“Ne kemi punuar me qeverinë shqiptare për shumë vite, në luftën kundër krimit të organizuar e cila përfshin edhe narkotikët. Ne e dimë se fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Dhe kjo përfshin, edhe trafikimin e drogave serioze si kokaina dhe heroina. Ajo që po vëmë re së fundmi me kultivimin e kanabisit në Shqipëri është diçka që na shqetëson dhe ne mendojmë, se duke vazhduar vendosjen e lidhjeve midis agjencive ligjzbatuese ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë në lidhje me një prioritet si ky”, – tha ambasadori në intervistën e botuar sot në gazetën Mapo. Ai bën thirrje për më shumë bashkëveprim të organeve ligjzbatuese për të luftuar këtë problem serioz të Shqipërisë.
Home »
» Ambasadori britanik Duncan Norman flet i pari: Kanabisi shqiptar po na shqetëson
Ambasadori britanik Duncan Norman flet i pari: Kanabisi shqiptar po na shqetëson