“Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press |
- Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës
- Fotografi dhe Video ekskluzive: Noizy zbret nga vetura e Ndihmës së Shpejt në QKUK
- Avramopolous siguron kosovarët që vizat hiqen shumë shpejtë (Foto/Video)
- Ekskluzive: Përveç Noizyt, ky është i plagosuri tjetër (Foto)
- MAPL bllokon punën e komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj
- Banorët në rrugën “Remzi Hoxha” në hall më deponitë e egra (Foto)
- Britani: Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil
- Policia konfirmon plagosjen që u përfshin Noizy dhe Cozman (Foto)
- Kerry falënderon Shqipërinë për muxhahedinët (Video)
- Thaçi në Toronto, me kryeministren Wynne diskutojnë për Kosovën
Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT Këtë të paktën e ka thënë ambasadori i Marokut në Serbi, Abdellah Zegour, gjatë një takimi që ka pasur me presidentin serb, Tomislav Nikoliq. Gjatë këtij takimi, por edhe në takimet tjera që presidenti serb ka me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, i ka konfirmuar përfaqësuesit të Marokut që të vazhdojë me qëndrimin kundër pavarësisë, transmeton lajmi.net. Ambasadori Zegour ka thënë se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës, si dhe qëndrimin kundër pranimit të vendit tonë në UNESCO./lajmi.net |
Fotografi dhe Video ekskluzive: Noizy zbret nga vetura e Ndihmës së Shpejt në QKUK Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT Edhe pse u raportua se Noizy nuk është në mesin e të plagosurve nga të shtënat dhe rrahja në Swiss Diamond, ai është parë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK). Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, Noizy shihet duke zbritur nga vetura e Ndihmës së Shpejt në QKUK, raporton lajmi.net.
|
Avramopolous siguron kosovarët që vizat hiqen shumë shpejtë (Foto/Video) Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT Në takim me Avramopolous, i cili është njëri prej mbështetësve kryesor të Kosovës në BE për heqjen e vizave, Hoxhaj e ka njoftuar me zhvillimet e brendshme dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur obligimet e saj, thuhet në njoftim të MPJ-së. Njëherësh, ministri Hoxhaj ka kërkuar edhe vendim pozitiv në javët që vijnë sapo të përmbushen këto kritere. "Në takimin që kisha me Komisionerin Avramopolous dhe me shumë deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, kemi marrë një zotim të madhë dhe të plotë se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Evropës në momentin kur i plotësojmë kriteret e fundit që kanë mbetur pa u plotësuar" ka thënë Hoxhaj. Nga ana e tij, Avramopolous ka deklaruar se beson që kilometri i fundit drejt Evropës pa viza nuk do të zgjasë edhe shumë. "Jam shumë i lumtur që e takoj sërish një mik të vjetër dhe të mirë, Enver Hoxhaj, ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës. Ne zhvilluam një diskutim shumë të mirë, si gjithnjë. Edhe njëherë ritheksuam vullnetin tonë për të lëvizur përpara. E dini që në këto muajt e fundit, së bashku, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni kanë punuar për ti tejkaluar pengesat e fundit që nuk janë arritur ende në mënyrë që të arrijmë atë moment ku qytetarët e Kosovës ti gëzojnë të drejtat dhe ti gjejnë dyert e hapura për të lëvizur pa viza në Evropë. Ashtu siç e kam theksuar gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë, ne jemi në kilometrin e fundit. Ju siguroj që ky kilometër nuk do të zgjasë edhe më", ka thënë Avramopolous pas takimit me Hoxhajn. Në margjina të punimeve vjeshtore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Hoxhaj ka takuar ndaras edhe eurodeputeten, Ulrike Lunacek, raportuesin në hije për Kosovën nga grupi S&D, Antonio Panzeri, udhëheqësin e Delegacionit për Kosovë dhe BeH, Tonino Picula, Kryetarin e grupit S&D, Gianni Pittella së bashku me Tanja Fajon, raportuesin për Kosovën, David McAllister dhe bashkëudhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE, Elmar Brok. Në këto takime, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raportin mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për dialogun Kosovë Serbi. Po ashtu, ka kërkuar mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave. Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj ka takuar Komisionierin Hahn, Shefen për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe takime në NATO. |
Ekskluzive: Përveç Noizyt, ky është i plagosuri tjetër (Foto) Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT
Deri më tani të arrestuar janë vetëm tre persona, të cilët u përleshën me armë zjarri me Cozmanin dhe shokët e tij. Lajmi.net mëson se të plagosur kanë mbetur Noizy dhe Denis Hajri. |
MAPL bllokon punën e komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj Posted: 13 Sep 2016 10:10 AM PDT Ferizaj, 13 shtator.2016.Anulimi i një vendimi të Kuvendit të Ferizajt nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal ka bllokuar përkohësisht punën e komisionit komunal për dhënien në shfrytëzim të banesave solidare. Ndonëse Kuvendi kohë më parë kishte marrë një vendim për kompensimin material të anëtarëve të këtij komisioni, kjo ministri ka konstatuar se ky vendim bie ndesh me ligjin për menaxhimin e financave publike, i cili në një nen të tij e ndalon kompensimin material të shërbyesve civil. Kryetari i këtij komisioni Imri Hashani, ka thënë me këtë rast se anulimi i këtij vendim të kuvendit nga ana e Ministrisë ka sjellur deri te bllokimi i përkohshëm i punës së komisionit ngase në kuadër të tij janë tre anëtarë që janë shërbyes civil . " Komisioni për ndarjen e banesave ka filluar punën në fillim të muajit shkurt dhe ka bërë një punë shumë të madhe, një punë me përgjegjësi dhe duk u bazuar në udhëzimet administrative. Pothuajse kemi qenë në përmbyllje të punës që kemi bërë gjatë kësaj kohe gjashtë mujore. Në një nga seancat e rregullta Kuvendi Komunal kishte marrë një vendim për kompensimin e komisionit për ndarjen e banesave, vendim të cilin pas një kohe MAPL e ka kthyer si vendim jo të ligjshëm. Në këtë vendim thuhet se nuk mundë të kompensohen në komisione ata anëtar që janë shërbyes civil . Në këtë komision kemi tre anëtar që janë shërbyes civil të cilët nuk do të kompensohen. Me marrjen e këtij vendimi këta tre anëtar tani më nuk vinë në komision pasi më parë u është thënë se do të paguhen. Po të mos ishte kjo, me punën që ishte duke bërë, ky komision në fund të muajit gusht është dashur të përfundonte këtë. Por tani ka më shumë se tre javë që puna e komisionit është ndalur dhe jemi duke u konsultuar se si të vazhdojmë më tutje që kjo punë të rrumbullakohet" tha Imri Hashani,kryetar i komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj Për këtë problem ka folur edhe kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt, Faruk Guri. Ai ka thënë se Kuvendi ka reviduar këtë vendim duke respektuar nenin 80 të Ligjit për Financat Publike. Guri tha se anëtaret e këtij komisioni duhet të kompensohen me ditë të lira për punën që bëjnë e jo edhe me mjete materiale. Duke u nisur nga kjo, drejtues të këtij komision thonë se kryetari duhet të veproi në këtë drejtim ngase puna e komisionit është në fazën e fundit. Në anën tjetër kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri, ripërsërit se e vetmja mundësi është kompensimi me ditë të lira të anëtarëve që janë shërbyes civil Komisioni Komunal për dhënien në shfrytëzim të banesave solidare ka filluar punën qe disa muaj. Ky proces është dashur që të përfundoi në fund të muajit të kaluar.Ky problem i dalur së fundi si duket ka bllokuar përkohësisht punën e këtij komisioni, transmeton TV Liria |
Banorët në rrugën “Remzi Hoxha” në hall më deponitë e egra (Foto) Posted: 13 Sep 2016 09:30 AM PDT Banorët në rrugën "Remzi Hoxha" kanë ra në hall me deponitë e egra të cilat po krijohen nga banorët e banesave të cilët përveç mbeturinave po hedhin edhe material ndërtimorë. Kjo pjesë e cila gjendet prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare në rrugën "Rexhep Bislimi" ka nxitur edhe reagimin e qytetarëve të cilët banojnë në këtë pjesë,e të cilët po fajësojnë banorët e këtyre ndërtesave të cilët gjuajnë mbeturinat nga katet e larta. Por kjo si duket ka arritur kulmin kur tani aty po hedhet edhe mbetje te materialeve ndërtimore nga ata të cilët po rinovojnë banesat. "Çka është më e keqja,nga hedhja e këtyre materialeve nga katet e larta ka pësuar edhe një qen i cili ka ditë që po qëndron aty dhe tani ka filluar ti vije edhe era q po krijon një ambient të padurueshëm" ka thënë një qytetar i kësaj rruge. Këta banorë kanë bërë apel te kompania "Pastërtia" që të marr masa për largimin e kësaj deponie dhe qenit të ngordhur por edhe nga organet kompetente që të marrin masa ndaj qytetarëve të cilët për interesa personale dhe nga pakujdesi po u ndotin ambientin të gjithë banorëve në këtë pjesë.
|
Britani: Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT Kjo shkallë e pandryshuar ishte në një mënyrë befasuese, raporton AP nga Londra. Konsensusi në tregje ishte se inflacioni do të ngritej në 0.7%, pjesërisht për shkak të rënies së funtës, pasi Britania vendosi për largim nga Bashkimi Evropian. Vlera më e ulët e fundit e bënë importin më të shtrenjtë. Pas publikimit të të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare, funta është në kuotën prej 1.33 dollar amerikan. Megjithqë nuk ka rritje të inflacionit në muajin gusht, pjesa më e madhe e ekonomistëve presin që inflacioni në Britani do të rritet gjatë muajve të ardhshëm, në masë të madhe si pasojë e çmimeve më të larta të importit. |
Policia konfirmon plagosjen që u përfshin Noizy dhe Cozman (Foto) Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT (Iplotësuar 17:55)- Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për lajmi.net plagosjen që ndodhi në Prishtinën. Sipas Ahmetit një person është i plagosur dhe tre persona të tjerë janë të shoqëruar në polici, raporton lajmi.net. "Një person është i plagosur, ndërsa tre të tjerë janë të shoqëruar në polici", ka thënë Ahmeti. ………………………. Plagosje në sheshin e Prishtinës, i përfshirë Noizy (Foto) Rreth orës 17:20 minuta në sheshin e Prishtinës, konkretisht afër hotelit 'Swiss Diamond', ka pasur të shtëna me armë zjarri ku ka mbetur një i plagosur i cili dyshohet të jetë shok i këngëtarit Noizy. Gjithashtu edhe këngëtari në fjalë ishte i involvuar në këtë incident, por detaje të tjera nuk dihet, raporton lajmi.net. Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Lajmi.net do të ju informoj për rrjedhën e ngjarjes në vazhdim. /Lajmi.net/
|
Kerry falënderon Shqipërinë për muxhahedinët (Video) Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT Ai ka thënë se Shqiëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve, duke thënë se i është mirënjohës Shqipërisë për këtë akt siç e ka quajtur ai humanitar "Më lini të bëj një koment të shkurtër për lajmet e mira, sepse siç e dimë jetojmë në një periudhë turbullirash. Besoj se është e nevojshme të tregoj një arritje nga java e shkuar. Të premten e kaluar, 280 anëtarët e fundit të grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë, u shpërngulën nga kampi në Irak. Hera e parë që u përfshiva në këtë përpjekje ka qenë koha kur unë kam qenë në Senat. Dhe kjo ishte arsyeja pse vitin e parë si Sekretar u takova me Jonathan Ëiner, një nga këshilltarët e mi më besnikë, për t'i bërë muxhahedinët të linin Irakun. Pas një progresi disa mujor, vizitova Tiranën një vit më parë dhe diskutova me qeverinë shqiptare për dërgimin e muxhahedinëve të fundit. Shqipëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, duke përmendur Kosovën dhe një numër të madh çifutësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. I jam shumë mirënjohës Shqipërisë për këtë akt humanitar"- deklaroi Kerry. 280 muxhahedinët e fundit kanë mbërritur në Shqipëri në 10 shtator. |
Thaçi në Toronto, me kryeministren Wynne diskutojnë për Kosovën Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT Ai shtoi se është i gëzuar me faktin se në ekipin e kryeministres Wynne ishte edhe një bashkatdhetar i Kosova./lajmi.net Lexo të plotë postimin: Gjatë qëndrimit në Toronto takova edhe Kryeministren e Ontarios, zonjën Kathleen Wynne. Me kryeministren Wynne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës dhe për komunitetin e diasporës, pjesëtarët e së cilës jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Toronto, Hamilton dhe London. Theksova rritjen e vazhduar të pranisë së Kosovës në provincën kanadeze të Ontarios, hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otavë, pjesëmarrjen në panairin më të madh vjetor në botë në fushën e minierave dhe mineraleve që mbahet në Toronto. U gëzova jashtëzakonisht me faktin se në ekipin e kryeministres Ëynne ishte edhe një bashkatdhetar i yni nga Kosova. HTH |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |