Lajmi.net: “Mavraj në xhami para ndeshjes me Maqedoninë” plus 8 more

Lajmi.net: “Mavraj në xhami para ndeshjes me Maqedoninë” plus 8 more


Mavraj në xhami para ndeshjes me Maqedoninë

Posted: 05 Sep 2016 12:07 AM PDT

Ai fali namazin e sabahut dhe postoi një foto në Facebook.

“Fllad mëngjesi në Shkodër. I lumtur me caktimin e Zotit”, shkroi Mavraj, përcjellë “Lajmi.net”.

Ju kujtojmë që Shqipëria takohet me Maqedoninë prej orës 20:45.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.

Vetura godet për vdekje 65 vjeçarin

Posted: 05 Sep 2016 12:07 AM PDT

Policia shqiptare / arkiv

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:300, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit".

24 vjeçari me veturë "Toyota" është ndalur nga Policia, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

Përmendorja e Shën Terezës do të kushtojë miliona euro (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 12:03 AM PDT

Nene Tereza

Ndërtimi i përmendores do të jetë i lartë 32 metra ku dhe filloi vitin e kaluar në tetor, kurse Ministria për kulturë, si udhëheqëse e projektit, njoftoi se ndërtimi duhet të përfundojë për 18 muaj.

Më herët, në janar të vitit 2014, biznesmeni Subrata Roy, partneri jo i gjykuar i qeverisë së Gruevskit, tha se ai do ta ndërtoj përmendoren.

Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shadërvan . Në fontan do të ketë edhe skulptura nga mermeri i mardhë të Nënë Terezës me fëmijën e sëmurë dhe prindërit si dhe shumë skulptura për rreth.

shen tereza

Nëna futet në veturën me zjarr për të shpëtuar fëmijët e saj (VIDEO)

Posted: 05 Sep 2016 12:00 AM PDT

Ngjarja ndodhi në një pompë derivatesh në Connectitut, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.

Raportohet se zjarrin e shkaktoi një 70 vjeçar, pasi përplasi makinën e tij mbi pikën e karburantit derisa rrezikoi jetën e të gjithë të pranishmëve e duke shkaktuar kështu dëmtimin e pesë automjeteve të tjera.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni nënën guximtare, derisa tërheq dy fëmijët e saj pa u trembur fare, nga automjeti i tyre i cili ishte i tëri i përfshirë nga flakët.

Përurohet objekti i ri i shkollës së mesme në Ferizaj

Posted: 04 Sep 2016 11:56 PM PDT

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Përurimi i kësaj shkolle do të bëhet sot në orën 11:00, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017.

Në përurim merr pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

“A i bëri mrekulli Shën Tereza, Visar Ymerit?”

Posted: 04 Sep 2016 11:52 PM PDT

Lideri i Levizjes Vetevendosje, Visar Ymeri

Ymeri shkroi dje nga Vatikani ku mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës, se kjo e fundit "na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo", transmeton lajmi.net

E Gecajt kjo deklaratë po i duket si mrekullia e tretë e Shën Terezës. Kjo sepse sipas tij, është e pamundur që "Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes të heq dorë nga dhuna".

Postimi i Gecajt:

MREKULLI apo DEMAGOGJI

Visar Ymeri: Nënë Tereza na bënë krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo”. Vallë a është kjo mrekullia e tretë e tani Shën Terezës? A është e mundur që imituesi i liderit të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV) të ketë heqë dorë nga dhuna? Kjo duhet të ishte ashtu poqese ai tani e tutje do të “shikoj si ajo”! Apo ndoshta kjo është njëra në radhën e deklarimeve të tija demagogjike!

Trajneri i Maqedonisë me deklaratë të papritur për shqiptarët që luajnë për këtë ekip

Posted: 04 Sep 2016 11:48 PM PDT

Ai beson se këta lojtarë do ta japin më të mirën nga vetja për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

"Është e vërtetë që lojtarë si Hasani apo Ibraimi do të luajnë përballë vendit të tyre të origjinës por mua nuk më tremb ky fakt. Ata janë profesionistë dhe do ta lënë mënjanë anën emocionale duke dhënë maksimumin në fushë", ka deklaruar ai

" Unë u besoj futbollistëve shqiptarë që kam në skuadër më shumë se syve të mi. Shpresoj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë. Nuk do të jetë e lehtë por do të provojmë të bëjmë më të mirën", shtoi Angelovski.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.

Keni lindur në shtator? Konsideroheni me fat!

Posted: 04 Sep 2016 11:47 PM PDT

Kështu do të arrihet në një nivel sa asnjë festë tjetër të mos i zërë vendin ditëlindjes.

Pranimi i dhuratave, urime të ndryshme, festa e shumë gjëra të tjera që mund të ndodhin në një ditëlindje e bëjnë atë edhe më të veçantë, megjithatë një studim i fundit sipas Metro, thuhet se ju do të jeni njeriu më me fat nëse do të kishit lindur në shtator, sepse bebet e muajit shtator definitivisht janë ndër më të mirat, transmeton Klan Kosova.

Ja disa nga arsyet pse ju jeni njeri me fat nëse keni ditëlindjen në muajin Shtator:

1. Moti është perfekt
Foshnjat e shtatorit nuk kanë nevojë të shqetësohen mbi implikimet e motit në veshjet e tyre për të festuar ditëlindjen. Moti në këtë muaj është aq i përshtatshëm sa që nuk ju bënë të djersiteni fare por as edhe të ngrini se ftohti.

2. Shtatori kohë e shkëlqyer
Fakti se vera tani është në përfundim nuk do të prish asgjë planet tuaja, gjithësesi ju keni qenë të zënë me pushimet tuaja por ju keni pasur mjaft kohë për të numëruar ditët që ditëlindja juaj është afër dhe se kë do të ftoni dhe çdo të bëni. Ju do të keni më shumë kënaqësi të përgatisni festën tuaj.

3. Zgjedhje të shumta për të organizuar
Nëse ju keni ditëlindjen në shtator ju nuk do të ndiheni aspak të nervozuar rreth ditëlindjes tuaj, ju veshni disa rroba të thjeshta që iu bëjnë të dukeni për mrekulli edhe pse keni një festë tuajën.

4. Shumë ditëlindje në këtë muaj
Ju do të jeni njeriu më me fat nëse keni ditëlindjen në këtë muaj, gjithësesi ka shumë njerëz që festojnë ditëlindjet e tyre, edhe ti pse të mos organizosh dicka interesante, nuk është aspak e rëndësishme, një ëmbëlsirë disa qirinj dhe gjithcka do të jetë në rregull. Shtatori mendohet të jetë muaji i ditëlindjeve.

5. Ditëlindjen në Shtator, shenjat e një ylli
Nëse keni lindur në këtë muaj ju do të jeni Virgjëreshë apo një Peshore, por ju do të jeni me shenjat e një ylli që do të keni një ndjenjë të fortë të drejtësisë.

6. Do të keni urime të mjaftueshme në statusin tuaj apo nga klasa juaj
Mësimet mund të fillojnë edhe në këtë muaj, secili përfundon pushimet, punët fillojnë, dhe të gjithë do të kenë kohë të kenë kontakte me ty transmeton klankosova,tv,  prandaj edhe urimet e shumta nuk do të mungojnë për një shëndet dhe sukses gjatë gjithë jetës, nga shokët tuaj të klasës apo miqtë dhe të afërmit.

Vajza! Ky model spanjoll është kombinimi perfekt i Zayn dhe Justin (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 11:44 PM PDT

Tashmë ata kanë një lidhje (ngjashmëri) interesante: modelin David Carrera nga Spanja. Kush është ky ju mund të pyesni. Ai është kombinimi perfekt i Zayn  dhe Justin.

Ne j'u kuptojmë nëse keni nevojë për një minutë, sepse edhe ne u shtangëm kur e pamë atë! Si është e mundur që ai është më e mira e mundshme e Zayn dhe Bieber? Për këtë nuk kemi përgjigje, por thjesht vlerësojmë atë që shikojmë.