“Kritika për reperin që u hidhte para të varfërve dhe qeshte derisa ata i mblidhnin nëpër tokë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Kritika për reperin që u hidhte para të varfërve dhe qeshte derisa ata i mblidhnin nëpër tokë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Kritika për reperin që u hidhte para të varfërve dhe qeshte derisa ata i mblidhnin nëpër tokë (Video)

Posted: 25 Oct 2016 06:10 AM PDT

Reperi Relo nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, është kritikuar për 'degradim' pasi e ka postuar një video, ku shfaqet duke u hedhur para të varfërve.

Këngëtari ka shkuar pranë një grupi të pastrehëve ku i ka gjuajtur 30 mijë dollarë dhe më pas ka qeshur, derisa ata përpiqeshin t'i mblidhnin nëpër tokë, transmeton Telegrafi.

Ai së bashku me grupin e tij, janë mahitur dhe i kanë ngacmuar burrat e gratë, që me çdo kush donin t'i kapnin bankënotat në vlerë prej 100 dollarësh.

"Nuk dua të shkoj në klub nate dhe t'ju hedhë para valltareve, kur mund të shkojë tek zezakët e mi dhe të hedhë para sikur bie shiu", ka shkruar reper, emri i vërtetë i të cilit është Terell Davis.

Por, veprimi tij ka ngjallur shumë kritika dhe ai është akuzuar për poshtërim dhe tallje me njerëz në nevojë.

"Ke mundur të ju japësh paratë si duhet dhe të lavdërohesh, e jo t'i konsiderosh si shtazë këta njerëz të varfër", është një nga komentet e shumta që janë bërë lidhur me videon. /Telegrafi/

The post Kritika për reperin që u hidhte para të varfërve dhe qeshte derisa ata i mblidhnin nëpër tokë (Video) appeared first on Telegrafi.

Çifti bashkëshortor pozonin pranë rrethojës së metaltë, por kur nusja vendosi të ecte mbi hekur gjithçka ndryshoi (Foto/Video)

Posted: 25 Oct 2016 05:50 AM PDT

Një video e pazakontë është shfaqur në internet, ku shihet nusja dhe dhëndri duke pozuar pranë një rrethoje të metaltë.

Gjithçka dukej se po shkonte siç është më së miri derisa po realizonin një foto sesion, por në momentin që nusja rrëshqet duke ecur mbi rrethojë gjithçka ndryshon, transmeton Telegrafi.

Veprimin që e bëri nusja i kushtoi shtrenjtë, pasi në momentin që rrëshqet përfundon e lënduar keq, derisa videoja është duke bërë xhiro nëpër botë. /Telegrafi/

 

The post Çifti bashkëshortor pozonin pranë rrethojës së metaltë, por kur nusja vendosi të ecte mbi hekur gjithçka ndryshoi (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.