Foto arkiv“Pse nuk e tha emrin Gashi, e tha koha, kush është vrarë para një kohe të shkurt, thuajse të gjithë po e dinë kush, fol Tom”, tha Islami.
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi
Pas kërkesës së presidentit, Hashim Thaçi, që përmes disa letrave i është drejtuar krye prokurorisë së shtetit që te hetojë vrasjet gjatë dhe pas luftës, ku në mesin e tyre edhe atentatin ndaj ish presidentit, Ibrahim Rugova, në opinion publik është rikthyer çështja e atentatit ndaj Ibrahim Rugovës.
Avokati Tomë Gashi
“Ramë Maraj ishte një nga personat që janë hetuar për involvim në atentatin ndaj Rugovës”, ka thënë avokati Gashi.
Këshilltari special i Presidentit Akademik Ibrahim Rugovës ishte Ramë Maraj
“Zotit Tomë dua t’ia bëj më dije disa biseda me mua. Nuk dua ti them se a ka dikush video për te se nuk është metodë e imja as s’dua të jetë por sdo të thotë se nëse vazhdohet me këtë logjikë se do te del dikush e të thotë se T.G ka thënë kështu e ashtu dhe se ka edhe video sikur ka ndodhur disa raste dhe edhe pse ka patur regjistrime disa kanë shkuar pa u eksploruar potencialisht. Por në këtë rast situatat ndryshojnë. Në këto moqalishte nuk do të lëshohem sepse unë nuk marr detyrë nga djalli por si unë s’janë të gjithë”, kishte thënë Maraj, duke shtuar se ai nuk qenë këshilltar i Rugovës, por këshilltarë (consultant) special i presidentit Rugova.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, avokati Tomë Gashi, përmes një reagimi, kishte ndryshuar mendje pas saj që tha të martën në një debat televiziv, për Ramë Marajn.
“Rame Maraj ka te drejte ne ate qe deklaron, une asnjiher nuk kam thene se ai Rame Maraj te jet marr ne pyetje nga Prokuroret e UNMIK-ut per rastine e Atentatit ndaj Presidentit historik Dr. IBrahim RUGOVA, une as qe kam munde ta them nje gje te tille pasi kjo kurre nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Gashi.
Gjtihashtu, sipas Gashit, atentatori i Ibrahim Rugovës është vrarë.
“Sa i perket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova aj eshte vrare para nji kohe ne nji rast dhe nuk eshte ma nder ne”, ka deklaruar Gashi.
Gazmend Islami
Por këtë deklaratë të avokatit Gashi, analisti dhe njohësi i rrethanave në Kosovë, Gazmend Islami, , thotë se edhe pse Gashi nuk e tha emrin e atentatorit, e tha koha, kush është vrarë para një kohe të shkurt, thuajse të gjithë e dinë duke e ftuar atë që të flas.
“Deklarata e Avokatit Gashi se atentatori i Rugovës është vrarë para një kohe dhe nuk është në mesin tonë, tregon për këtë shtet të mjerë që kryesohet nga organizata klandestine, kur një avokat tregon hapur se dinë kush ishte atentatori, atëherë prokurorë e gjyqtar, shërbime infromative e Euleks, dinë jo vetëm për këtë rast por edhe për gjithë rastet e tjera,por thuajse vullneti nuk është për të zbardhur asnjë vrasje, sepse dirket prapa këtyre që të qëndrojnë fuqishëm politikanët më të fuqishëm të vendit. Pse nuk e tha emrin Gashi, e tha koha, kush është vrarë para një kohe të shkurt, thuajse të gjithë po e dinë kush, fol Tom”, theksoi Islami.
Bardhyl Ajeti: Kush është Ramë Fazli Maraj?
http://rugovistat.al/sq/bardhyl-ajeti-kush-eshte-rame-fazli-maraj/
Ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, ata që janë kundër politikës së urtë dhe paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova, ata që janë kundër demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, ata që janë kundër ardhmënisë së shtetit tonë – Kosovës, janë edhe kundër Ramë Marajt, këshilltar për siguri i presidentit Rugova. Ramë Maraj është një atdhetar i madh, i cili ka përkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, nga Kryesia qendrore e LDK-së, të gjitha kuvendet komunale të Kosovës, të gjitha degët e LDK-së nga Kosova.
Shkruan: Bardhyl N. AJETI
Ramë Maraj – një jetë e tërë kushtuar Kosovës
I qetë, serioz, i përkushtuar maksimalisht për shtetin e Kosovës, i ndjekur dikur para luftës nga regjimi i Beogradit, e pas luftës i shantazhuar nga PDK-ja dhe aleatët e saj medialë, Ramë Maraj, këshilltar për siguri i presidentit Rugova, ecën me hapa të sigurt rrugës kombëtare të familjes së tij dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Qysh si fëmijë Ramë Maraj shquhej për atdhetarizmin e tij të lartë për Kosovën. ”Jam në gjendje të jap jetën për Kosovën, kurdoherë që lypet prej meje”, kujtojnë shokët e Ramës fjalët e tij që në fëmijëri. Një burrë i urtë me tradita të larta kombëtare, Ramë Maraj rrjedh nga një familje atdhetare me tipare të larta kombëtare që ia ka lakmi jo vetëm ana e Istogut, por edhe tërë Kosova. Si i ri iu përkushtua zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare.
Ramë Maraj, i biri i Fazli Ramajt, i cili në rrethinën e Istogut njihet si njëri ndër burrat më besnikë dhe më të shquar jo vetëm të kësaj ane, asnjëherë nuk ka menduar se gjashtë vjet pas luftës, kur Kosova është në prag të zgjidhjes së statusit final, njerëzit e mjerë të sojit komunist do të dilnin një ditë me çantën e mbushur me dosje dhe do të bënin akuza të rrejshme ndaj personaliteteve më të çmuara të jetës sonë. Zaten, edhe Ramë Maraj i është mësuar hartimit të dosjeve ndaj tij. Para luftës regjimi i Beogradit, e tash pas luftës edhe PDK-ja dhe ShIK-u i saj, vazhduan rrugën e të parëve për të bërë dosje kundër Ramë Marajt. Por, ai asnjëherë nuk është mërzitur dhe nuk mërzitet për këto dosje të rrejshme që bëhen ndaj tij. Ai vazhdon të bëjë punën e tij, punë këtë që ia çmon elektorati i Kosovës, ia çmon Kosova.
Ramë Maraj është një atdhetar i madh, i cili ka përkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovës, Parlamenti i Kosovës, nga Kryesia qendrore e LDK-së, të gjitha kuvendet komunale të Kosovës, të gjitha degët e LDK-së nga Kosova. Por, Ramë Maraj nuk e ka përkrahjen e atyre që më 17 dhe 18 mars të vitit 2004 deshën që me anë të trazirave të marrin pushtetin me dhunë në Kosovë. Nuk e ka përkrahjen e atyre që me çdo kusht po tentojnë të rrëzojnë institucionet shtetërore të Kosovës dhe të atyre që bashkëpunojnë në politikë me mbeturinat e komunizmit në Kosovë. Bile, kjo përkrahje atij nuk i duhet. Ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, ata që janë kundër politikës së urtë dhe paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova, ata që janë kundër demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë, ata që janë kundër ardhmënisë së shtetit tonë – Kosovës, janë edhe kundër Ramë Marajt, këshilltar për siguri i presidentit Rugova.
Ramë Maraj i njohur për shqiptarët e Kosovës që nga vitet e 90-ta
Ramë Maraj nuk është figurë e njohur për qytetarët e Kosovës vetëm gjatë këtyre dy – tre vjetëve të fundit. Jo. Emri i tij për të gjithë shqiptarët e Kosovës është i njohur që nga vitet e nëntëdhjeta, atëherë kur populli shqiptar i Kosovës kishte formuar celulat e para të shtetësisë. Në atë kohë, Ramë Maraj ishte në ballë të formimit të celulave të para të Ministrisë së Mbrojtjes së shtetit të Kosovës.
Atëherë kur rrallë kush guxonte të përmendte fjalën “shqiptar”, Ramë Maraj do të thoshte hapur : ”Kosova ka djemtë dhe bijat më të mira të saj, që janë të gatshme të japin jetën për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Atëherë kur disa nga politikanët e sotshëm nuk guxonin të përmendnin emrin e presidentit Rugova, po Ramë Maraj do të ngrihej sërish në këmbë: ” Kosova ka një prijës që do të çojë Kosovën drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. E këtë më së miri do ta bëjë një njeri – e ai është presidenti Ibrahim Rugova”.
Gjithmonë besnikë ndaj politikës së udhëhequr nga presidenti Rugova, Ramë Maraj me sukses përballonte çdo furtunë që i pengonte proceset demokratike të Kosovës.
Sot, Ramë Maraj, ndihet krenar për gjithë ata që ka bërë për Kosovën.
Institucionet për Ramë Marajn
Pse akuzohet z.Ramë Maraj nga PDK-ja dhe nga mediat e majta të saj? Me plot të drejtë zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, thekson se Ramë Maraj ishte njëri ndër figurat kryesore në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njëri ndër ata që themeloi këtë ministri.
”Ata që e akuzojnë Ramë Marajn, janë të mjerë, sepse të akuzohet një njeri i cili tërë jetën ia dha Kosovës. Prandaj është turp. Ramë Maraj është një burrë i madh i Kosovës”, thotë akademik Mark Krasniqi, i cili së bashku me presidentin Rugova paraqesin shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës.”Ramë Maraj është një personalitet i çmuar dhe shumë i respektuar i Kosovës”, thotë Adem Salihaj. Sali Caca, njëri nga këshilltarët kryesorë të presidentit Rugova, thotë se Ramë Maraj është një njeri i cili tërë jetën e tij ia kushtoi pavarësisë së Kosovës. ” Rama ka dhënë dhe vazhdon të japë tërë qenien e tij për realizimin e plotë të pavarësisë së Kosovës”, thotë z.Caca.
Ashtu edhe siç e ka potencuar vetë ministrja e Shërbimeve Publike, znj.Melihate Tërmkolli, Ramë Maraj është një njeri që gjithçka dha për Kosovën dhe kurrë asgjë nuk mori nga ajo. ”Ramë Maraj është një atdhetar i madh i Kosovës”, tha Melihate Tërmkolli, njëra nga figurat më të shquara të LDK-së në Kosovë.. Por, PDK-ja dhe eksponentët e saj medialë e sulmojnë Ramë Marajn, për të tentuar së denigruari figurën e tij kombëtare. Ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, z.Lutfi Haziri, tha se njerëzit si Rama i duhen Kosovës dhe i duhen së ardhmes së ndritur të këtij vendi. ”Ramë Maraj është njëri ndër personalitetet më të çmuara të shtetit tonë” , thotë Lutfi Haziri.
”Njerëzit si Rama njëherë lindin dhe nuk vdesin kurrë”, thotë ministri i Kulturës, i Rinisë, i Sporteve dhe i Çështjeve Jorezidente z.Astrit Haraçia.
”Gjithçka që lidhet me emrin e pavarësisë së Kosovës, lidhet edhe me emrin e Ramë Marajt”, thotë ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, z.Agim Veliu.
Të lartpërmendurit, pos akademik Mark Krasniqit, i cili është kryetar i PShDK-së, janë edhe anëtarë të Kryesisë qendrore të LDK-së, apo thënë më saktë personalitetet kryesore të LDK-së dhe ardhmënia e kësaj partie. Ne kemi shkoqitur vetëm nga një citat të tyre për Ramë Marajn, sepse ata kanë shumë fjalë miradije dhe çmojnë lart heroizmin e Ramë Marajt dhe familjes së tij, sikurse edhe kryetarët e komunave sikurse dhe kryetarët e degëve të LDK-së.
PDK-ja dhe ShIK-u i saj kërkojnë kokën e Ramë Marajt
Gazetat “Epoka e re” dhe “Express” tashmë edhe publikisht kërkojnë vdekjen e Ramë Marajt, këshilltar për siguri i presidentit Rugova. Komisari i Përkohshëm për Media vazhdon të heshtë ndaj dhunës mediale që po zhvillohet ndaj Ramë Marajt. Eksponentët medialë të PDK-së e akuzojnë z. Ramë Marajn me akuzat më të rrejshme dhe më të rënda që janë dëgjuar gjashtë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. Një gjë dihet: PDK-ja dhe ShIK-u kërkojnë kokën e Ramë Marajt. Kokën e Ramë Marajt e kërkon ende edhe Serbia. Ata çdo ditë me lloj-lloj akuzash të rrejshme sulmojnë Ramë Marajn.
E akuzojnë për shumë akuza të rënda, të cilat njeriu mund t’i dëgjojë vetëm nga goja e mbeturinave të majtizmit në Kosovë. Por, edhe përkundër kësaj fushate të pabazë të PDK-së dhe eksponentëve të saj medialë, megjithatë Ramë Maraj po vazhdon me mjaftë sukses të kryejë detyrat e tij që janë të parashtruara nga populli. Kosova ndihet krenare që në hapësirat e saj veprojnë njerëzit si Ramë Maraj. PDK-ja dhe eksponentët e saj medialë duhet të kenë parasysh një gjë të tillë se Ramë Maraj ka përkrahjen e popullit shqiptar të Kosovës dhe çdo akuzë ndaj tij është edhe akuzë ndaj Kosovës.
Presidenti historik Dr. Ibrahim urdhëroi që të formohet Ministria e Mbrojtjës e Republikës së Kosovës 1991-1993
Është çështje e historianve dhe gjithë subjekteve kompetent në nivel shteti që të punojnë e punojmë në rishkrimin e historisë tonë e cila ka aq nëvojë në disa periudha.Kjo punë do stabilitet e vullnet politik,marrveshtje konsensuale mundësisht si politike dhe në nivel ekspertësh nga brenda e jashta vendi.Në disa periudha problem paraqesin mungesat e ekspertve,në disa përgjegjësia dhe vetëdija institucionale për gjetjen e rrugve dhe mënyrave të mbështetjes për të ardhur gjer te ky qëllim.Problem tjetër janë kufizimet ligjore të arkivave të shumë shteteve.Ka dhe shumë faktorë të tjerë që do të ceken nga kompetentet por ne do të ndalemi te një fenomen e ky është lufta e fundit në Kosovë që unë preferoj që të quhet ekskluzivisht Lufta çlirimtare e Kosovës
Përpjekjet parimore të çdo individi për të hedhur dritë për cdo aktivitet te cilit do veprimtar nga karakteri vetdijësues-edukimit,mision për përgaditje më të lehtë ne një kohë të përshtatshme apo dhe te imponueshme nga rezistenca e gjer te konkludimi për një për një luftë të armatosur çlirimtare janë për tu përshëndetur dhe mbështetur.Në këtë mënyrë mund të kontribuojmë që sa më pak ti lëmë në dispozicion errësirës historike të vërteta të historisë tonë si dhe pamundësimit të intrigave dhe tjetërsimit të të vërtetave tona historike nga okupuesit pa zgjedhur mjete.
Le të mësojmë njëherëv e përgjithmonë se e vërteta gjertanishme flet se as perandorë as perandori skan mundur ti imponohen historisë me të pa vërteta,por që pasoja në shumë raste kanë lënë dhe do të lënë sa të ekzistoj njerëzimi.
Përpjekjet shqiptare dhe gjendja aktuale
Është një Ivo Andriq e të tjerë që kanë vepruar në plane shfarosëse shqiptare dhe sot e kësaj dite mbajnë çmimin nobel.Kurse te ne sikur nuk është larguar hija e mallkimit nëse mund ta quajm dhe ende nuk procedojmë me formula përmbledhëse dhe shumëzuese vlerash sa duhet po për fat të keq perdorim edhe pa vend pa kohe e fakte pjestimin,minusin,mohimin,diskreditimin në vend të standarteve.Kjo ka çuar që ende sorollatemi për të kaluaren tonë si Ilire,Iliropellazge dhe kjo në kohën kur shqiptarve në ballkan ju nda trupi,qafa e gjymtyrët,për fat mbeti koka e bishti një kohë të gjatë.Tani siq po theksojnë shumë elitarë vendor e ndërkombtarë që është shekulli premtues sikur po humbim prap kohë nga moskompensimi I mungesave të lartcekura,standarteve e gjer të përpjekjet jo të rralla abusive apo të padijshme-me e pa qëllime të humbjës së kohës për përvehtësim vlerash në kohën më të rrezikshme kur end se kemi cementuar themelin e rikuperimit të kalasë së humbur nga shkapërderdhja e sajë në kasolle e çifligje.Emergjencë është të ndërtimi I strategjisë afatgjatë që në historinë tonë kurrë gjer më sot sa dihet nuk kemi patur favore asistence më të madhe se sot.
Prandaj le mos mëkatojmë me kontributet sistematike nga njerëzit,grupet,familjet e gjer te formacionet më të larta tonat që u përpoqën të bëjnë atë që na dha mundësinë që me ndihmen e miqve të shpetojmë nga bzhdukja siq kanë pësuar shumë popuj.Të pranojmë çdo të vërtetë faktike për të mos humbur dhe që të mbetët në kujtesën e gjeneratave dhe të formojmë strategji afatgjate e shumëpërfshirëse.
Cila ishte politike pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës
Sikur Kosova të ishte Amerikë dhe Presidenti Historik Rugova kryetar do të kishim shkruar diçka tjetër.
Nuk e di pse disa institucione të rëndësishme nuk e theksojnë këtë në mënyrën e duhur si nga obligimi moral e professional dhe obligim ndaj së vertetës.
Ai zgjodhi këtë rrugë sepse në këtë kohë e ato rrethana u gjind.Mos të harrojmë kush ishte ish RSFJ ato vite,Ballkani,Europa dhe në çfarë pozita ishin disa supërfuqi.Është e vërtetë që siq thuhet pa qjatë fëmiu dihet fati I tij,por mos të harrojmë se disa shekuj jo fëmijët tanë por një popull I tërë e bëri këtë gje dhe pak ndryshoi.Presidenti Rugova I kishte parasyshë këto rrethana të brendshme dhe të jashtme dhe me bashkpuntorë e miq duke konsideruar me bindje sakrificat paraprake e aktuale të asaj kohe të shumë veprimtarve brenda e jashta Kosove zgjodhi rrugën, drejtimin strategjik dhe evitimin e luftës kur kjo I konvenonte Sërbisë.Pra për herë të parë shqiptaret u homogjenizuan dhe ecnin me kembë të nxehta e koka të ftohura me ndonje përjashtim.Shikoni cka po deklarojnë sërbët për vrasjet në Gorazhdec dhe atë nivelet kompetente.Këto ditë një officer I lartë deklaroi se vramë civil serb pa dallim moshe vetëm qe fajin tua linim shqiptarve dhe etiketen terrorist.Pra most të çuditemi se në kënd aludone Rugova se kush po vret civil sërb në atë kohë si dhe në kohrat përpara.Rugova u përpoq që të homogjenizoj popullin-arriti që populli-qytetaret mos të mbetën në huti nga deklarata të grupeve anonime fjalën e kam për lojën e sërbisë.Tani shqiptarët kishin adresë politike.Rugova homogjenizoj sa ishte e mundur faktorin politik.Përpjekjet kishtin dhe efekte gjithashtu në disa drejtime të ilegalës,kuptohet nuk shkonte gjithcka përfekt por u formua Lëvizja demokratike siq më pëlqen ta quaj ku aksioner duhet ta quajnë vehtën të gjithë pjesmarrësit se nuk ishte parti.Edhe pas daljes dhe formimit të partive tjera-pluralizmi I parë shqiptarë unik ishte në pavarësi.Për këtë turpërim duhet të ndjejnë vetëm moskontribuesit apo te manipuluarit përndryshe shumica edhe nëse kanë formue parti të reja e gjer të lufta aksionet I kanë në LDK dhe nuk duhet të ia falin askujt se sbëjnë mirë.
1.U formua Këshilli Koordinues I Partive shqiptare e disa pakicave në Kosovë si dhe më vonë në gjithë ish RSFJ.
2.Deklarata e 2 korrikut
3.Kushtetuta e 7 shtatorit
4.Referendumi për Pavarësi si dhe u mbajten
5. Zgjedhjet e para pluraliste ne cilësinë e rrethanava të kohës përballë okupatorit
Strategji e bazës juridike që derivoi gjer te formimi dhe funksionimi paralel I shqiptarve përballë sistemit më të egër të asaj kohe.Këtu ndodhin dy mrekulli : integrohet kontinuiteti paraprak dhe pasues dhe ky fenomen duhet te mbetët në memorien tone si arritje që qeli shtigje historike.Populli jonë asnjëherë ska shterrue as në ide as në veprime konkrete.Fenomen strategjik edhe pse me pasoja tragjike është se strategjia e parë solli risi në sjelljet e kombit tone në rrethanat e athershme aktuale ku u mund Sërbia dhe fituam mbështetjen e fuqive strategjike duke qenë në shumicë të homogjenizuar dhe unik në çështjet strategjike.Edhepse as bota nuk ka qenë gjithmonë apo asnjëherë në tërësi unike ne ishim dhe pas Dejtonit populli jonë duke ju falenderue fitorës së unitetit ndryshoi strategjinë, rriti fuqinë dhe mbeshtetjen si nga jashtë ashtu dhe nga brenda.Ndodhi Lufta çlirimtare dhe sot ma shumë se kurrë na duhet uniteti strategjik .Na duhet të mos radhitemi më ne mesin e kombeve kohë dhe shansë humbur e sidomos devalvimit te të arriturave dhe humbjes së qartësisë strategjike dhe dobësive tjera me rrezik.
Taktikat e Rugovës nga Republika e Kosovës e nëpër terminologjitë e njohura politico-juridike të asaj kohe ishin pjesë e strategjisë që siq thuhet mishi te piqet e helli mos të digjet.Pra Deklarata e fundit ishte se nëse smbetët Jugosllavi pra nëse republikat jugosllave ndahen çfarë arësye kanë shqiptarët të mbesin në ….askund…dhe për fat të keq disa edhe akademikë abuzonin me këtë strategji duke shkaktuar huti e percarje vështirë të falshme dëmë në krejtë politikën shqiptare.
Në vitin 1990 u formue Ekipi inicues I formimit të Forcave të armatosura I cili pas formimit të Lëvizjes Demokratike dhe u formua Këshilli koordinues.Në këtë kohë Këshilli ekipi inicues mori aprovimin e Presidentit Historik Rugova,kohë kur përfaqësonte partitë shqiptare sepse ishte Kryetar I Këshillit Koordinues.Pas takimit me Presidentin Rugova ai u vu në dijeni se ky organizim do të ishte për të formue ushtri pa dallime ideshë të asaj kohe.Aprovoi ma original do te ishte te theksoheshin fjalet e tij.Mua me takon dekretimi dhe këtë e keni.Ruejuni shumë na tha se Sërbia po lyp sherr-pretekst,sa I përket organizimit ju uroj tia dilni.Ne një moment kur një përson nga hierarkia e LDK-së tha se këtu duhet të dominoi LDK-ja ne shkuam te Presidenti Rugova që njëherësh ishte dhe Komandant Suprem dhe e njohtuem.Mos u merrni me këto deklarata,përkrahjen time e keni,mirë keni ba që më keni informue.
Pas formimit të Qeverisë në Ekzil I ngarkuar për çështje të mbrojtjes ishte Z. Nikë Gjeloshi kurse për Punë të Brendshme Ramush Tahiri I cili pas skadimit të mandatit dhe lënies kacavjerrë siq thojmë ne duke qenë në Tiranë kohë kur shiheshim bashkë dha dorheqje të parevokueshme.
U filluan stërvitjet e para në Shqipëri.Këtu nuk do të detalizoj sepse duhen disa të dhëna arkivore më kohë që të mos përserisim gabime.Unë po i quaj stërvitje shqiptare nga Kosova ku kishte njerëz si nga LPK,nuk e di a ishte shkri njëmend LSHJ,Halil Alidema me fomacionin e vet shumë serioz,Z.Kaçi e tjerë.Për një kohë të shkurtër dekonspirimi e bën të vehtën.LPK-ja sidomos e dermuar si nga ngarkesat në punë,pengesat,ndarjet e brendshme dhe përpjekjet për reforma ra ne një nivel situate të vështirë.Është për tu dhimbsur sepse ata skishin përkrahje institucionale sepse jo vetëm për këtë por edhe disa përpjekje skishin dhënë rezultate në bisedime –negociata integruese,pa folë për fajtorët.Nëpr kafenetë dhe çajtorët e Prishtinës sidomos dhe në disa rajone flitej për ushtrime,armatim në Shqipëri,Slloveni,diasporë dhe erdhi të shansi I ish RSFJ-së -Sërbisë për dëmtim të këtij sitemi gati deri në përmasa kritike.Në këtë kohë deshën apo nuk deshën ta pranojmë shqiptarët sërbia nuk ka mundur ti bllokojë tërësishtë asnjëherë në rezistencën e tyre për mbrojtje nga të drejtat sa për sy e faqe hiq disave në kohen e autonomisë,as nga përpjekjeët për nivelizim me republikat jugosllave sepse në Shqipëri as që bëhej fjalë atë kohë.
Kështu ndodhën edhe valë të reja arrestimesh pa përfunduar strategjia serbe sidomos nga viti 1981 gjeneratë kjo që siq thotë populli pipat e gjeneratave nga lufta e dytë botërore sidomos.
Përfaqësuesi i grupit inicues atë kohë takohet me Dr. Fehmi Aganin ia shpjegon situatën në përgjithësi si dhe nëvojën urgjente të formit institucional të mundshëm dhe sa më shpejtë të SMRK-ës dhe përmes Dr. Fehmi Aganit ky propozim I shkon Presidentit historic Ibrahim Rugova.Bisedat fillojnë qysh më 1990,ka deshmi e deshmitarë dhe aprovimi nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova për formimin e SMRK vjen më 1991.
Grupi inicues kishte bërë prekjet në teren dhe me mundësite e veta si dhe duke analizuar eksperiencat paraprake gjithshqiptare të mundshme në shumë komuna kishte kontaktuar njerëz qe ishin por edhe që nuk ishin në Lëvizjen-Lidhjen Demokratike të Kosovës.Në disa komuna u pranuan rezultatet paraprake me disa korrektime.
Ta kontaktuarit mbi 90 përqind ishin mbështetës te një ideje të tillë.Këta njerëz të devotshëm edhe sot vazhdojnë ti kontribuojnë Kosovës pa marrur parasyshë në cilën parti janë shumica.
Njeriu I parë që u caktua nga Rugova si ndërmjetësues I brendshëm ishte Dr. Shaqir Shaqiri I cili pas një kohe të shkurtër zavendësohet nga Anton Kolaj.Arsyet duhet te ipen në kohe dhe më fakte.Organizimi u shtri në tërë Kosovë.
Nuk kisha dëshiruar të lëshohen në disa nivele e subject që këtë organizim e heshtin,herë e quajnë edhe njëfarë MC ose Mbrojtje teritoriale por me një theks jo vlerësues.Mos të harrojmë se pas formimit të Shtabit të Përgjithshëm ku pas shumë bisedave erdhi propozimi që Komandant të emrohej Mr. Hajzer Hajzeraj professor I larguar I mbrojtjes nga Universiteti I Prishtinës.Hajzeri tha se nuk I frikësohet kësaj pune por është specialist për Mbrojtjen Civile dhe propozoj Z. Ramadan Qehaja me të cilin kontaktoj disa herë.Dy herë isha edhe unë prezent anonym ku Z.Qehaja kishte për dore dy vajza binjake.Zoti Qehaja I tha Hajzerit që jamë për por është herët dhe kur të vijë koha llogaritni në mua.Pas lufte Z.Qehaja deklaroi se LDK-ja ishte e vonuar. Kështu Hajzeri siq edhe ka dhënë intervista që spo I eksploroj sepse libri është pothuaj gati për botim dhe ne po e quajm një project I asaj kohe ashtu siq isht.Disa thonë se cfarë bëri.Thjeshtë pa të keq këtyre njerëzve ju them:
1.Faleminderit atdhetarve që kishin bërë dekada burgje,ndër ta ishte I njohtuar edhe Demaçi nga unë me Asim Vulën në shtëpinë e tijë po sa ishte lëshuar nga burgu.I thamë smujmë pa te lajmërue edhe pse po ndjejmë rrezik që vetëm ardhja jonë një ditë mund të ju dergoj prap në burg,por Ju kur të konsideroni e keni vendin Tuaj meritor.Kështu kishte shumë veteran faleminderit që na besuan se ne disa se kishim provue burgun e rëndë as vuajtjet e tyre e ata prap po futeshin në zjarrin e lirisë që ngrohë por edhe djeg e pjek njerëz e familje.
Qevria në fillim pos Prishtinës nga 500DM financonte merrne me mend nga 150-200 DM komunat tjera.Të gjitha shpenzimet një vit I hoqi grupi inicues.
2.Pa kryer klasën e parë nuk dilet në të tjerat,(kjo vlen për një kategori njerezish qe ankohen ne nga ndonje maltretim edhe pse edhe nga një goditje vjen humbja e jetës) duke harruar mbi 208 vite gjykime.Respekt per punën e gjithkuj.Ky organizim formoj strukturën sipas strategjisë së asaj kohe se ushria vinte në fund se ajo të shtyn në luftë e ajo luftë në atë kohë sikur të kishte ndodhur menjeherë në fillim këtë le ta analizojnë profesionistët.Vështirë është një system serioz që mbulon tërë Kosovën të qëndroj I pa cenuar ,aktivitete testuese ka patur por për rezistencë apo luftë vendimi duhej të mirrej nga institucionet.Prandaj çdo lëxues e kisha lutur që këtë organizim ta vlerësoj aq sa meriton:
– Pos formimit të strukturave bëri një edukim kolektiv në lëmi specifike përshtatur rrethanavave dhe kundërshtarit.Pa kollabimit të disa institucioneve relevante njerëz të këtij sistemi edhe pse një pjesë ranë në burgje dhe u gjykuan me mbi 208 vite bur,familjet pa kujdes institucional- mbështeteshin ma shumë nga atdhetarët e të afërmit solidarë se as biletat e familjeve për vizita në burgje nuk u realizuan sa dijmë ne nga kompetentet institucional,u injorua mbrojtja juridike e jashtme dhe disa forma-propozime të brendshme.Por kjo gjeneratë e stërvitur në masë të madhe iu bashkua Ushtrisë Clirimtare të Kosovës flas sa di unë edhe pse kishte disa ndasi,po kishte edhe marrveshtje që u respektuan njëanshëm.Mrekullia në krahasim të përpjekjeve për përçarje që ishin shumë intensive e shumëdimenzionjale ndodhi gjatë kulmit të luftës, huti ndodhën në fillim dhe pas luftës.Tri vite afërsisht trajnim në rrethana të jashtzakonshme është mëkat të injorohen sepse kur ndodhi lufta shumica e përkrahen,nuk I përfillën përpjekjet sabotuese politike vertikale.Cudia është si ato nivele pas lufte mbajtën pozita ndër më të lartat e gjatë luftës vërtetë meritonin epitete që ju viheshin atyre qe e bejshin maksimumin për integrim.Kjo mos na u përsëritët më në histori.Krejt ky shtab e pjesë ministrie jashta burgu e jashta Kosove për një kohë të shkurtër u lanë edhe më familje të braktisur pa bukë fare,as strehim as sistemim dhe këta subject shpërblehen sot me postet gati më të larta institucionale dhe pa turp hajnë në djersën dhe gjakun e deshmorve e që para,gjatë e pas lufte I lanë në rrugë edhe këta veprimtarë,edhe deshmorë,familje pos ndonjë reagimi selektiv dhe fatkeq e qellimkeq.
3.U formuan udhzimet dhe planët e punës
4.U formuan njësitë ku bëjshin pjesë shtabet komunale me njësitë pranshtabore dhe org.tjera përcjellëse.Këtu kishte njerëz që sipas vlerësimeve ju kishte komunikuar detyra e disave ende jo.Ishte problem dalja nga Kosova por kjo kompensohej.
5.Nuk ishte lehtë evidence e eprorëve,por kjo u bë falë regjistrimit të popullësisë.
6.Në fillim u mor vendim që sa më pak oficer aktiv e më tëpër rezervistë e të Mbrojtjes teritoriale e tjera të aktivozohen.Kjo sepse e dinim se po u zbuluam në fillim dhe nëse na burgosën oficerët aktiv kush do ta bënte luftën.
U bënë disa teste dhe pas kësaj,Hajzeri insistonte që vendin e tijë ta merr një profesionist,kurse ai Mbrojtjen Civile.U gjet Haxhi Ferati magjistër I mbrojtjes,Abedin Bytyqi,kurse për komandant të Sh.P. Zaim Berisha një oficer I lartë aktiv.Ky njeri edhe pas burgu dha kontribut për luftë çlirimtare të Kosovës pa dallim si shokët e vet në shumicë.Ishte një profesionist I lindur të thuash,fjalë pak,punë shumë.Qeverisë në ekzil me kërkesë të sajë ju derguan raporte për shkallën e përgaditjeve.
U bënë kontakte me shtetin shqiptarë qysh në kohë të Ramiz Alisë.Hajzeri pati si udhëheqës disa kontakte me ushtarakun e lartë në Shqipëri Halil Hysenaj.Për këtë ka dëshmi.Pas këtyre takimeve Hajzer Hajzeraj magjistër I mbrojtjes civile me gradë major atherë I stagnuar nga ish sistemi me Halil Hysenajn e Shqipërisë bëjnë kontakte edhe në Gjermani,edhe me Bukoshin,atje takohen edhe me Sali Çekajn,Gagicën.
Në Tiranë kur ishim në zyrë një herë ishte Ali Aliu,pastaj Mehmet Kraja dhe në herën e fundit që ishte bërë katrahur ishte Skënder Zogaj sa sipas Hajzer Hajzerit koridori ishte mbushur me levore te bananeve.Aty kishte qenë edhe Muhamet Bicaj,po dhe shumë tjerë që spo I përmendim këtu.Kështu pas ardhjes së Sali Berishës në pushtet Hajzeri unë,Ibush Mirena dhe disa shokë shkuam në Shqipëri.Ishte Zhulali I cili nuk I hoqi asnjë pikë as presje marrveshjes së më parshme me Shtetin Shqiptarë.Pas kësaj piqën kushtet për ministër në Kosovë.Anton Kolaj I mbetët vet me sqarue qëndrimin e vet,por si përfundim kur ai mbeti në obligime politike Mr. Hajzer Hajzeri me gradë major i stagnuar nga ish sistemi nga Bukoshi me dakordim te Presidentit historik Rugova caktohet Ministër,,Zv. Ministë Mr. Haxhi Ferati, pastaj Abedin Bytyqi e më vonë Agim Krasniqi,kurse Zaim Berisha Komandant I Shtabit të përgjithshëm pas ardhjes se Hajzerit në ministri..
Në takimet me Hajzer Hajzer kishim prezantuar të gjitha nëvojat tekniko ushtarake dhe mbështetjen tjetër që na duhej e që ishte përgaditur në Prishtinë në Ministri- Shtab.Ishin caktue vendkalimet kufitare dhe ato rezervë të kalimit të armatimit përgjatë kufirit Kosovë Shqipëri në distancë të llogaritur mirë kurse një pjesë jo e madhe të futej në Kosovë.Kjo që në rast zbulimi mos të binte në duart e armikut armatimi strategjik I mundshëm e që ishte për tu vlerësuar.Pas kësaj Kolonel Zaim Berisha mu në momentin kur duhej të shkonte dhe takohej në cilësinë e Komandantit me Komandantin e Ushtrisë shqiptare ndodhë sulmi në një prej bazave të cilës nuk I kanë bërë shërbim të mirë disa subject të MBK që kontaktonim me ta.Kjo nuk është për tua lënë fajin,por si ekspert ne një takim me ne makinen e lan perballë bazës tone keshtu na është dashur ta ndërrojmë njëherë bazën sepse ata me kerr të tyre kishin parkuar përballë bazës sonë e ishin në krye të sindikatës së policisë së Kosovës kuptohet tonës.Me sulmin në këtë bazë sërbët deshtuan,ne kishim disa informacione tonat e disa na Policia jonë si dhe nr e ri te tabelave te automjeteve të tyre civile që na kanë ardhur në ndihmë dhe shumë përpara materialet I kemi njerrur jashta bazave dhe në proceset gjyqësore pos një materiali te N.Z dhe B.M që ishin kompetent me dorëzue po nuk e sollen ,ai ishte zënë por ishte vetëm për një komunë dhe material tjetër as nga ShP as nga Ministria as te ndonjë komune tjetër nuk ran ë duar të sërbve as si provë ne gjykatë.Kishim njohuri modeste apo te admirueshme për gjendjen e armikut dhe disa situate të brendshme qe gjer vonë ishin shtylla armiku I kishim në kontrollë pothuaj maksimal dhe ata pos forces elementet tjerë pothuaj nuk I kishin mëEdhe njëherë të theksojmë se pas kollabimit institucioanal në ekzil ndalet veprimtaria dhe vrullshëm fillon UÇK-ja aktivitetin në fillim me vështirësi,pastaj bashkohet LKÇ e subjekt tjerë .Kur u formue FARK-u Bukoshi u thirr në numrin e ushtrisë së evidentuar nga ne që na kishte ndalur mundësinë e vazhdimit dhe jetë me financa,megjithatë në fund përpjekjet integruese mendoj se ngadhnjyen dhe këtë mësim duhet ta mësojmë si leksion historik.Ngadhnjyen si në shumë raste profesionistet dhe veprimtaret –luftetaret, hiq këtu përfituesit dhe një pakice te pa informuar shpeshherë shperfillën përpjekjet kundërunitet integrues dhe luftës për pavarësi.Kjo shpërfillje jo rrallë por jo gjithherë ka qenë edhe e njëanshme edhe përkrah disa marrveshtjeve,fjalen e kam për ato serioze qe zbatoheshin.Sot jemi në pjesën e dytë të kësaj lufte.Disfavori rrezikues I të arriturave është mungesa eventuale e strategjisë ende të pa bërë dhe serioziteti i sjelljes shtetndërtuese e funksionalizuese nga institucione e gjer te individ e familje.