Ora News: “Ekstradohet nga Athina 32-vjeçari për skema mashtruese me TVSH” plus 9 more

Ora News: “Ekstradohet nga Athina 32-vjeçari për skema mashtruese me TVSH” plus 9 more


Ekstradohet nga Athina 32-vjeçari për skema mashtruese me TVSH

Posted: 31 Aug 2016 11:54 PM PDT

Një  32-vjeçar nga Tirana është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi prej një viti ishte i implikuar në skema mashtruese me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në Korçë.

"Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit penal nr 307, të datës 12.08.2015,  ndaj shtetasit të shpallur në kërkim Sotiraq Beçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë: “Arrest me burg” për veprën penale : “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal", sqaron policia.

Beçi është shpallur në kërkim më datë 12.08.2016, si i implikuar në ngjarjen,  në të cilën u zbulua, një skemë mashtrimi me Tvsh- në,  në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Chloe Khan “shokon” me veshjen provokuese

Posted: 31 Aug 2016 11:46 PM PDT

Chloe Khan i ka qëndruar besnike karrierës së  saj në revistën Playboy.

Ylli i Big Brotherit britanik duket se i është rikthyer edhe njëherë të kaluarës mbrëmjen e së mërkurës me një veshje provokuese me veshë lepurushi.

25 vjeçarja është fotografuar në rrugët e Manchester me një xhaketë të zezë që i ekspozonte gjoksin e që linte përtej imagjinatës.

37C54B1000000578-3767951-Shocking_The_petite_stunner_was_undoubtedly_keen_to_show_off_her-a-54_1472684103402 37C54B0C00000578-3767951-Plunging_Ensuring_she_added_a_superstar_touch_to_her_look_Chloe_-a-53_1472684099924 37C54B3100000578-3767951-Ear_you_are_Despite_looking_great_in_the_look_it_was_not_a_typic-a-51_1472684092110 37C54AF400000578-3767951-Bunny_boiler_Chloe_looked_sensational_in_her_slick_ensemble-a-50_1472684090218 37C54AF000000578-3767951-Ouch_Her_buoyantly_backcombed_tresses_tumbled_over_her_shoulders-a-49_1472684087148 37C54B5900000578-3767951-Can_t_Bear_to_be_without_her_Now_on_the_outside_world_Chloe_is_u-a-48_1472684083867 37C54B4400000578-3767951-Shocking_scenes_The_25_year_old_Celebrity_Big_Brother_star_opted-a-47_1472684080138 37C54B1800000578-3767951-Family_party_attire_Chloe_Khan_looked_to_be_proving_her_point_fu-a-46_1472684076013

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Demarkacioni drejt dështimit? Lista serbe bojkoton seancën

Posted: 31 Aug 2016 11:32 PM PDT

Teksa seanca parlametare pritet të nisë në orën 11 e 30 minuta të ditës së sotme për të votuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, një veprim i paparashikueshëm vjen nga Lista Serbe, e cila me urdhër të Beogradit ka vendosur të bojkotojë seancën. Në fakt deri tani problemet ishin parashikuar nga brenda polikës së Kosovës, por gjithcka u qetësua pas konfirmimit të numrave nga ana e dy partnerëve të koalicionit, PDK dhe LDK, pasi një pjesë e mirë e deputetëve të LDK kishin deklarauar votën kundër marrëveshjes.

Por, sipas mendiave vendase, kundër demarkacionit ka dalë edhe një parti e koalicionit qeveritar, Partia e Drejtësisë, e cila në Kuvend përfaqësohet nga deputetja Labinotë Demi-Murtezi.

Një situatë e tillë krijon paqartësi edhe më të mëdha nëse koalcionin PDK-LDK i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi. Që marrëveshja të jetë fuqiplotë duhen votat e dy të tretave të deputetëve, minimumi 80 vota. Sipas ndarjes në Kuvend, mazhoranca ka 84 deputetë, opozita 30, kurse gjashtë deputetë janë të pavarur.

Nëse numrit të deputetëve të shumicës i shtojmë votat e 6 deputetëve të pavarur, ky numër shkon në 90. Por nëse deputetët e Listës Serbe nuk marrin pjesë në seancë, atëherë dështimi i demarkacionit është i qartë, sepse në asnjë variant nuk mund të bëhen 80 vota.

Që gjërat të komplikohen edhe më shumë për pozitën, janë deklarimet e disa deputetëve të koalicionit të cilët prej kohësh kanë deklaruar se do të votojnë kundër demarkacionit. Në këtë listë janë Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj i LDK-së, Nait Hasani dhe Raif Qela nga PDK. Ndërkaq lëvizja vetvendosje ka paralajmëruar se do të protestojë jahstë parlamentit në prishtinë kundërmarreveshjes, duke u shprehur se protesta do të jetë paqësore, por jo e qetë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nuk ndalet droga, asgjesohen 13500 rrënjë kanabis në Memaliaj

Posted: 31 Aug 2016 11:20 PM PDT

Nuk ndalet droga në Shqipëri, pas aksionit të një ditë më parë, ku u asgjesuan mbi 80 mijë rrënjë kanabis në disa qytete të Shqipërisë, policia ka vijuar aksionin. Ne Memalij janë asgjesuar me anë të djegies 13500 rrënjë.

“Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e  Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1 ,Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela  3 100 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë ,në vendin e quajtur “Sheshi i  Vreshtit” ,Kalivaç , Memaliaj , u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu  nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë  në afërsi të fshatit Kalivaç,Memaliaj , në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Formojnë një kullë 15 metra, ja si rrëzohen

Posted: 31 Aug 2016 11:20 PM PDT

Disa nga performuesit në festivalin spanjoll "St Felix Day", përjetuan disa momente marramendëse kur formuan sëbashku kullën e tyre njerëzore në lartësinë 15 metra- derisa e u shemb e gjitha, vetëm nga një lëvizje e gabuar.

Mijëra vetë u mblodhën në Villafranca del Penedes në Katalonia për të ndjekur skuadrat që konkuronin për të ndërtuar kullën më të lartë, njohur ndryshe si "castell".

Video shokuese tregon se si vepra e artit një prej ekipeve u shkatërrua para të gjithë spektatorëve pasi nuk arriti të ruante ekuilibrin.

Festivali është një traditë spanjolle që daton që nga shekulli i 18.

6345785689

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjashtë lëkundje tërmeti brenda 2 orësh, epiqendra Librazhd

Posted: 31 Aug 2016 11:10 PM PDT

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave në Tiranë.

Janë regjistruar gjashtë lëkundje tërmeti nga ora 22:20- 23: 52 të mbrëmjes së të enjtes 31 gusht 2016.

Lëkundja më e fortë ka qenë në orën 22: 20 kur është regjistruar  me forcë 4.2 dhe epiqendër Gështenjë, 14 km në veri të Librazhdit

Lëkundje të tjera janë ndjerë në Ora: 22:33:35, Ora: 22:50:35, Ora: 23:14:53,
Ora: 23:52:44 dhe epiqendrat e kanë pasur po në Librazhd.

Momentalisht nuk raportohen për dëme apo të lënduar. Tërmeti është ndjerë në Tiranë.

dasdasd

Harta ku jane regjistruar lekundjet e termetit, me te kuqe epiqendra

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të tjera tërmete në Amatrice. Prokuroria nis hetimet për shembjet

Posted: 31 Aug 2016 11:10 PM PDT

Toka vazhdon të dridhet në territorin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qëndrore duke shkaktuar deri më tani 294 viktima.

Në orën 5.53 minuta të mëngjesit të sotëm një lëkundje tërmeti e shkallës 3.6 është regjistruar në komunën e Amatrices me epiqëndër 10 km në thellësi të tokës.

Ndërsa në orën 00.14 minuta të natës së shkuar në Arquata del Tronto lëkundja e tërmetit ka qënë e shkallës 3.5. E po e shkallës 3.5 ka qënë lëkundja e tërmetit e regjistruar një natë më parë në ora 23.42 në komunën e Norcias.

Prokuroria vë nën sekuestrim serverin dhe arkivin e komunës së Amatrices

Ndërkohë Prokuroria e provincës së Rietit,  pjesë e së cilës është komuna e Amatrices ka nisur zyrtarisht hetimet mbi shëmbjet e shkaktuara nga tërmeti në këtë qytezë e konsideruar si një territor me një rrezik të lartë sizmik.

Prokuroria e Rietit ka vënë nën sekuestrim serverin e komunës së Amatrices , arkivin e zyrave teknike në këtë komunë si dhe një dokumentacion administrativ e teknik prej 12 mijë faqesh nga tenderat publik të lëshuar nga kjo komunë për punimet e kryera në ndërtesat publike.

Ajo cka ka ngeluar nga ndërtesa e komunës së Amatrices është vënë nën sekuestrimin e autoriteteve italiane  e po punohet për të rikuperuar të gjithë sitemin informatik, i cili ka mbetur nën gërmadha.

Një vëmënjde të vecantë në këtë hetim po i kushtohet punimeve të kryera në shkollën e Amtarices të cilat duhet të përmbanin dhe vënien e e saj në siguri nga rreziku sizmik.

Gjithashtu policia finaciare italiane po kryen kontrolle e ka mbledhur dokumente në disa seli entesh publike e sipërmarrjesh që kanë ekzekutuar punimet në disa ndërtsa në komunën e Amatrices.

Një ditë më parë qeveria italiane ka emëruar Vasco Erranin, ish guvernatorin e rajonit të Emilia Romanjës, komisar teknik për rindërtimin e zonave të dëmtuar nga tërmeti i 24 gushtit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarret, Kadeli: 6 helikopterë në pritje për ndërhyrje. Urdhëri nuk u dha

Posted: 31 Aug 2016 10:49 PM PDT

Situata e zjarrve në zonën e Lezhës këtë verë ka qenë shumë shqetësuese, ku në disa raste janë rrezikuar edhe banesat. Deputetit i LSI, Gjovalin Kadeli bëri përgjegjëse qeverinë për mospërballimin e situatës.

Në në postim në profilin e tij në FB, Kadeli thotë se kompania e helikopterëve, me 6 helikopterë në dispozicion ka qenë në pritje të një urdhëri për të ndërhyrë dhe për të shuar zjarret që ranë për disa ditë në malin e Rrepsit ne Shëngjin

Sipas deputetit të LSI, "ky urdhër nuk u dha asnjëherë, por thjesht  u përdor një helikopter për të thënë se po bëjmë diçka".

Deputeti i LSI e mbyll postimin e tij duke thënë “turp që u la të digjej ajo perlë e natyrës”

 

Postimi i Kadelit në FB

Shengjini !
Qyteti qe percolli mijera pushues mes dashurise dhe dhimbjes !

Sapo mbaroi sezoni veror dhe jam i bindur se c’do pushues qe ka kaluar pushimet ne Shengjin eshte larguar me pershtypje me te mira mbi sherbimin e permiresuar hotelier dhe akomodues dhe sidomos guzhinat tradicionale shqiptare me ushqime bio te kerkuara aq shume nga pushuesit.
Por un kam nje falenderim per ata qe u sherbyen me shume ketyre pushuesve , duke u privuar nga nje dite pushimi me familjet e tyre , dhe keta jane punonjesit e rendit e te qarkullimit rrugor te Lezhes, Kurbinit dhe Mirdites te cilet ne c’do minut kane qen ne sherbim te pushuesve te shumte duke u garantuar qetesi absolute dhe nje qarkullim rrugor prefekt.
Keta punonjes policie duhet te vleresohen me shume se me nje falenderim ,duhet te shperblehen per punen e tyre jashte orarit pasi esht e vetmja mundesi qe t’ua justifikoje mungesen prane familjeve ne keto dite te nxehta vere , te privuar per te qen me femijet e tyre ne plazhe si gjith shtetasit e tjere me leje te perkoheshme.
Por njekohesisht jan vene re edhe probleme te medha te furnizimit me energji elektrike dhe here here edhe me uje te pijshem.
Zjarri qe nuk u shua dot ne kohen e duhur per munges mjetesh logjistike dogji dhjetera hektar pisha te cilat i jepnin oksigjen ketij qyteti deri dje te mrekullueshem ,shqetesoi e frikesoi pushuesit nga flaka qe per pak sa nuk dogji disa banesa e pallate, me gjithe pranine e te palodhurit Shemsi Premci , N/kolonel Ali Mali komandant i operacionit. N/kolonel BesimBala, Kapiten Drini Pasha dhe forcat e shumta te policise Shkoder e forcat e ushtrise te cilet nuk kishin asnje mjet per shuarjen e zjarrit e as doreza per tu mbrojtur te pakten ,prania e Prefektit Eduart Ndreca dhe sekretarit te pergjithshem Altin jaku nuk mjaftoi ,ndersa u deshmua edhe njeher se shteti esht i pafuqishen dhe neglizhent ne te tilla raste,kompania e elikoptereve kishte edhe 6 elikopter te tjere ne pritje te urdherit per te shuar zjarrin, por urdheri nuk u dha asnjeher, por vetem per nje sa per te deshmuar se po bejne dicka…… !!! ( siq duket i kan mbajtur ne gadishmeri per te shuar flaket ne parcelat me kanabis )Turp qe u la te digjej ajo perle qe furnizon me oksigjen qytetin bregdetar Shengjinin.

afasdf

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Erdogan miraton marrëveshjen e normalizimit Turqi-Izrael

Posted: 31 Aug 2016 10:30 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka miratuar dje marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënive me Izralin, i cili u miratua pak ditë më parë në parlamentin turk, raporton Daily Sabah.

Sipas marrëveshjes pritet që të rivendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, të cilat do të shkëmbejnë ambasadorët në javët e ardhshme. Ligji në lidhje me miratimin e marrëveshjes mes Turqisë dhe Izraelit mbi kompensim i është dorëzuar kryeministrit për shpallje.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit u prishën në vitin 2010 pas një sulmi detar izraelit drejt një anije truke, ndërkohë që po jepte ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Nga sulmi u vranë 10 aktivistë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rita Ora zbulon në “Tonight” këngën që do këndojë në Vatikan

Posted: 31 Aug 2016 01:50 PM PDT

Këngetarja shqiptare Rita Ora ka shprehur entuziazmin për pjesmarrjen në koncertin që do të mbahet në Vatikan me rastin e  shenjtërimit të Nënë Terezës gjatë një bisede me Jimmy Fallon në puntatën e mbrëmshme të emisionit të tij.

Ajo tha se të këndosh për Papën është diçka e mrekullueshme, duke shprehur me nota humori edhe befasine kur kishte lexuar ftesën dhe emrin e Papës në listën e të ftuarve.

"Nesër nisem për në Vatikan. Unë jam një person me shume spiritual, por ta takosh Papën mendoj se është diçka e mrekullueshme. Do të ndodhë një mrekulli. Nenë Tereza do të shpallet shenjt", tha Ora.

"What child is this who laid to rest" është kënga që Rita do tw performojë në Vatikan, të cilën e zbuloi gjatë intervistës në "Tonight show" me Jimmy Fallon.

Në koncert nuk do të mungojnë edhe emra të tjerë të njohur të skenës shqiptare të njohura botërisht, si soprano e famshme Inva Mula dhe Ermonela Jaho.

Më 4 shtator bamirësja shqiptare Nënë Tereza do të shpallet shenjt,  12 vjet pas lumturimit të saj nga ana e Papa Gjon Pali i II.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter