RTSH: “Aksident në Kamëz, humb jetën polici” plus 1 more |
Aksident në Kamëz, humb jetën polici Posted: 25 Sep 2016 01:40 PM PDT Një polic ka humbur jeten, ndërsa dy të tjerë janë plagosur pasi makina e tyre shërbimit është goditur nga një makinë që po ecte me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kamëz pranë shkollës “Ibrahim Rugova”. Policia njoftoi se efektivi i saj Ervina Hxhiaj, 42 vjeç, humbi jetën ndonëse u transportua menjëherë në spital. Dy policët e tjerë ndodhen në spital, por pa probleme për jetën. Sipas policisë furgoni i shërbimit është goditur dhe përmbysur nga një fuoristradë “Toyota” e cila po ecte me shpejtësi. Në aksident është përfshirë dhe një makinë tjetër që ishte parkuar ndanë rrugës. Drejtuesi i fuoristradës është ndaluar nga policia. Në spitalin e traumës për të vizituar të plagosurit ka shkuar vetë ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i policisë Haki Çako. Banorët e Kamzës ndërkohë kujtojnë se gati në të njëjtin vend, në një aksident të ngjashëm, pak vite me parë ka humbur jetën një tjetër efektiv policie. |
Lulzim Basha në Facebook për plehrat Posted: 25 Sep 2016 07:34 AM PDT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me miratimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Sipas Bashës miratimi i këtij ligji është një “provë e qartë se qeveria Rama e ka braktisur përfundimisht interesin publik dhe i shërben vetëm një pakice që po pasurohet në kurriz të shumicës”. Basha shkruan se kudo në botë ka mijëra ton mbetje të rrezikshme dhe të dëmshme që presin të shkarkohen në vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar janë të gatshëm të shiten për para. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |