“Lexojeni përmbajtjen e produktit në “shqipen KS” dhe “shqipen AL” dhe vërejini “dallimet”! (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Lexojeni përmbajtjen e produktit në “shqipen KS” dhe “shqipen AL” dhe vërejini “dallimet”! (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Lexojeni përmbajtjen e produktit në “shqipen KS” dhe “shqipen AL” dhe vërejini “dallimet”! (Foto)

Posted: 22 Oct 2016 07:34 AM PDT

I keni parë produktet në raftet e shitoreve? Në to duhet të shkruaj përmbajtja e atyre produkteve, që blerësi të dijë se çfarë po konsumon.

Përmbajtja shkruhet në gjuhë të ndryshme, varësisht nga vendi ku eksportohet. Ndërkaq, si shenjë identifikuese për gjuhën përdoret shkurtesa e shtetit.

Kështu, përmbajtja po përkthehet për "dy" gjuhë shqipe: KS dhe AL, transmeton Telegrafi.

Për një produkt, për KS thuhet: "Përmbajtja: Miell, Sheqer, Kakao, Kryp, Sod, kikirik i bluar, Qumësht Pluhur, Yndyrëra Bimore. E aromatizuar me aromë lajthi, vanill"!

Ndërkaq, për AL: "Përmbajtja: Miell, Sheqer, Kakao, Kryp, Sod, kikirik i bluar, Qumësht Pluhur, Yndyrëra Bimore. E aromatizuar me aromë lajthi, vanill"!

Dallime nuk ka, apo jo? Por, gabime drejtshkrimore po! /Telegrafi/

interv

The post Lexojeni përmbajtjen e produktit në “shqipen KS” dhe “shqipen AL” dhe vërejini "dallimet"! (Foto) appeared first on Telegrafi.

Transportimi i rrezikshëm i dërrasave (Foto)

Posted: 22 Oct 2016 04:27 AM PDT

Një shofer i paidentifikuar nga Wales i Britanisë së Madhe, ka gjetur mënyrën më të keqe të transportimit të dërrasave.

Këto mjete që përdoren për të shtruar dyshemenë, ai i ka nxjerrë përjashta veturës së zakonshme dhe ka lëvizur nëpër trafik të ngjeshur, transmeton Telegrafi.

transportimi-i-rrezikshem-i-derrasave-qe-perdoren-per-te-shtruar-dyshemene-foto-2

Ai është ndaluar nga Policia dhe i janë konfiskuar dërrasat, duke e detyruar që të angazhojë transportues adekuat.

Përmes fotografisë së publikuar, kërkohet që të mos bëhen bartje të tilla, që do t'i rrezikonin kalimtarët dhe mund të shkaktojnë dëme në rrugë. /Telegrafi/

The post Transportimi i rrezikshëm i dërrasave (Foto) appeared first on Telegrafi.