Mbesa e Federica Mogherinit e përfshirë në trafikun e kokainës që drejtohej nga një shqiptar me emrin Rigers Durici dhe djali i mafiozit Manuel Zumpano

Një i afërm i Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Politikën dhe Sigurinë, është mes 15 personave të arrestuar mëngjesin e djeshëm nga policia e Romës.


federicaaa

Policia e kryeqyteti italian ka goditur një organizatë që trafikonte kokainë jashtë një diskoteke, në disa restorante dhe disa lagje VIP të Romës.

E afërmja e shefes së diplomacisë së BE-së, është Gaia Mogherini, për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë së arrestit shtëpiak.

26-vjeçarja Gaia është vajza e vëllait më të madh nga një prind e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Siç raportojnë mediat italiane, thuhet se Federica i ka ndërprerë prej vitesh raportet me të vëllain.

E reja akuzohet nga prokuroria se ka marrë në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lënde narkotike të tipit kokainë, me qëllim që sigurojë tregtimin e saj” nga Manuel Zumpano, djali i një anëtari të botës së krimit në Romë, në vitet 80.

Manuel Zumpano, sipas hetuesve, së bashku me shqiptarin Rigers Durici, ishin kokat e organizatës kriminale.

Zumpano e Durici, sipas hetuesve, ishin në gjendje të gjenin dhe të bënin gati për shitje çdo sasi dhe lloj substance narkotike, duke pasur kontakte direke dhe kanale furnizimi në Spanjë dhe Shqiëpri.