“Djaloshi tmerrohet nga maska, nëna e tij qeshet (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Djaloshi tmerrohet nga maska, nëna e tij qeshet (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Djaloshi tmerrohet nga maska, nëna e tij qeshet (Video)

Posted: 15 Oct 2016 10:30 AM PDT

Jackson Johnson nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, ka filluar të qajë i tmerruar nga një maskë e varur në supermarket, por nënës së tij i është dukur qesharake.

Derisa vogëlushi 21 muajsh mbyll sytë dhe ulë kokën, e ëma qëndron pa lëvizur dhe nuk e largon nga aty, transmeton Telegrafi. Madje, ajo edhe dëgjohet duke qeshur, derisa fëmija është i frikësuar nga skeleti me flokë të gjatë.

"Ai qante dhe dridhej, por ishte për të qeshur mënyra se si e shikonte maskën", ka shkruar ajo përbri fotografisë së postuar.

Sidoqoftë, veprimi saj është cilësuar si shumë i ulët dhe nuk është pëlqyer aspak nga shikuesit. /Telegrafi/

The post Djaloshi tmerrohet nga maska, nëna e tij qeshet (Video) appeared first on Telegrafi.

Palaçoja filmon vetën duke hedhur vezë pranë kalimtarëve të pafajshëm (Video)

Posted: 15 Oct 2016 09:21 AM PDT

Phillip Rupert Davies nga Llanrwst i Walesit, e ka vënë maskën e një palaçoje dhe ka hedhur vezë nga dritarja e veturës.

Madje, e ka filmuar vetën me këtë pamje të frikshme, ndërsa e kryen këtë veprim të pahijshëm, transmeton Telegrafi.

Shakaja që i kushtoi shtrenjtë: I veshur si palaço tentoi të frikësonte dy burra, por e pësoi keq (Foto/Video) Shakaja që i kushtoi shtrenjtë: I veshur si palaço tentoi të frikësonte dy burra, por e pësoi keq (Foto/Video)

Videon ai e ka vënë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka marrë shumë komentet negative.

"Veprim fëmijëror dhe me shumë pasoja", si dhe "ke mundur t'i frikësosh shumë njerëzit", janë dy nga komentet e shumta.

Ai është përgjigjur se nuk e ka qëlluar ndonjë njeri , shtëpi apo veturë. /Telegrafi/

The post Palaçoja filmon vetën duke hedhur vezë pranë kalimtarëve të pafajshëm (Video) appeared first on Telegrafi.

Në Kosovë gjërat vijnë nga “e ardhmja” – të prodhuara në muajin e 19-të! (Foto)

Posted: 15 Oct 2016 08:54 AM PDT

Një qytetar i Prishtinës, në një shitore të kryeqytetit vëren diçka të pazakontë tek një produkt në rafte.

Fjala është për një produkt të mishit, për afatin e prodhimit të të cilit qytetarët janë më të kujdesshëm se rëndom.

Por, suxhuku në raft vinte nga "e ardhmja", apo ndoshta ishte prodhuar sipas një "kalendari" që i ka së paku 19 muaj – siç shkruan edhe në etiketë.

"Kjo veç në Kosovë mundet: me u prodhu me 20.19.2016 dhe me skadu me 20.12.2016. Athua këtu viti i ka 24 muaj, a sa?", ka shkruar ky qytetar, në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Në Kosovë gjërat vijnë nga "e ardhmja" – të prodhuara në muajin e 19-të! (Foto) appeared first on Telegrafi.

Related Posts: