Sevdail Hyseni : Vetë – ve – ndosja…( Satirike)

mentaliteti karikatura (1)


“Vetëvendosja” vet

U kap në grep

I kishte të thyera

Vezët në xhep



As gazi s’i shkrepi

Me tym në Kuvend

E doli në rrugë

Të kërkoj mend



Afera e rrugëve

Nuk i solli nam

Nëpër sheshet tona

Pordhë e piskamë



E pipëzat u shurdhën

Për faqe të zezë

Meqë ishin blerë

Në tregun kinez



Vetëm në Afrikë

Kufijtë si dikur

Thonë se Luanët

I shënojnë me shurrë



Kufijtë nuk lëvizin

Si dera pa rezë

Seç ngeli Kosova

Pa “Vizë” e pa “Vezë”!