“I dashuri xheloz e bindi partneren ta bëjë tatuazh në ballë emrin e tij (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“I dashuri xheloz e bindi partneren ta bëjë tatuazh në ballë emrin e tij (Foto)” plus 1 more Telegrafi Dështime


I dashuri xheloz e bindi partneren ta bëjë tatuazh në ballë emrin e tij (Foto)

Posted: 26 Oct 2016 10:23 AM PDT

Ryan Wibberley nga Stoke i Anglisë, e ka bindur Kortney Leigh, që ta bëjë tatuazh në ballë emrin e tij.

Artisti i tatuazheve, që parapëlqen ta thërrasin Wibbo, ia ka shkruar vet mbi vetulla 20-vjeçares, emrin dhe nofkën, në mënyrë që ajo të mos e tradhtojë, transmeton Telegrafi.

Ky ka qenë në fakt kushti, që 23-vjeçari të mos e braktis atë, siç ka bërë me të dashurat e mëparshme, të cilat nuk pranonin.

"I kam pasur 39 të dashura, por ato refuzonin dhe unë i lija. Ato më luteshin që t'ju bëja tatuazh në pjesë tjera të trupit, por unë doja vetëm në ballë", ka thënë Ryan.

Ai së bashku me Kortney, janë së bashku prej muajit shkurt, që kur ai është lëshuar nga burgu shkaku i dënimit për vjedhje dhe kërcënim me armë.

"Njerëzit më shikojnë çuditshëm, por për mua është me rëndësi që Ryan të më dojë. Ai është shumë paranojak dhe kjo është e vetmja mënyrë që ta qetësojë", ka thënë ajo për tatuazhet bizare. /Telegrafi/

Ryan Wibberley with girlfriend Kourtney Leigh. Ryan claims 39 ex-girlfriends have his name tattooed on them. Material must be credited "The Sun/News Syndication" unless otherwise agreed. 100% surcharge if not credited. Online rights need to be cleared separately. Strictly one time use only subject to agreement with News Syndication

i-dashuri-xheloz-e-bindi-partneren-qe-te-beje-tatuazh-ne-balle-emrin-e-tij-foto-3

The post I dashuri xheloz e bindi partneren ta bëjë tatuazh në ballë emrin e tij (Foto) appeared first on Telegrafi.

Dita e lirimit të mallrave, përfundoi me grushte dhe shkelje të njerëzve (Video)

Posted: 26 Oct 2016 06:28 AM PDT

Në një supermarket në Rio de Janiero të Brazilit, ku ka pasur lirim mallrash, njerëzit janë rrëzuar dhe kanë shkelur njëri-tjetri duke hyrë brenda.

Madje, shumë prej tyre kanë filluar të përleshen dhe të grushtohen, derisa përpiqeshin të merrnin gjësendet që donin, transmeton Telegrafi.

Në videon publikuar, shihet turma që ka pritur disa orë duke hyrë brenda me shpejtësi dhe për këtë u shkaktua ajo që njihet si 'stampedo'.

Sidoqoftë, raftet janë zbrazur brenda disa minutave, ndërsa nuk raportohet për ndonjë lëndim serioz.

"Është e çuditshme, se edhe kafshët vrapojnë në grup, por nuk e shkelin ndonjërën, apo të përleshen", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Dita e lirimit të mallrave, përfundoi me grushte dhe shkelje të njerëzve (Video) appeared first on Telegrafi.