“Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t’u sëmurë” plus 1 more Shëndetësia |
| Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t’u sëmurë Posted: 02 Sep 2016 12:48 PM PDT Të lindurit në një muaj apo tjetrin ju bën më shumë apo më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve. Edhe pse mund të duket disi e çuditshme, fëmijët që lindin në disa muaj specifikë kanë ndryshime nga fëmijët që lindin në muaj të tjerë si pasojë e faktorëve të jashtëm, siç mund të jenë klima dhe sidomos ekspozimi në diell, shkruan Blitz, transmeton Telegrafi. Në një studim nga Universiteti i Kolumbias, sipas statistikave të regjistruara që prej 1985-s deri në 2015-n, për rreth 1.75 milionë sëmundje është dalë në rezultatin se të lindurit në muajt shtator, tetor dhe nëntor janë më të predispozuar të sëmuren. Të lindurit në shkurt, mars, prill, maj dhe korrik kanë më tepër imunitet ndaj sëmundjeve, ndërkohë që të lindurit në qershor, gusht, janar dhe dhjetor nuk kanë ndonjë karakteristikë të këtij lloji. Sigurisht që këtu bëhet fjalë për probabilitet dhe ka shumë njerëz të lindur në çdo muaj që janë tepër energjikë dhe të shëndetshëm dhe nuk sëmuren shpesh. Studiuesit kanë thënë se ky raport nuk duhet të trembë prindërit për muajin që ata planifikojnë të lindin beben e tyre, sepse ka edhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në rezultatet e mësipërme, siç mund të jenë kushtet e mjedisit ku lind fëmija si dhe vendi në të cilin rritet. / Telegrafi/ The post Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t'u sëmurë appeared first on Telegrafi. |
| A ju bën çokollata më të mençur? Posted: 02 Sep 2016 03:28 AM PDT Shumica e njerëzve befasohen kur dëgjojnë nga persona tjerë se nuk e pëlqejnë çokollatën. Nuk është e vështirë për t'u parë se përse kanë ata këtë reagim – çokollatat janë me të vërtetë të shijshme. Çokollata me të vërtetë është magjike. Por, veç kësaj, fatmirësisht është edhe e mirë për ju dhe kjo në disa mënyra të ndryshme. Ndër zbulimet më të fundit për të mirat e çokollatës është aftësia e çokollatës për t'ju bërë më të mençur, transmeton Telegrafi. Si ju bën çokollata më të mençur? Gjatë një studimi të një periudhe 40 vjeçare, hulumtuesit kanë zbuluar se personat që hanë çokollatë të paktën një herë në javë kanë funksion të ngritur të trurit. Sipas udhëheqëses të këtij hulumtimi, georgina chricton, konsumimi i rregullt i çokollatës bën që personat të jenë më të mirë duke filluar nga mbajtja në mend e numrave të celularit e deri tek kryerja e disa punëve njëkohësisht. Çfarë përbërësi i çokollatës është përgjegjës për këtë efekt të mahnitshëm? Siç duket, kakao! Këta janë përbërës antioksidantë që e përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut në tru. Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se flavanolet e kakaos e mirëmbajnë elasticitetin e enëve të gjakut, duke lejuar qarkullim të duhur të gjakut. Qarkullimi i mirë i gjakut, normalisht, është krucial për funksionin e të gjitha pjesëve të trupit – e veçanërisht të trurit. Pjesa më e mirë rreth kësaj? Nuk keni nevojë për shumë flavanole që t'i gëzoni këto efekte; mjafton konsumimi i një të pestës të një çokollate të madhësisë së rregullt për t'i gëzuar efektet e mahnitshme. /Telegrafi/ The post A ju bën çokollata më të mençur? appeared first on Telegrafi. |
| You are subscribed to email updates from Shendetesi Lajme – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





