna preliminare për varfërinë në Kosovë i ka kumtuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa.

Ai flet për trendet e varfërisë gjatë dy viteve të fundit, ku sipas tij, ka pasur përmirësim të mirëqenies apo standardit jetësor në Kosovë.

"Nëse krahasojmë të dhënat e varfërisë me vitin 2014 ku varfëria e përgjithshme ishte 21.1 për qind, varfëria e plotë në vitin 2015 ka pasur rënie -3.5 për qind. Derisa nëse krahasojmë rezultatet e varfërisë ekstreme të vitit 2015 me rezultatet e të dhënave të varfërisë të vitit 2014 kur varfëria ekstreme ishte 6.9 për qind, në vitin 2015 kemi zvogëlim të varfërisë ekstreme për 1.7 për qind", sqaron Bellaqa.

Tutje, Bellaqa tregon se krahasuar me të dhënat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova ka nivelin më të lartë të varfërisë.

"Konsumi i varfërisë është i lidhur ngushtë me aktivitete ekonomike të ekonomisë familjare në veçanti statusi i punësimit dhe lloji i punësimit. Po ashtu, statusi i punësimit dhe të ardhurat janë ndikuar fuqishëm nga niveli i arsimimit".

"Qytetarët me nivel sa më të lartë të arsimit kanë qenë më pak të prekur nga varfëria dhe janë më shumë të punësuar", thotë Bellaqa, duke i referuar të dhënave preliminare, të cilat siç thotë ai, do të publikohen në javën e parë të muajit të ardhshëm.

Ndërkohë, autoritetet thonë se po bëjnë përpjeke maksimale për zbutjen e nivelit të varfërisë në vend.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, nivelin e varfërisë e konsideron të lartë, por që kjo ministri siguron qytetarët se përmes projekteve të ndryshme do të ulë këtë nivel.

"Jemi duke bërë hapa pozitiv drejt zhdukjes së varfërisë në Kosovë edhe pse është pak e pamundur duke pasur parasysh që jemi një shtet i ri dhe jemi në tranzicion, por mendoj se ne si Ministri e Punës kemi bërë projekte të ndryshme që kemi paraparë që të zbusim varfërisë", tregon Hajzeraj.

Në listën e asistencës sociale figurojnë mbi 25 mijë familje, të cilat marrin nga 40 deri 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve. Kjo shumë konsiderohet se nuk i përmbush nevojat e familjes.

Zëvendësministrja Hajzeraj tregon se një pjesë e madhe e këtyre personave që kanë qenë në skemat sociale janë punësuar tani më përmes projekteve që kanë të bëjnë me subvencionim në pagë dhe për zhvillim të një biznesi të ri.

"Numri i personave që kanë përfituar nga skema sociale është zvogëluar në dy vitet e fundit dhe kjo është një rezultat që kjo pjesë e shoqërisë që konsiderohet si varfri e skajshme apo varfri ekstreme tani më po zhvillohet po merr pjesë në programet që i ka bërë Ministria", thotë Hajzeraj.

Në vitin 2008, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës ishin zotuar se në vitin 2015 do të përmbushnin Objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë, e ta rrisin nivelin e edukimit, barazinë gjinore dhe shëndetësinë.

Zotimet e dhëna nga autoritetet e Kosovës, megjithatë nuk ishin përmbushur.

Ekspertë të fushës së ekonomisë në vazhdimësi kanë sugjeruara autoritetet e Kosovës që për të zbutur nivelin e varfërisë në Kosovë, zhvillimi ekonomik i vendit duhet të orientohen në drejtim të fuqizimit të sektorit të prodhimtarisë dhe sektorët që rrisin punësimin.

The post 17.6 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri të plotë appeared first on Mesazhi.com.

Komunat që udhëhiqen nga burgu dhe gjykatat

Posted: 17 Oct 2016 09:52 AM PDT

Proceset e hapura gjyqësore, aktakuzat e ngritura, apo edhe vuajtja e dënimit me burg, nuk po i pengojnë disa nga kryetarët aktualë të komunave të Kosovës që të ushtrojnë funksionin e tyre.

Aktakuzat që rëndojnë mbi këta udhëheqës lokalë kryesisht kanë të bëjnë me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë theksojnë se ky fenomen pengon zhvillimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e quan të pashpjegueshme se si një numër i kryetarëve të komunave vazhdojnë të jenë në procedura hetimore apo të burgosur dhe njëkohësisht të qeverisin komunat përkatëse. Qeverisja me këta kryetarë, thotë ai, që shumicën e kohës e kalojnë nëpër procese gjyqësore, nuk mund të jetë efikase dhe model i qeverisjes së mirë.

"Por, në Kosovë tashmë është shndërruar në standard që një kryetar i suksesshëm mund të konsiderohet vetëm ai që mund të ketë ndonjë aktakuzë dhe tani gara në mes tyre është çfarë aktakuze kanë, dhe mos eventualisht kanë akuza edhe për krim të organizuar", thekson Musliu.

Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres, që njihet me akronimin INPO, kryesisht përcjellë nga afër funksionimin dhe punën në nivelet lokale të qeverisjes.

Albulena Ndrecaj, drejtore ekzekutive në këtë Iniciativë, për Radion Evropa e Lirë shprehet se këto veprime ndikojnë në qeverisjen lokale, duke zvarritur përparimet për zhvillimin e komunave përkatëse.

Ajo vlerëson se mbajtja e posteve, pavarësisht proceseve apo edhe vendimeve gjyqësore, ka si efekt edhe humbjen e besimit të qytetarëve karshi komunave përkatëse.

"Ata (kryetarët e komunave) kohën e tyre e harxhojë duke u marrë me procese gjyqësore dhe duke u munduar që të organizojnë dhe strukturojnë mbrojtjen e tyre. Në këtë mënyrë nuk mund të themi se angazhimi i tyre është serioz apo qind për qind, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç e kanë marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur me komunën", ka thënë Ndrecaj.

Ndërkohë, zëvendësministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo çështje ndikon në funksionimin e komunave, por, sipas tij, ligji ekzistues në Kosovë e mundëson që të ushtrohet funksioni deri sa vendimi është i plotfuqishëm.

"Vendimi për këta individë duhet të jetë i plotfuqishëm. Pra, është ligji në shprehje dhe ne duhet t'i respektojmë ato vendime".

"Nëse kryetarët e komunave janë të involvuar në procese gjyqësore, natyrisht se kjo pengon punën e tyre. Por, megjithatë, shumica e tyre e ushtrojnë atë funksion deri sa vendimi të jetë definitiv", thekson Gecaj.

Në anën tjetër, Betim Musliu thotë se në vendet demokratike kjo çështje nuk do të lejohej të ndodhte nga vet partitë politike, të cilat, sipas tij, përmes kodeve, nuk i lejojnë kandidatët e tyre që kanë probleme me ligjin të jenë pjesë e listave zgjedhore.

"Në këtë rast, burimi i të këqijave janë partitë politike, të cilat për shkak të interesave të ndryshme vazhdojnë të mbajnë individë edhe me aktakuza, edhe me dënime të shkallëve të para", shprehet Musliu .

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë që kryetarët e komunave të Kosovës – që përballen me akuza nga organet e drejtësisë – të japin dorëheqje dhe ky vendim, sipas tyre, të kërkohet nga vetë partitë politike.

Disa nga kryetarët që kishin apo kanë probleme me organet e drejtësisë janëXhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut, i cili vazhdon të qëndrojë në arrati, pasi ishte shpallur fajtor për një vepër penale, duke iu shqiptuar dënimi me tri vite burgim.

Sami Lushtaku, kryetar i komunës se Skenderajt, ndërkaq, po e mban dënimin prej 12 vitesh burg për krime lufte.

Kurse, edhe Nexhat Demaku, kryetar i Komunës se Drenasit, është dënuar me tri vite burgim.

Pozitën e kryetarit të Komunës së Prizrenit vazhdon ta mbajë Ramadan Muja, edhe pse gjykata e kishte shpallur fajtor për keqpërdorim dhe korrupsion në këtë komunë.

Së fundmi, aktakuza janë ngritur edhe ndaj kryetarit të Klinës, Gjilanit, si dhe atij të Mitrovicës. (REL)

The post Komunat që udhëhiqen nga burgu dhe gjykatat appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: Serbia e di kushtin, duhet ta njohë Kosovën

Posted: 17 Oct 2016 09:41 AM PDT

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia e di mirë se pa njohur pavarësinë e Kosovës nuk mund ta përmbushë kushtin për fqinjësi të mirë.

"Bashkimi Evropian bën vlerësimin e gjendjes, për problemet që ka krijuar Serbia. Po ashtu është edhe më e gjerë kërkesa në kapitullin 35 që t'i normalizojë marrëdhëniet me fqinjësore me Kosovë. E ky kapitull përfundon me njohjen reciproke të të dyja shteteve. Raporti që kemi bërë ne ka qenë objektiv dhe BE i ka bërë analizat e veta", tha Tahiri, në Info Magazine në Klan Kosova, duke folur për deklaratën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq ka thënë se është e palejueshme që raporti i Edita Tahirit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është futur në kornizën e bisedimeve për kapitullin 35.

Sipas Tahirit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në krizë.

"Ka disa tensione pas arrestimit të zyrtarit të Policisë, Nehat Thaçi. Dialogu teknik vazhdon. Këtë javë do të kemi takime, ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen", tha ajo.

Tahiri ka folur edhe për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Forumin për Siguri në Beograd ku ka debatuar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

"Ne i besojmë Qeverisë së Shqipërisë, ata kanë njohur pavarësinë tonë, ka lobuar për njohje. Sa unë e kam parë Edi Rama nuk ka folur në emër të Kosovës. Ai ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne jemi sovran, këtë e din edhe Shqipëria edhe Serbia", tha ajo.

Tahiri ka deklaruar kështu në një lidhje telefonike në Info Magazine në Klan Kosova ku ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Rama ka obligime ndaj Kosovës.

"Edi Rama mendoj ka obligime ndaj Kosovës, të punojë që t'i sjell njohje dhe ta përfaqësojë Kosovën aty ku ne nuk jemi prezent. Ne jemi sovran kemi institucionet tona", tha Tahiri.

The post Tahiri: Serbia e di kushtin, duhet ta njohë Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Srebrenica do të drejtohet nga një serb

Posted: 17 Oct 2016 08:49 AM PDT

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik ka deklaruar se cështja e fituesit të zgjedhjeve në Srebrenicë është "punë e kryer" dhe se mesazhet nga Sarajeva se si një serb nuk mund të jetë kryetar i kësaj komune, janë politikisht jokorrekte.

"Komisioni që i shpall zgjedhjet, e që nuk është komision i Republikës Serbe, por i Bosnjës dhe Hercegovinës, ka thënë se zgjedhjet në Srebrenicë ishin fer dhe korrekte. Ajo që nuk është e pranueshme nga Bakir Izetbegoviqi dhe politika sarajevase, siç thonë ata, që një serb s'mund të jetë kryetar, kjo bie në sferën e deklaratave politike të pamundshme dhe jokorrekte", ka thënë Dodik, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar ishte plotësisht e qartë, fitorja plotësisht e merituar.
Dodik po ashtu ka theksuar se politika e kryetarit të ri, Mladen Grujiçiqit do të bazohet në respektimin e realitetit në Srebrenicë dhe ka pyetur se deklaratat e politikanëve boshnjakë a do të thonë se atje boshnjakët mund të jetojnë vetëm nëse e kanë kryetarin e tyre.

"Çfarë ka ndodhur me serbët të cilët për 20 vjet jetojnë atje, e kryetarin e kanë pas boshnjak?", ka pyetur ai.

Edhe Komisioni i Zgjedhjeve e ka konfirmuar Grujiçiqin si kryetar të ri të Srebrenicës.

Është hera e parë që Srebrenicën e udhëheqë një kryetar serb, pasi që deri tash çdoherë fitonte kandidati boshnjak.

Dihet çfarë ka ndodhur në Srebrenicë dhe sa boshnjakë janë vrarë brenda pak orësh nga forcat serbe.

The post Srebrenica do të drejtohet nga një serb appeared first on Mesazhi.com.

Neymari mbetet në Barcelonë

Posted: 17 Oct 2016 08:34 AM PDT

Neymari ka refuzuar edhe zyrtarisht Manchester Unitedin, për të nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Klubi katalan në faqen zyrtare ka njoftuar se Neymar do të nënshkruajë kontratë të re ditën e premte, që e mban atë në 'Camp Nou' deri në vitin 2021, përcjellë Lajmi.net.

'Blindimi' i Neymarit është po cilësohet si lajm i mirë për Barcelonën nga mediet spanjolle, e cili shihet si pasardhësi i Messit te kjo skuadër.

Për Neymar verën e fundit ka pasur oferta serioze nga Manchester United dhe PSG.

Brazilani që në vitin 2013 iu bashkua Barcelonës, ka arritur që deri më tani të shënoi 89 gola.

The post Neymari mbetet në Barcelonë appeared first on Mesazhi.com.