Kosova dhe Bullgaria në hartat historike dhe etnografike të Evropës

Disa ditë para 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Sofje u hap ekspozita “Kosova dhe Bullgaria në hartat e Evropës”. Aktiviteti është frytë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Agjencisë së Arkivave Shtetërore të Bullgarisë. Për këtë shkak ky bashkëpunim u zgjat me akoma tri vjet përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit gjatë ceremonisë zyrtare për çeljen e ekspozitës.
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit nga kryetarët e agjencive arkivore të Bullgarisë dhe të Kosovës Mihail Gruev dhe Ramë Manaj
Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit nga kryetarët e agjencive arkivore të Bullgarisë dhe të Kosovës Mihail Gruev dhe Ramë Manaj



















“Përmes kësaj ekspozite duam të tregojmë një pjesë të vogël të eksponateve tona më të vlefshme. Kemi treguar kopje të hartave nga shekujt XIV dhe XV – theksoi Kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” z. Mihail Gruev.


– Në këtë mënyrë duam të drejtojmë vëmendjen te pasuritë të cilat ruhen në arkivat e dy vendeve. Kjo na jep dituri për të kaluarën, si edhe për etnografinë dhe kulturën e dy popujve – bullgarë dhe shqiptarë.”

 Vizituesit mund të njihen me historinë e Ballkanit edhe përmes syrit të udhëtarëve gjermanë dhe francezë të cilët e kanë zbuluar gadishullin gjatë shekullit të XIX-të.

Më shumë rreth ekspozitës dhe projekteve të përbashkëta mes institucioneve arkivore të Ballkanit mësojmë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj.
                                                 Harta më e vjetër është nga viti 1375.

Related Posts: