“Avokatët nuk do ta mbrojnë terroristin Salah Abdeslam” plus 9 more 24 ore lajme

“Avokatët nuk do ta mbrojnë terroristin Salah Abdeslam” plus 9 more 24 ore lajme


Avokatët nuk do ta mbrojnë terroristin Salah Abdeslam

Posted: 12 Oct 2016 07:13 AM PDT

Avokatët e të dyshuarit kryesor në sulmet e vitit të kaluar në Paris, thonë se nuk do ta mbrojnë më atë. Salah Abdeslam do të përdorë të drejtën e tij për të heshtur, tha  një nga avokatët, Frank Berton për BFM TV. "Ne thamë që në fillim … se nëse klienti ynë  vazhdon të heshtë, ...

Ku u zhdukën shqiptarët!?

Posted: 12 Oct 2016 07:04 AM PDT

Analiza e integimit të shqiptarëve botuar në portalin italian Il Post.it  A ju kujtohen shqiptarët? Erdhën papritur, 25 vjet më parë. Erdhën të gjithë bashkë. Më përpara nuk ishin e pastaj aty për aty, ishin të gjithë këtu. Erdhën mbi anije dhe ishin aq shumë saqë edhe anijet vetë nuk dukeshin. Si në një pemë e ...

Përse kërkon falje Lily Allen?

Posted: 12 Oct 2016 06:51 AM PDT

Këngëtarja Lily Allen ka kërkuar falje 'në emër të vendit të saj' pasi pa kushtet e mjerueshme të refugjatëve në kampin Jungle në Calais. Ajo shpëtheu në lot gjatë një takimi me një 13-vjecar afgan, i cili kishte rrezikuar jetën teksa përpiqej të kalonte me kamion kufirin drejt Britanisë. Adoleshenti, i cili tha se babai ...

Mbi çmimin Nobel në Letërsi dhe Kadarenë

Posted: 12 Oct 2016 06:41 AM PDT

Nga Agron Tufa Duhet theksuar fort, që në fillim: çmimi "Nobel" në Letërsi nuk është Gjyqi i Fundit për një shkrimtar të madh. Le të na qetësojë ky pohim. Është fakt, se "Nobeli" për më se një shekull ka evidentuar vlerat më të bukura artistike dhe humane të letërsisë botërore dhe ka shërbyer si një ...

4 gjëra për t’u mësuar fëmijëve para se të mbushin 10 vjeç

Posted: 12 Oct 2016 06:29 AM PDT

Nuk ekziston një libër magjik që mund të shpjegojë se si ushtrohet më mirë roli i prindërve, por sipas moshës së fëmijëve, është e mundur të transmetohen leksione vërtet të çmuara dhe të rëndësishme për t'u rritur mirë dhe të shëndetshëm. Një nga vlerat e para për t'u mësuar fëmijëve, që të vegjël, është refuzimi ...

Ja pse nuk duhet të debatoni kur jeni të zemëruar

Posted: 12 Oct 2016 06:24 AM PDT

Nuk duhet kurrsesi të fillojmë një diskutim nëse jemi të zemëruar. Ndoshta gjithsecili e di që kjo është e vërtetë. Por ndonjëherë ne e humbin kontrollin e emocioneve tona gjatë një diskutimi të nxehtë dhe nuk mundemi ta ndalojmë, madje mund ta shtyjmë më tej debatin, derisa të jetë shumë vonë. Ja tri arsye të ...

Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret “PAMECA”-n

Posted: 12 Oct 2016 05:59 AM PDT

Përfaqesuesit e PAMECA thirren në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pak ditë pas publikimit të një raporti në media ku kritikohej puna e prokurorisë. Burimet i thanë Ora News se Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda të jetë shprehur se "Raporti ka dëmtuar hetimin për çështje konkrete"

Nikoliq: Raportet mes Beogradit dhe Prishtinës në shkallën më të ulët

Posted: 12 Oct 2016 05:53 AM PDT

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka thënë në  Shën Petersburg se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë në shkallën më të ulët të mundshme të raporteve për shkak të siç tha ai "sulmeve të Prishtinës ndaj pronës serbe në Kosovë" Kjo, sipas tij, mund të përfundojë me marrëveshje, por mund të përfundojë edhe shumë keq, sepse  ...

Murtezaj në Sarajevë: Kosova kontribuuese aktive në nismat rajonale

Posted: 12 Oct 2016 05:44 AM PDT

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, po merr pjesë në punimet e takimit të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Regjional (RCC) në Sarajevë. Lidhur me rëndësinë e takimit, zëvendësministri Murtezaj ka theksuar "Kosova është kontribuuese aktive dhe konstruktive në zhvillimet rajonale, dhe se roli i saj po vjen duke u ...

Kuvendi kërkon lirimin e Nehat Thaçit, nuk pezullohen bisedimet me Serbinë

Posted: 12 Oct 2016 05:39 AM PDT

Kuvendi i Kosovës me 51 vota për, 13 kundër dhe 8 abstenime miratoi Rezolutën e propozuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zema, përmes së cilës kërkohet lirimi i drejtorit rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi. Pro Rezolutës së Zemajt ishin deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe ...