“Azilkërkuesit, Ambasadori Austriak: Aplikuan 60 mijë në 2015” plus 9 more 24 ore lajme

“Azilkërkuesit, Ambasadori Austriak: Aplikuan 60 mijë në 2015” plus 9 more 24 ore lajme


Azilkërkuesit, Ambasadori Austriak: Aplikuan 60 mijë në 2015

Posted: 04 Oct 2016 07:48 AM PDT

Shqipëria është një ndër 5 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian. Ambasadori austriak në vendin tonë Johan Sattler  iu referua statistikave sipas të cilave gjatë  vitit 2015, 60.220 qytetarë shqiptarë aplikuan për azil, nga të cilët 33.5% ishin minorenë të pashoqëruar që mbartnin rriskun e kërcënimit dhe abuzimit. ...

Vlahutin: BE ka shumë për të mësuar nga Ballkani

Posted: 04 Oct 2016 07:42 AM PDT

Ekstremizmi i dhunshëm dhe kërcënimet që i kanosen Europës nga Ballkani Perëndimor, kanë qënë në qendër të vëmendjes së ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. "Nëse 25 vite më parë, në kohen e luftrave në ish-Jugosllavi, Ballkani Perëndimor është përshkruar si oborri i pasëm i Europës, ditët e sotme është shumë e qartë dhe ...

Gjirokastër, përplasje fizike midis këshilltarëve të këshillit bashkiak

Posted: 04 Oct 2016 07:38 AM PDT

Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Bashkisë së Gjirokastrës është shoqëruar me përplasje fizike midis këshilltarëve. Konflikti ka nisur gjatë diskutimeve për tregun e ri industrial. Sipas të dhënave të para, këshilltari i Partisë Demokratike, Dasho Aliko, ka goditur një anëtar të Partisë Socialiste, Petrit Brahimi.

Pezullimi i prokurorit Braho, 70 dosjet i kalojnë me short 9 kolegëve

Posted: 04 Oct 2016 07:34 AM PDT

Pezullimit nga detyra i prokurorit Ardian Braho,  i dyshuar si i përfshirë në një afërë korruptive ka detyruar  kreun e Prokurorisë së Tiranës që t'i japë një zgjidhje edhe vijimit të hetimit të dosjeve, të cilat ai i kishte në dorë. Mësohet se 70 dosjet i janë shpërndarë 9 prokurorëve të njësisë task- forc të ...

FAKSIMILE/ Bujar Nishani miratoi importin e mbetjeve si ministër: Po tani çdo thotë?

Posted: 04 Oct 2016 07:30 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani ka votuar pro ligjit qe lejoi importin e mbetjeve, te shtatorit te vitit 2011. Ai ka qene minister i Drejtesise ate kohe dhe, pervec votes, ka dhene mendim te posacem per projektligjin, qysh gjate fazes se diskutimit dhe miratimit ne Keshillin e Ministrave. Sipas nje rregulloreje ne fuqi, cdo akt qe kalon ...

Kim u tremb se mund të përdhunohej nga 5 grabitësit

Posted: 04 Oct 2016 07:25 AM PDT

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me grabitjen e Kim Kardashian gjatë qëndrimit të saj në Paris. Sipas revistës "People", 35-vjeçarja ndodhej në dhomën e gjumit me një këmishë nate transparente gjatë sulmit. Pikërisht në këtë kohë, mendohet se kanë hyrë pesë grabitësist e armatosur dhe me uniforma që kishin stema të policisë franceze. ...

Ish-truproja i Kim: Grabitja e sajuar!

Posted: 04 Oct 2016 07:20 AM PDT

Autoritetet franceze janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme grabitjen e Kim Kardashian West në Paris, ndërsa dyshohet, të paktën sipas mediave, që grabitësit janë serbë. Por ai që ka hedhur hedhur dyshime mbi vërtetësinë e grabitjes është ish-truproja i Kimit, Steve Stanulis. "Nuk do të më çudiste që të ishte e sajuar ...

Java e modës në Paris, shfaqet koleksioni i Valentinos

Posted: 04 Oct 2016 07:13 AM PDT

Frudat, lulet dhe veshjet deri në fund të këmbëve ishin mes elementeve që dominuan koleksionin e ri pranverë-verë 2017 të drejtorit krijues të Valentinos, Pierpaolo Piccoli. Modelet sfiluan në pasarelën e improvizuar të Hotel de Rothschild me dekolte kryesisht të mbyllura,  fustane e bluza me mëngë të gjata, ndërsa ngjyrat dominuese ishin nuancat e rozës ...

Policia këmbëngul: Nuk ka “raport sekret” për drogën, janë fabrikime

Posted: 04 Oct 2016 07:03 AM PDT

Policia e shtetit ka reaguar edhe sot lidhur me një raportim në disa portale online që citojnë një "raport sekret të shërbimeve të huaja" për lidhjen e krerëve të policisë në jug të vendit me mbjelljen dhe trafikimin e drogës. ''Lidhur me lajmin e publikuar në median online "360grade.al" e më pas rimarrë edhe nga ...

Shqipëria, për herë të parë në misionin e NATO-s në Egje për emigrantët

Posted: 04 Oct 2016 06:55 AM PDT

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë një mision të NATO-s në detin Egje, në ndihmë të emigrantëve që tentojnë të vijnë në Europë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në një konfernce të përbashkët për shtyp me homologen e saj holandeze, Jeanine Hennis- Plasschaert, znj. Kodheli ...