“Ky është trendi më i ri i xhinseve për femra (Foto)” plus 9 more Ekonomia Online |
- Ky është trendi më i ri i xhinseve për femra (Foto)
- Nesër fillon eliminimi i brejtësve në kryeqytet
- “Trepça ndërmarrje publike, e vetmja zgjidhje”
- Avokati i Popullit: MASHT-i shkeli ligjin
- Konjufca: Qeveria ende s’ka përpiluar plan konkret për Trepçën
- Lekaj: Projektligji për Trepçën e ka mbështetjen e AAK-së
- Hoxhaj në Holandë merr mbështetje për liberalizimin e vizave
- Plaçkitet Banka BKT në Prishtinë
- Delawie thërret për mesazhe progresive, jo agjenda negative (Video)
- Kuotë qesharake e bastoreve për Kosovën
Ky është trendi më i ri i xhinseve për femra (Foto) Posted: 07 Oct 2016 10:00 AM PDT Gigi Hadid na ka prezantuar modelin shumë origjinal të xhinseve fund-pantallona. Ajo ka sfiluar me modelin shumë origjinal të xhinseve fund-pantallona. Me to ka veshur edhe bluzë të thjeshtë dhe papuçe të cilat janë ndër trendet më të preferuar të të famshmeve. Me këto pantallona do të dukeni me siguri ndryshe nga shumica e femrave, ndërkaq me to patjetër vishni këmishë të thjeshtë, bluzë të thjeshtë dhe këpucë të sheshta. The post Ky është trendi më i ri i xhinseve për femra (Foto) appeared first on Ekonomia Online. |
Nesër fillon eliminimi i brejtësve në kryeqytet Posted: 07 Oct 2016 09:41 AM PDT Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nesër do të nis zbatimi i projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit si dhe deratizimi i bodrumeve dhe garazhave publike. "Deratizimi (eleminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve". "Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune", thuhet në një njoftim të kësaj komune. Poashtu kjo e fundit lut qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar këtë projekt The post Nesër fillon eliminimi i brejtësve në kryeqytet appeared first on Ekonomia Online. |
“Trepça ndërmarrje publike, e vetmja zgjidhje” Posted: 07 Oct 2016 09:36 AM PDT Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, në fjalën e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se përpjekje për të votuar ligjin me procedurë të përshpejtuar është pafytyrësi. "Ky projektligj është me mangësi, po përpiqeni dhe duke pretenduar që të dilni si patriot ta votoni në dy lexime brenda pak orëve. E keni sjellë në këtë moment që ky gjigant në formën si është procedua, pa studim paraprak të fizibilitetit, konfirmon faktin se po përpiqeni të fshihni shumë të panjohura dhe mangësi. Ky ligj i mundëson qeverisë të marrë vendime radikale pa e pyetur Kuvendi", ka thënë Kadaj Bujupi. Ajo ka akuzuar Qeverinë e Mustafës për formën se si po e procedon ligjin, duke u kujtuar atyre se këto vendime nuk do të jenë të mira as për qytetarët e as për vendin. The post “Trepça ndërmarrje publike, e vetmja zgjidhje” appeared first on Ekonomia Online. |
Avokati i Popullit: MASHT-i shkeli ligjin Posted: 07 Oct 2016 09:14 AM PDT Institucioni i Avokatit të Popullit e ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për dështimin e trajtimit të ankesave, konkretisht në rastin e shkarkimit nga pozita e Prorektores për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" në Prizren. Më tej në raportin që e ka nxjerr Avokati i Popullit thuhet IAP vëren se, zvarritja e procedurës ka ndodhur si pasojë e dështimit të MASHT-it, për të trajtuar ankesën e ankueses ashtu siç e parasheh Ligji për Procedurën Administrative (LPA). Kjo është komunikata e plotë nga IAP: Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), përkitazi me dështimin e këtij institucioni për të shqyrtuar brenda afateve të parapara ligjore, ankesën e parashtruar nga pala, lidhur me shkarkimin nga pozita e Prorektores për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" në Prizren. Qëllimi i Raportit është tërheqja e vëmendjes së MASHT-it, lidhur me të drejtën e palës për t'u informuar për ankesën e parashtruar në maj 2015, kundër vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit (UPZ), me të cilin është shkarkuar nga pozita e lartpërmendur. Avokati i Popullit në Raportin e tij, vëren se, zvarritja e procedurës ka ndodhur si pasojë e dështimit të MASHT-it, për të trajtuar ankesën e ankueses ashtu siç e parasheh Ligji për Procedurën Administrative (LPA). Për më tepër, në Raport konstatohet se, Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa i MASHT-it, përsëri në kundërshtim me LPA, trajton ankesën e palës si ankesë të ushtruar në emër të saj nga ana e Avokatit të Popullit. Në analizën ligjore në këtë Raport qartësohet se Avokati i Popullit nuk është palë dhe as përfaqësues i palës që ankohet dhe nuk përpilon parashtresa në emër të palëve e as nuk i përfaqëson ata në procedurat gjyqësore apo administrative. Së këndejmi, Avokati i Popullit saktëson se mos përgjigja e ministrisë, si dhe akti administrativ me të cilin Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa e shpall veten jo kompetent për trajtimin e lëndës, i është drejtuar gabimisht Avokatit të Popullit, në vend se t'i drejtohet palës në këtë raport juridiko – administrativ, duke rënë në kundërshtim të plotë me nenin 18, paragrafi 1 të LPA nr.02/L-28, i cili shprehimisht precizon ; " a) organi i administratës publike, të cilit gabimisht i drejtohet kërkesa, brenda 2 ditësh pune nga dorëzimi i kërkesës, merr vendim me anë të të cilit konstaton jo kompetencën nga ana e tij për çështjen". Ligji për Arsimin e Lartë, e po ashtu edhe Statuti i UPZ, parashohin që ankesa fillimisht duhet t'i drejtohet ministrisë, e pastaj një gjykate kompetente, prandaj pala me të drejtë i është drejtuar MASHT-it për shqyrtimin e rastit, përderisa MASHT-i nuk e ka trajtuar ankesën, duke e hedhur përgjegjësinë tek Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa dhe për pasojë, palës i është mohuar realizimi i të drejtës, me zvarritje të paarsyeshme të procedurës për shqyrtimin dhe vendosjen e lëndës. Avokati i Popullit thekson se e drejta e palës për një proces administrativ, pa zvarritje është e garantuar edhe me LPA, ku saktësohet afati kohor prej 30 ditësh i shpalljes së akteve administrative. Fakti se pala në fjalë, edhe pasi kanë kaluar afër 18 muaj, ende nuk ka marr përgjigje, dëshmon për shkelje të së drejtës, të garantuar me kushtetutë dhe ligj. Kjo përbën po ashtu shkelje të standardeve të vëna ndërkombëtare, specifikisht Nenit 6, në lidhje me nenin 13, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Duke e theksuar se zvarritja dhe jo-efikasiteti i procedurave sjellin në situata që janë në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit, parim ky i sanksionuar me aktet më të larta ligjore si dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare, që autoritetet e Kosovës kanë për obligim t'i respektojnë pa përjashtim, Avokati i Popullit i rekomandon MASHT-it që të garantojë shqyrtimin e ankesave për të gjitha palët, brenda një afati të arsyeshëm kohor; Të shpallë të pavlefshëm aktin administrativ të nxjerrë nga Komisioni për Parashtresa dhe Ankesa, si dhe, në pajtim me ligjet në fuqi, për rastin konkret, të nxjerr akt administrativ në bazë të Ligjit për Procedurën Administrative. Raporti me rekomandime gjendet i hapur për publikun në ëeb faqen zyrtare të IAP-së, si dhe u shpërndahet mediave. The post Avokati i Popullit: MASHT-i shkeli ligjin appeared first on Ekonomia Online. |
Konjufca: Qeveria ende s’ka përpiluar plan konkret për Trepçën Posted: 07 Oct 2016 09:09 AM PDT Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës për të dytën herë me radhë, është duke ndërmarrë veprime nën trysninë e kohës, vetëm pak ditë para afatit për likuidimin e Trepçës. Sipas tij, qeveria ende s'ka përpiluar plan konkret për Trepçën. "S'ka plan as të statusit as rivitalizimit. Qeveria jonë e ka pasur vetëm një plan për Trepçën deri tash, që me shmang likuidimin", tha Konjufca. Konjufca në fjalën e tij ndër të tjerash tha se Trepça nga Qeveria konsiderohet si një veturë e vjetër e viteve 70-ta. The post Konjufca: Qeveria ende s'ka përpiluar plan konkret për Trepçën appeared first on Ekonomia Online. |
Lekaj: Projektligji për Trepçën e ka mbështetjen e AAK-së Posted: 07 Oct 2016 09:04 AM PDT Pal Lekaj nga Grupi Parlamentar i AAK-së, ka thënë se projektligji për Trepçën është sinonim i shtetit dhe duhet të trajtohet si është më së miri, pasi mundëson zhvillim ekonomik. Sipas tij ky projektligj do të jetë në favor të gjithë qytetarëve të Kosovës, punëtorëve të Trepçës, por edhe gjithë Kosovës. "Sot është ditë e madhe, se me këtë projektligji do të jenë më mirë punëtorët e Trepçës, qytetarëve të Kosovës, zhvillimi ekonomik, por do të ketë ndikim në gjithë Kosovën", tha Lekaj para deputetëve në Kuvend. "Disa nene në këtë projektligj nuk janë mirë, por ne do dërgojmë kundërshtimet tona, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalohet. Sipas Lekajt, "vërejta e jonë si grup parlamentar, është të mos i lejohet e gjithë fuqia qeverisë, por edhe parlamenti të ketë një pjesë në aksione". "AAK, do të jep kontributin e saj dhe asnjëherë nuk do ta polemizojmë çështjen që janë të mirë të vendit", tha ai Ai poshtu tha se AAK nuk do të hezitojë që të mbështes këtë ligj. The post Lekaj: Projektligji për Trepçën e ka mbështetjen e AAK-së appeared first on Ekonomia Online. |
Hoxhaj në Holandë merr mbështetje për liberalizimin e vizave Posted: 07 Oct 2016 08:52 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po e vazhdon vizitën zyrtare në Holandë. Hoxhaj është takuar me deputetë të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, me të cilët ka diskutuar kryesisht për çështjen e liberalizimit të vizave dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Kosovës dhe Holandës. Në takimin me Kryesuesin, Theo van Toor, Hoxhaj i ka kërkuar mbështetje të drejtpërdrejt për vizat, një vendimmarrje e rëndësishme që do të ndodhë javët e ardhshme në Bruksel. Kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe Ministrin për Migracion, Klaas Dijkhoff, me të cilin po ashtu ka diskutuar për çështjen e vizave "Në takimin që kisha me Komisionin për Punë të Jashtme pranë Parlamentit të Holandës, dhe me Ministrin për Çështje të Migracionit, diskutuam për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Mund të them që nga pala holandeze ka një mbështetje të plotë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt Evropës në atë moment kur do të plotësohen edhe kushtet e fundit që kanë mbetur të përmbushen" ka thënë Hoxhaj Kryediplomati Hoxhaj në kuadër të agjendës së tij me qëllim të thellimit të raporteve shtetërore edhe në fusha të tjera ka takuar edhe Presidentin e Konfederatës së Holandës për Biznes dhe Punësim, Hans De Boer, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e investimeve holandeze në Kosovë dhe lehtësirat që i ofron legjislacioni kosovar për investitorët e jashtëm. Hoxhaj gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ministrin e Jashtëm të Holandës, Bert Koenders, ku janë pajtuar për një sërë hapash të përbashkët që do të ndërmerren në të ardhmen sa i përket bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës. The post Hoxhaj në Holandë merr mbështetje për liberalizimin e vizave appeared first on Ekonomia Online. |
Plaçkitet Banka BKT në Prishtinë Posted: 07 Oct 2016 08:32 AM PDT Është placçkitur në orët e pasditës nga përsona të panjohur, Filiala e Bankës Kombëtare Tregtare, në sheshin "Nëna Terezë", në Prishtinë. EkonomiaOnline mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, edhe pse të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës, konfirmon se se Policia ka marrë një informacion për grabitje në Bankën Kombëtare Tregtare. Personi që ka tentuar grabitjen është i moshës 25-26 vjeç. Hoxha tha se nuk ka pasur të lënduar dhe personi i dyshuar për grabitje ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe Policia është duke u marrë me rastin. The post Plaçkitet Banka BKT në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online. |
Delawie thërret për mesazhe progresive, jo agjenda negative (Video) Posted: 07 Oct 2016 08:29 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, nëpërmes një video mesazhi drejtuar kosovarëve, thotë se vjeshta e gjen Kosovën duke u marrë me të njëjtat çështje të pazgjidhura. Ai ka bërë thirrje për qasje më konstruktive. “Mirëdita, dobar dan, hello”, ka përshëndetur në tri gjuhë Delawie. “Derisa vera po shndërrohet në vjeshtë, ne jemi ende duke folur për të njëjtat çështje të pazgjidhura. Në vend që të shtyjmë për përparim dhe krijimin e ndryshimit pozitiv, vështirë mund të shikoni TV-në këto ditë pa dëgjuar akuza se kush është gabim, tradhtar për vendin, ose edhe më keq”. “Në qeveri, kemi parë politika partiake që gërryejnë themelet e progresit, me udhëheqës të fokusuar më shumë në ata që janë kundër, sesa çka mbështesin ata në fakt”. “Dhe në shtyp dhe në rrugë, kemi parë një rritje të tensioneve etnike dhe fetare, trend dekurajues në kontrast të thellë me mirësinë, mikpritjen dhe tolerancën për të cilat është e njohur Kosova”. Kosova meriton më mirë, sipas ambasadorit amerikan. “Unë besoj në një të ardhme më të ndritshme për Kosovën – një të ardhme me rritje ekonomike dhe prosperitet; një demokraci të qëndrueshme dhe funksionale që iu përket qytetarëve dhe taksapaguesve, jo interesave partizane politike; një Kosovë multi-etnike, të hapur dhe të pavarur, në paqe me fqinjët e saj”. “Unë besoj se e ardhmja më e ndritshme vjen nga mesazhet progresive, jo agjendat negative të thëna me zë të lartë”. “Historia nuk bëhet nga ata që janë më të mirë në kritika; ajo është bërë nga njerëzit me zgjidhje pozitive, njerëzit të cilët përpiqen për të zgjidhur problemet në vend që të krijojnë ato”. “Nuk është e mjaftueshme vetëm të flitet – ne duhet të punojmë dhe të kërkojnë veprim”. “Para se ndryshojë sërish stina, nga vjeshta në dimër, të angazhohemi së bashku për të gjetur zgjidhje, ta mbajmë lëvizjen përpara, dhe të krijojmë atë të ardhme të ndritshme”, përfundon mesazhi i ambasadorit Delawie. The post Delawie thërret për mesazhe progresive, jo agjenda negative (Video) appeared first on Ekonomia Online. |
Kuotë qesharake e bastoreve për Kosovën Posted: 07 Oct 2016 08:23 AM PDT Ukraina do të jetë kundërshtari i radhës i Përfaqësueses së Kosovës, në kualifikimet për Kampionatin Botëror 'Rusia 2018', në kuadër të grupit I. Humbja 6:0 nga Kroacia, ka ndikuar që fitorja e Kosovës në përballjen me Ukrainën, të kuotohet me 11 euro. Barazimit në këtë ndeshje, i është vënë kuota 6.50 euro, ndërsa fitorja e Ukrainës me 1.22. Ndeshja mes Kosovës dhe Ukrainës luhet ditën e diel më 9 tetor duke filluar nga ora 18:00. The post Kuotë qesharake e bastoreve për Kosovën appeared first on Ekonomia Online. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |