“Lani duart më gjatë se 15 sekonda” plus 1 more Shëndetësia

“Lani duart më gjatë se 15 sekonda” plus 1 more Shëndetësia


Lani duart më gjatë se 15 sekonda

Posted: 25 Sep 2016 04:31 PM PDT

EDHE PSE kaherë është e njohur që larja e duarve është preventivë e shëndetit të mirë, hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që është një numër i vogël i atyre të cilët dinë t'i lajnë duart në mënyrë të drejtë.

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë vështruar larjen e duarve në një tualet publik, transmeton Telegrafi.

Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë vështrim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.

Kjo do të thotë që i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe nyjat për t'i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë lartë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.

Washing of hands with soap under running water.

Numri më i madh është i atyre të cilët i kanë larë duart me sapun dhe ujë, mirëpo më pak se 15 sekonda.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që për eliminimin e baktereve nga duart nuk janë të nevojshëm vetëm sapunët antibakterialë. Sepse substanca triklosan, e cila është përbërës kryesor antiseptik i sapunëve antibakterialë, shkatërron florën e zorrëve.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ata të cilët tashmë kanë rrezikuar shëndetin.

Prandaj mosbalancimi i mikroorgranizmave të vendosur në mënyrë të natyrshme në traktin gastrointestinal përkeqëson gjendjen e sëmundjes primare, posaçërisht te personat me diabet, pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti. /Telegrafi/

woman-washing-her-hands-with-liquid-soap_vzzuyj

The post Lani duart më gjatë se 15 sekonda appeared first on Telegrafi.

Mund të mos jetë kancer! Katër faktorët që mund të nxjerrin rezultatet të rreme në skaner

Posted: 25 Sep 2016 03:03 AM PDT

Praktikat në jetën e përditshme diktojnë nivelin e rrezikut për kancer ndaj të cilit ekspozohet individi.

Në shumë raste, kapja në kohë e kancerit do të thotë shpëtim të jetës.

Shmangni stresin e panevojshëm duke folur për këta faktorë paraprakisht me doktorët.

d1b658572dc0215d8595e9631512e7bb

Implantet e silikonit
Silikoni mund ta bëjë më të vështirë ekzaminimin e një pjese të gjoksit gjatë skanimit.

961716129a697219e9372c9b72aebadb

Tatuazhet
Në disa raste të rralla, boja e tatuazheve mund të duket si kancer që është shpërndarë në nyjet limfatike.

Staying fresh. Cropped image of beautiful young woman wrapped in towel standing against grey background, using deodorant; Shutterstock ID 171246548; PO: natural-deodorant-today-tease-160210; Client: TODAY Digital

Deodorantët
Disa antiperspirantë përmbajnë substanca që shfaqen si pika të bardha gjatë mamografisë.

d79f4dc0ffe5bc87b6871d6652660cb3

Dendësia
Gjoksi i ngjeshur në disa raste i maskon tumoret dhe i bën më të vështirë për t'u dalluar.

Burimi: Women’s Health

The post Mund të mos jetë kancer! Katër faktorët që mund të nxjerrin rezultatet të rreme në skaner appeared first on Telegrafi.