“Yahoo: Hakerët kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Yahoo: Hakerët kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve
- Drejtësia, Lu takohet me Metën
- Sfida e të qenit kryebashkiak i Tiranës
- Gomone me 812 kg marijuanë drejt Italisë, arrestohen dy trafikantë nga Vlora
- Strehimi, Gjermeni: Projektligji i përgjigjet nevojave, drafti kalon këtë vit në parlament
- Tentuan të grabisin me dhunë, policin, pranga një prej autorëve
- Plan sekret i Seulit për të eliminuar diktatorin Kim Jong Un
- Kosova anëtarësohet në ACEEEO. Loboi edhe KQZ
- ‘Mbetjet’, emrat e deputetëve që nuk votuan projektligjin
- Ushtroi dhunë ndaj babait, policia i gjen një automatik në shtëpi
Yahoo: Hakerët kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve Posted: 23 Sep 2016 02:39 AM PDT
Sipas kompanisë, mes të dhënave të vjedhura janë informacione personale si emra, adresa poste elektronike, numra telefoni, ditëlindje dhe fjalëkalime. Vjedhjet janë bërë që në vitin 2014, por vetëm tani janë bërë publike. Mirëpo, Yahoo deklaroi se nuk janë prekur të dhënat e kartave të kreditit. FBI ka deklaruar se ka nisur hetimet për këto pretendime të kompanisë. Gjithashtu Yahoo është shprehur se informacionet janë vjedhur nga një aktor i sponsorizuar nga një shtet, por nuk dihet përgjegjësi. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Drejtësia, Lu takohet me Metën Posted: 23 Sep 2016 02:29 AM PDT
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Sfida e të qenit kryebashkiak i Tiranës Posted: 23 Sep 2016 02:23 AM PDT
Artikulli i plotë Menjëherë pasi u shpall fitues në zgjedhjet e qershorit të vitit 2015, Erion Veliaj vuri re se nxënësit e shkollave në qytetin e tij kishin një problem: humbisnin 33,000 orë mësimi çdo javë, si pasojë e mungesës në orën e parë pasi mbeteshin në trafik. Fajtori kryesor? Furgonët që transportonin ushqime, të cilët bllokonin rrugët. "Ishte [një situatë] kaotike", tha Veliaj për PI, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, javën e kaluar. "Ata duan të shpërndajnë mallrat ushqimore nëpërmjet makinave të mëdha dhe në këtë mënyrë bllokojnë trafikun", pohon ai. Pavarësisht protestave të bizneseve, Veliaj publikoi një urdhër nëpërmjet të cilit ndalonte lëvizjen e furgonëve që shpërndanin mallra ushqimorë prej orës 7 deri në orën 9 të mëngjesit. "Mendova se kjo është fillimisht një çështje vlerash. A janë 100,000 fëmijë të cilët humbasin orën e parë të mësimit më të rëndësishëm se 1000 furgona çamçakëzësh? Ky është vetëm një detaj i vogël, mes një mijë gjërash të tjera, që tregon se ne na mungojnë hapësirat. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vëmë rregull në përdorimin hapësirën që kemi në dispozicion", shprehet kryetari i Bashkisë. Këtë vit të ri shkollor, zërat kundërshtues ndaj këtij urdhri janë shuar, por kritikuesit kanë gjetur kauza të reja, kundër disa nismave të tjera të ndërmarra nga Veliaj. Një prej tyre ishte lëvizja e detyruar e familjeve të komunitetit rom, për të zhvilluar ambiente rekreacionale pranë parkut të liqenit. Problemin e nxënësve të shkollave dhe trafikut të mëngjesit, Veliaj e ndeshi përmes një aplikacioni të prezantuar prej skuadrës së tij, që synonte të afronte administratën me qytetarët duke marrë informacion të drejtpërdrejtë prej tyre, për t'iu përgjigjur më mirë nevojave që ata kishin. Veliaj, një aktivist i shoqërisë civile, i cili u bashkua me Partinë Socialiste të Edi Ramës në vitin 2009, më pas në 2013 si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e nisi fushatën për kryetar bashkie vetëm 45 ditë para zgjedhjeve. Ai dhe skuadra e tij zhvilluan një aplikacion që do të grumbullonte informacion mbi nevojat e komunitetit dhe në bazë të këtij informacioni ata do të zhvillonin propozime te detajuara, në varësi të nevojave specifike të njësive të ndryshme të Tiranës. Përdoruesit e këtij aplikacioni dërguan foto apo raportime mbi kapakë të munguar pusetash, xhama të thyer dritaresh, kazanë të tejmbushur me mbetje dhe problematika të tjera që ndeshnin në zonën ku ndodheshin. Ai e cilëson këtë qasje si faktor kryesor që e ka ndihmuar të fitojë, në një garë të fortë elektorale. Pas emërimit, Veliaj instaloi sensorë trafiku, vendosi kamera në rrugë dhe e ktheu aplikacionin fillestar, që bazohej në të dhënat e dërgurara nga qytetarët, në atë që u quajt më pas "Tirana Ime". Gjatë vizitës zyrtare, ai ia ofroi këtë platformë për përdorim edhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke theksuar se një prej ngjashmërive të shumta mes dy kryeqyteteve është sfida që shfaqet prej përdorimit masiv të makinave. "Deri në vitin 1990, shqiptarët nuk mund të kishin një makinë në pronësi. Sot në Tiranë, një qytet në të cilin banojnë gati 1 milion banorë, ka 130,000 makina që kryejnë rreth 800,000 udhëtime në ditë", thotë Veliaj. Sipas të dhënave të mbledhura nga skuadra e tij, gjysma e këtyre udhëtimeve me makinë, janë më të shkurtra se 1 kilometër. "Është tejet e qartë që ky fakt nuk lidhet me hapësirën e parkimit apo distancat e mëdha brenda qytetit, por me mentalitetin", thotë Veliaj. Tirana po kthehet në një qendër të artit, arkitekturës dhe kuzhinës. Edi Rama, i cili përpara se të zgjidhej Kryeministër i vendit, ka shërbyer si Kryetar Bashkie, është i njohur për gjallërimin e ndërtesave të zbehta post-komuniste, nëpërmjet lyerjes së tyre me motive plot ngjyra. Veliaj, anëtar i Partisë Socialiste, po ndjek hapat e tij, por kësaj radhe duke i ndryshuar ndërtesat. "Rem Koolhaas do të vijë këtë muaj [në Tiranë] për të vlerësuar mundësinë e ndërtimit të një ndërtese", thotë Veliaj. "Stefano Boeri, arkitekti i famshëm italian i cili ka projektuar Pyllin Vertikal (Bosco Verticale) po punon mbi Planin e Përgjithshëm të Tiranës. Një ndërtesë gjigande e Winy Maas sapo u hap në qendër të Tiranës. Mendoj se për shumë prej tyre duhet të jetë interesante të kenë Shqipërinë në CV-në e tyre dhe për ne është shumë e rëndësishme të vendosim qytetin në hartë, duke sjellë personazhe të tillë, për të lënë shenjën e tyre në qytet". "Por ndryshimet nuk janë vetëm në nivel kozmetik", thotë Veliaj. Sipas tij, lipset që edhe qytetarët e Tiranës të ndryshojnë zakonet e tyre. "Njëzetë e pesë vjet më parë, ne vuanim prej urisë dhe mbaj mend radhën e bukës në Tiranë. Isha 10 apo 11 vjeç dhe qëndroja duke pritur me orë të tëra kamionin e bukës. Sot problemi ynë kryesor është obeziteti. Dhe kjo brenda një gjenerate! Në fillim kritikat ishin të mëdha: Ti je kryetari i Bashkisë, ti je këtu për të shtruar me asfalt, për të rregulluar parqet dhe për të ndërruar poçat e dëmtuar të ndriçimit, jo për t'u mësuar njerëzve se si të rrisin fëmijët e tyre", thotë ai. "Por duhet t'i bësh të dyja, infrastrukturën dhe kulturën". Këto ditë në Prishtinë, thotë Veliaj, po flitet shumë mbi çështjen delikate të demarkacionit të kufijve me Malin e Zi, pa marrë parasysh mënyrat se si jeta e qytetarëve në qytet çdo ditë demarkohet. "Ështe tema e preferuar e bisedës për gjithkënd, kush është më shumë turbo patriot… E di se njerëzit janë të shqetësuar për këtë çështje, është e kuptueshme. Por na duhet demarkacioni në qytet, sepse ne jemi duke uzurpuar çmendurisht hapësirat publike: po uzurpojmë rrugët ku gjithkush duhet të jetë i barabartë dhe ku njerëzit ecin, po uzurpojmë trotuaret për të vendosur makinat luksoze, po uzurpojmë parqet për të krijuar më shumë kafene dhe për të shtuar numrin e dembelëve të cilët rrinë gjithë ditën duke pirë cigare, në një vend ku duhet në fakt të luajnë fëmijët. Na duhet ca nga ky lloj demarkacioni, e askush nuk flet për të, ndërkohë që flitet për një hapësirë të gjelbër në të cilën s'ka qenë askush, por që duket shumë mirë në fotografi", shprehet ai. Veliaj thotë se në datat 26 dhe 27 Nëntor, pak ditë para festës së pavarësisë, do të organizojë në Tiranë një takim të kryetarëve të Bashkisë, të qyteteve kryesore në pesë shtete Ballkanike, ku jeton një numër i madh popullsie shqiptare. "Dëshiroj të sjell kryetarët e secilit prej qyteteve kryesore me popullsi shqiptare, kryetarin e Bashkisë të Prishtinës, të Ulqinit, të Tetovës, të Preshevës. Për një herë të vetme le të mos flasim për Shqipërinë e madhe, por për Shqipërinë e Mirë. Në këto qytete jeton një e treta e popullsisë shqiptare të rajonit. Dhe nëse këto qytete bashkëpunojnë me sukses me njëri-tjetrin, atëherë kemi bërë shumë për një të tretën e bashkë-atdhetarëve tanë", deklaron ai. Kjo mendësi e drejtoi atë në Galerinë Serpentine në Londër, së bashku me artistin kontemporan Anri Sala. I kërkuan nëse Tirana mund të kthehej në një shtëpi të dytë për instalacionet e kësaj Galerie, duke filluar me Renë, një pavijon i ndërtuar me shufra të bardha nga artisti japonez Sou Fujimoto. Kjo strukturë është sot një vend i shumëkërkuar për organizimin e eventeve. Veliaj thotë se ka 361 evente të planifikuara nga 365 ditë të vitit. Kjo është vetëm një pjesë e asaj ç'ka ai konsideron qasje akupunkturale e rregullimit të qytetit, duke u fokusuar intensivisht në përmirësimin e hapësirave më të rëndësishme të qytetit. "Akupunktura nuk masazhon çdo pjesë të trupit, thotë ai, – por prek nervin i cili mund të ndikojë në mënyrën se si funksionon i gjithë trupi. Mendoj se qyteti është si trupi i njeriut, ti nxit një nerv dhe të gjithë qytetarët me tej tërhiqen dhe drejtohen drejt asaj nxitje". Ai nuk ndjek detyrimisht modelin e vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore, por është fokusuar në nxjerrjen në pah të shpirtit unik të qytetit dhe në inovacionet e ardhura nga hapësirat më dendësi të lartë të popullsisë urbane në Amerikën e Jugut. "Unë nuk kam muzeun e Luvrit, por mund të kem Renë e Foujimoto dhe kam gjithashtu bunkerin e Enver Hoxhës", thotë ai. "Kam kuptuar se risitë më të mira nuk po vijnë nga Evropa, por udhëtojnë prej vendeve si Bogota dhe Medellin, apo edhe nga shumë qytete të Amerikës Latine. Ata kanë një mentalitet shumë të ngjashëm me tonin, jetojnë pranë detit, dëshirojnë të pijnë kapuçino gjithë ditën, janë qejf-dashës, të apasionuar ndaj aktiviteteve që zhvillohen jashtë, në ambiente të hapura. Mendoj se një pjesë e mirë e risive sot vjen prej konteksteve të ngjashme, që nuk gjenden në Evropën Veriore. Le të tregohemi të sinqertë, shqiptarët nuk do munden kurrë të kthehen në Kalvinistë". Jo të gjitha përpjekjet e Veliajt për zbukurimin e qytetit janë mirëpritur nga masa. Vjeshtën e kaluar administrata e tij u kritikua për largimin e 48 familjeve të komunitetit rom, të cilat jetonin pranë parkut të Liqenit të Tiranës. Sipas planit, familjeve të cilat ishin të regjistruara në Tiranë, iu ofrua zgjidhje e përkohshme strehimi, ndërkohë që atyre të cilët ishin të regjistruar në bashki të tjera, iu ofrua transporti pa pagesë deri në qytetet nga vinin. Ky plan u kritikua nga Këshilli i Evropës dhe institucione të tjera që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në shkurt kabineti i Veliajt nisi punimet për ndërtimin e një parku për fëmijë pranë Liqenit të Tiranës, zona më e preferuar rekreative e qytetit. Anëtarë të shoqatave mjedisore dhe partive opozitare u vendosen në çadra në park për 78 ditë, për të protestuar kundër ndërtimit të parkut, duke u ndeshur shpesh herë edhe me forcat policore. Sipas një investigimi të BIRN, kontrata që përfshinte ndërtimin e faciliteteve rekreacionale përfshirë këtu një pistë kalërimi, fusha futbolli dhe basketbolli si dhe një bar kafe, u shpall pa organizuar një tender. Së fundmi, administrata e Veliajt u kritikua edhe si pasojë e vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, një punonjës i paregjistruar i turnit të natës në landfillin e qytetit. Në një përpjekje për të ndaluar riciklimin informal dhe dukurinë e grumbullimit të mbetjeve pranë kazanëve që është shumë e përhapur në Tiranë, në mars, Veliaj vizitoi pikën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë, duke u shprehur se grumbulluesit informalë të mbetjeve, kryesisht anëtarë të komunitetit rom, do të kishin mundësi të punësoheshin në pikën e grumbullimit, në përputhje me të gjitha ligjet dhe procedurat e rregullta. Partia Demokratike, opozitare, protestoi pas vdekjes së të riut dhe kërkoi dorëheqjen e Veliajt. Veliaj thotë se vdekja tragjike po përdoret për përfitime politike, duke insistuar se Bashkia nuk e menaxhon pikën e grumbullimit të mbetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe se kjo çështje do të investigohet plotësisht. Administratori i pikës së grumbullimit të mbetjeve është në shpallur në kërkim. "Sigurisht ata [menaxherët e pikës së grumbullimit] shkelën kodin e punës", shpjegon Veliaj. "Le të lejojmë vijimin e hetimeve. Në Tiranë momentalisht kam 100 kantiere të hapura pune. Në secilën prej urave, në secilin prej bulevardeve, në secilën prej brigjeve të lumenjve në të cilët po punojmë në zonat rurale, mund të ndodhë një aksident. Në rast se bëhemi pjesë e lojës së hienave politike, që shprehen se gjithkush në këto kantiere pune është i lidhur drejtpërdrejt me kryetarin e bashkisë që siguron këtë punë, kjo thjesht nuk do të funksionojë". Ashtu si Rama, i cili la pas fasadat shumëngjyrëshe të pallateve dikur të rrënuara, Veliaj është i vendosur në vizionin e tij për një qytet më të rregullt. "E di se mund të ketë njerëz të cilët dëshirojnë vërtetë të jetojnë poshtë statujës së Skenderbeut [në qendër të Tiranës], por kjo thjesht nuk mund të ndodhë", thotë ai. "Por di gjithashtu se ka një mënyrë për t'i bërë të dyja. Mua nuk më duhet të zgjedh mes ofrimit të mundësive të banimit për qytetarët, apo të paturit të një qyteti të lirë, me hapësira të lira". Kryetari i Bashkisë pranon se zgjedhjet e tij, që në thelb synojnë lirimin e hapësirave publike në Tiranë do të kritikohen. Por ai thotë se nuk lëkundet prej tyre, sepse e di gjithashtu që do t'i sigurojnë edhe shumë mbështetës. "Nëse shkatërron garazhin ku dikush mban Mercedesin e tij luksoz, ai do të urrejë, por nëse kjo të lejon të lirosh hapësirën e lojërave të fëmijëve, 100 persona të tjerë do të të duan për këtë". 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Gomone me 812 kg marijuanë drejt Italisë, arrestohen dy trafikantë nga Vlora Posted: 23 Sep 2016 02:15 AM PDT
Mësohet se mjeti lundrues është pikasur në afërsi të Orikumit pas mesnatës nga policia shqiptare dhe pas sinjalizimit për palën italiane, forcat "Delta", dhe Guardia di Finanza e kanë bllokuar në orën 02:10 në Leçe. Në këtë mënër është parandaluar një tjetër rast përpjekjeje për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane. "Nga ana e shërbimeve të policisë kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhëzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim. Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special "Delta" dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit. Rreth orë 02.10, shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi. U sekuestrua një sasi marijuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako, dhe në pranga u vunë shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës", – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Strehimi, Gjermeni: Projektligji i përgjigjet nevojave, drafti kalon këtë vit në parlament Posted: 23 Sep 2016 02:04 AM PDT
Ajo bëri me dije se do të bëhet një studim në bashkëpunim me PNUD për të parë ku janë edhe nevojat më të mëdha. Sipas saj, projektligji i përgjigjet nevojave për strehim, duke shtuar se drafti do të kalojë në parlament këtë vit. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Tentuan të grabisin me dhunë, policin, pranga një prej autorëve Posted: 23 Sep 2016 01:43 AM PDT
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Alfons Loci, 29 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë Këta shtetas rreth orës 09:30, në afërsi të mbikalimit të “Casa Italia”, në autobusin e linjës Kamëz–Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin portofolin, duke e goditur me grushte punonjësin e policisë K.B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë në momentin e ngjarjes ka qenë civil. Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6, ku më konkretisht: Më datë 22.09.2016, në Bulevardin “Zogu I Parë”, tek një restorant, shtetases R. B., me origjinë norvegjeze, i kanë marrë portofolin, ku në brendësi ka pasur një shumë monetare. Më datë 21.09.2016, tek terminali i autobusëve të jugut, shtetasit A. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare. Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobusin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare. Më datë 05.08.2016, në Rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases B. P., i kanë marrë aparatin telefonik. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Plan sekret i Seulit për të eliminuar diktatorin Kim Jong Un Posted: 23 Sep 2016 01:29 AM PDT
"Mund të përdorim raketa të me objektiv të saktë kundër armiqve, si dhe mund të eliminojmë liderin e Phenianit", – ka thënë ai. Në fillim të shtatorit, Koreja e Veriut ka vijuar me testin e saj të pestë bërthamor dhe deri më tani më i fuqishmi, duke shkelur rezolutat e panumërta të OKB-së dhe duke shkaktuar protesta nga ana e komunitetit ndërkombëtar si dhe dënimin e Këshillit të Sigurimit. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Kosova anëtarësohet në ACEEEO. Loboi edhe KQZ Posted: 23 Sep 2016 01:24 AM PDT
Pranimi i Kosovës është bërë në konferencën e 25-të të shoqatës, që po zhvillohet në Tiranë, si dhe pas një lobimi mjaft të rëndësishëm që ka bërë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Lefterije Luzi. Ndërkohë, Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së së Kosovës, në një prononcim për "Top Media"-n ka falënderuar homologen shqiptare dhe vendet që votuan "pro", si dhe ka shprehur pritshmëritë nga anëtarësimi në këtë shoqatë. "Nga kjo organizatë presim të kemi përfitim nga eksperienca e të gjitha trupave menaxhuese të zgjedhjeve të Europës, Europës Juglindore dhe Lindore, nga të cilat do të përfitojmë edhe ne. Kemi mundësi që të trajnohemi, kemi mundësi që të vëzhgojmë zgjedhjet kudo në Europë e botë", deklaroi Valdete Daka. Ndërsa kryetarja e KQZ-së së vendit tonë, në prononcimin e saj u shpreh se ky anëtarësim i Kosovës është mirë edhe për vet shoqatën. "Sigurisht që është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë, por edhe për vet organizatën. Do të thoja se përfitimet do të jenë të gjithanshme, si për Kosovën edhe për organizatën, nga eksperiencat. Kjo sepse jo vetëm që marrim eksperienca, por edhe japim", u shpreh Lefterije Luzi. Konferenca e 25-të e Shoqatës së Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve është vizituar edhe nga deputetë të Kuvendit, si dhe nga kryetari Ilir Meta, që vlerësuan shkëmbimin e eksperiencave në këtë aktivitet. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
‘Mbetjet’, emrat e deputetëve që nuk votuan projektligjin Posted: 23 Sep 2016 01:24 AM PDT
Deputetët që votuan kundër
Ben Blushi, PS Deputetët që nuk votuan Ilir Meta LSI Spartak Braho LSI Vangjel Tavo LSI Ylli Shehu LSI Arta Dade PS Erion Braçe PS Tom Doshi PS Bashkim Fino PS Parid Cara PS Eduard Ndocaj PS Mirela Ferracaku PS Vladimir Kosta PS Enkelejda Shkreli PS Fatmir Toçi PS Mira Shehu PS Shëptim Idrizi PDIU Tahir Muhedini PDIU Mesila Doda PDIU Aqif Rakipi PDIU Omer Mamo PDIU Aldo Bumçi PD Oerd Bylykbashi PD Majlinda Bregu PD Ridvan Bode PD Jozefina Topalli PD Sali Berisha PD Myqerem Tafaj PD Genc Ruli PD Edmond Spaho PD Gjergj Papa PD Albina Deda PD Eduard Halimi PD Igli Cara PD Dashamir Shehi PD Nard Ndoka PD Arbiola Halimi PD Mhill Fufi PD Keltis Kruja PD Gjovalin Bzheta PD Keltis Kruja PD Irma Kopliku PD Dashamir Tahiri PD Astrit Patozi PD Agron DUKA PA Fatmir Mediu PR Deputetët që abstenuan Përparim Spahiu i LSI-së Klodiana Spahiu PS Luljeta Arapi PS Genc Pollo PD Deputetët që votuan pro Edi Rama PS Blendi Klosi PS Ulsi Manja PS Anila Agalliu PS Bujar Çela PS Fatmir Xhafaj PS Pandeli Majko PS Gentjan Bejko PS Shkëlqim Troplini PS Vasilika Hysi PS Artan Gaçi PS Anastas Angjeli PS Evis Kushi PS Andra Marto PS Vexhi Muçmata PS Antoneta Dhima PS Edmond Leka PS Erjeta Alhysa PS Eduard Shalsi PS Rakip Suli PS Besnik Baraj PS Fidel Ylli PS Namik Kopliku PS Ylli Zixhishti PS Adelina Rista PS Anduel Xhindi PS Pirro Lutaj PS Paulin Stërkaj PS Xhemal Qefalia PS Arben Çuko PS Pjerin Ndreu PS Eduard Bejko PS Ilia Pendavinji PS Dashamir Kamberi PS Musa Ulqini PS Alfred Peza PS Pirro Lutaj PS Shkëlqim Cani PS Valentina Leskaj PS Esmeralda Shkjau PS Taulant Balla PS Olta Xhaçka PS Sadri Abazi PS Edmond Leka PS Blerina Gjylameri PS Ervin Koçi PS Ilir Xhakolli PS Gramoz Ruçi PS Ervin Bushati PS Namik Dokle PS Agron Çela LSI Luan Rama LSI Petrit Vasili LSI Bujar Derveni LSI Gjovalin Kadeli LSI Pirro Kapurani LSI Silva Caka LSI Redion Rehovica LSI Kejdi Mehmetaj LSI Monika Kryemadhi LSI Robert Bitri LSI Shkëlqim Selami LSI Luan Duzha LSI Edlira Çekrezi LSI Bujar Kllogjeri LSI 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
Ushtroi dhunë ndaj babait, policia i gjen një automatik në shtëpi Posted: 23 Sep 2016 01:13 AM PDT
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm 23 copë fishekë kalibër 7.62 mm. 23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) |
You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |