INSAJDERI: “Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn” plus 19 more |
- Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn
- Të shtëna me armë mes Noizyt dhe Cozman në Prishtinë
- Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin
- Arrestohen tre persona në aksionin “Anti-ISIS” në Gjermani
- Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve
- Profesori me prejardhje nga Mitrovica që ligjëron në Harvard
- Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani
- FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën
- Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve
- HP do blejë një nga bizneset e Samsung
- Arti i pazakontë drejtuar Hillary Clintonit
- Amsterdam, shqiptarët kapen me 200 kg kokainë
- Kryeministri “shfleton” arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin
- Prokuroria paralajmëron përdorimin e forcës, nëse Grabovci nuk i përgjigjet ftesës
- Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët
- Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’
- Vriten tre ushtarë ukrainas
- Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër
- Kallëzim penal për skandalin e ekipit “Skënderbeu”
- “Agnus Dei” merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare
Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn Posted: 13 Sep 2016 09:25 AM PDT Burimet e Insajderit brenda policisë thonë se Noizy është plagosur lehtë nga të shtënat, dhe se tetë persona janë shoqëruar në polici pas përplasjes. Sot rreth orës gjashtë në Prishtinë, Grupi i udhëhequr nga Noizy, OTR është përleshur me reperin Cozman në qendër të Prishtinës. /Insajderi.com The post Vëllai i Cozmanit dyshohet se plagosi Noiyzn appeared first on INSAJDERI. |
Të shtëna me armë mes Noizyt dhe Cozman në Prishtinë Posted: 13 Sep 2016 09:06 AM PDT Ngjarja ka ndodhur rreth orës gjashtë në Prishtinë, derisa Insajderi ka mësuar nga dëshmitarë të ngjarjes se të përfshirë në përplasje ishin këngëtari nga Shqipëria Rigels Rajku – Noizy, dhe Ylber Abdullahu – Cozman. Reperi nga Shqipëria Noizy dhe labeli muzikor Babastars kanë një urretje të vjetër mes vete. /Insajderi.com The post Të shtëna me armë mes Noizyt dhe Cozman në Prishtinë appeared first on INSAJDERI. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin Posted: 13 Sep 2016 08:47 AM PDT Grabovci në një prononcim për Express ka thënë se do të shkoj vet në ora 10:00 në Prokurori për tu intervistuar rreth veprave të dyshimta penale të evidentuara nga “Dosja e Shefave”. "Pa dyshim, pa dyshim. Unë jam i gatshëm çdo ditë, në çdo kohë, me iu përgjigjë ftesës dhe me jap kontributin tim për tu zbardhur e vërteta", tha Grabovci të martën, njofton Insajderi. Deputeti i PDK-së u shpreh i gatshëm të jap kontributin e tij “për zbardhjen e së vërtetës”. "Absolutisht, unë i respektoj institucione e mia dhe të shtetit tim. Angazhohem me kontribu me pas institucione të shënosha", shtoi Grabovci. Grabovci tutje potencoi se për ftesën ai është informuar përmes mediave, para se Prokuroria Speciale të ia dërgoi atij ftesën për intervistim. Grabovci në këtë mënyrë iu është kundërpërgjigjur Prokurorisë Speciale, e cila kishte paralajmëruar se në rast të refuzimit të ftesës për seancë hetimore, do të përdorej forca për ta dërguar deputetin e PDK-së para prokurorëve. Intervistimi i tij parashihet të ndodhë në ora 10:00. Hetimet ndaj Grabovcit kanë nisur pasi Gazeta Online Insajderi publikoi një seri përgjimesh të Grabovcit, në të cilat dëshmohet se si ky zyrtar i PDK-së kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. /Insajderi.com
The post Reagon Grabovci: Nesër shkoj vet në prokurori, e respektoj shtetin appeared first on INSAJDERI. |
Arrestohen tre persona në aksionin “Anti-ISIS” në Gjermani Posted: 13 Sep 2016 08:33 AM PDT Sipas raportimeve të tabloidit gjerman Bild, këto arrestime janë bërë me dyshimet se po përgatisnin sulme, thanë prokurorët. Personat e moshës 17 dhe 26 vjeçar, u ndaluan pas një seri bastisjesh para agimit në vendet Schlesëig-Holstein dhe Saksoni të Ulët këtë të martë. Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, u tha gazetarëve se të dyshuarit mund të kenë pasur lidhje me njerëzit që kryen sulmet në Paris, në nëntor të vitit të kaluar. /Insajderi.com The post Arrestohen tre persona në aksionin “Anti-ISIS” në Gjermani appeared first on INSAJDERI. |
Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve Posted: 13 Sep 2016 08:31 AM PDT Bëhet fjalë për Taulant Xhaknën që luan te Basel, Elseid Hysajn që luan te Napoli, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, që luajnë te Arsenal, raporton Insajderi. Këtë javë Basel i Xhakës sonte luan ndaj klubit bullgar Ludogorets Razgrad, Napoli i Hysajt kundër Dynamo Kyiv, si dhe Arsenal i Xhakës e Mustafit ndaj Paris Saint Germain. Por shqiptarët nuk janë të përfaqësuar vetëm me lojtarë në ligën më të rëndësishme të Evropës. Janë edhe me trajner. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, drejton klubin Legia Warszawa dhe ai do të ndeshet fillimisht me Borussia Dortmund. /Insajderi.com The post Pesë shqiptarë pjesë e Ligës së Kampionëve appeared first on INSAJDERI. |
Profesori me prejardhje nga Mitrovica që ligjëron në Harvard Posted: 13 Sep 2016 08:24 AM PDT Puna e tij fokusohet kryesisht në përgjigjen e Tokës ndaj forcave të jashtme dhe të brendshme në distancë kohore nga disa sekonda deri në miliarda vjet. Mitrovica ka shkruar gjerësisht mbi tema që lidhen me stabilitetin e rrotullimit të Tokës dhe planeteve të tjera, gjeodinamikës ndërsa me theks të veçantë ka shkruar lidhur me ndryshimet klimatike dhe ndryshimin e nivelit të detit, transmeton Klan Kosova. Jerry X Mitrovica është i afërm i Dr. Xhelal Mitrovicës, një nga gazetarët më të njohur. Dr. Xhelal Dervish Mitrovica ishte orator e poliglot që mahniste me dijet dhe kulturën, një ndër gazetarët më të njohur në kohën e vet. Ka qenë sekretar i "Lidhjes Popullore Shqiptare" themeluar në gusht të vitit 1941 në Mitrovicë, nëpunës i përgjithshëm me shërbim në Prizren (korrik 1941), drejtor i Radio Prishtinës, pjesëmarrës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (shtator 1943), sekretar i Komitetit (KEP) i zgjedhur në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 6 tetor 1943, deputet i Mitrovicës në Parlamentin e Shqipërisë (18 korrik – 28 gusht 1944), njëri ndër gazetarët më të sprovuar e më të mirë të kohës, bashkëpunëtor në të përkohshmet "Kosova", "Lidhja e Dytë e Prizrenit", "Bashkimi i Kombit", Koha e Jonë", drejtues i gazetave "Vatra Shqiptare" dhe "Buletini i Lidhjes së Shqiptarëve në Australi" etj. Ndryshe, nesër shënohet 100-vjetori i lindjes së atdhetarit dhe intelektualit, Xhelal Mitrovica. /Insajderi.com The post Profesori me prejardhje nga Mitrovica që ligjëron në Harvard appeared first on INSAJDERI. |
Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani Posted: 13 Sep 2016 08:09 AM PDT Kjo shkallë e pandryshuar ishte në një mënyrë befasuese, raporton AP nga Londra. Konsensusi në tregje ishte se inflacioni do të ngritej në 0.7%, pjesërisht për shkak të rënies së funtës, pasi Britania vendosi për largim nga Bashkimi Evropian. Vlera më e ulët e fundit e bënë importin më të shtrenjtë. Pas publikimit të të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare, funta është në kuotën prej 1.33 dollar amerikan. Megjithqë nuk ka rritje të inflacionit në muajin gusht, pjesa më e madhe e ekonomistëve presin që inflacioni në Britani do të rritet gjatë muajve të ardhshëm, në masë të madhe si pasojë e çmimeve më të larta të importit. The post Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani appeared first on INSAJDERI. |
FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën Posted: 13 Sep 2016 07:45 AM PDT Menaxheri i përfaqësueses Bajram Shala, ka thënë për gazetën "Koha Ditore" se në pritje të aprovimit janë edhe sulmuesi Besart Berisha, Arbër Zeneli dhe Adis Nurkoviq. Rashani ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën para pranimit të saj në UEFA dhe FIFA. Ai ka shënuar një gol në miqësoren ndaj Shqipërisë që u zhvillua në muajin mars në Prishtinë. 23-vjeçari më parë ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Norvegjisë (U-16 deri në U-21), mirëpo pas ftesës së Bunjakit ai ka ndërruar reprezentacion. /Insajderi.com The post FIFA lejon ish-futbollistin e Norvegjisë të paraqitet me Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve Posted: 13 Sep 2016 07:34 AM PDT Meritan Shabani është 17-vjeçari që paraqitet me skuadrën e të rinjve të Bayernit në Ligën e Kampionëve. Ai hapi serinë e golave në minutën 17, derisa luajti tërë ndeshjen, raporton Insajderi. Shabani ishte grumbulluar edhe nga ekipi i parë i Bayernit në fazën përgatitore, të drejtuar nga Carlo Ancelotti. Ai nuk ka luajtur me asnjë ndeshje me asnjë kombëtare të moshave. /Insajderi.com The post Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve appeared first on INSAJDERI. |
HP do blejë një nga bizneset e Samsung Posted: 13 Sep 2016 07:01 AM PDT Si pjesë e marrëveshjes, Samsung do të blejë asete nga 100-200 milionë dollarë pas arritjes së kontratës, kanë bërë të ditur kompanitë. HP do të marrë më tepër se 6.500 patenta nga Samsung, çka do ta specializojë në kapacitetet për printerat e mëdhenj në zyrat e bizneseve. HP aktualisht varet në teknologjinë kyçe të lazerit nga konkurrenti i tij Canon në disa modele printeri. Shkrirja sugjeron se HP po fokusohet në inovacionin e printimit, duke u shtrirë dhe përfshirë teknologjinë e printimit me laser. The post HP do blejë një nga bizneset e Samsung appeared first on INSAJDERI. |
Arti i pazakontë drejtuar Hillary Clintonit Posted: 13 Sep 2016 07:01 AM PDT “Duhet dhe mundesh”, shkruan Dario Gambarin që e vizatoi artin e tij duke përdorur një traktor në rrethinat e Veronës, shkruan Zëri i Amerikës. Video https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154431332149536/ The post Arti i pazakontë drejtuar Hillary Clintonit appeared first on INSAJDERI. |
Amsterdam, shqiptarët kapen me 200 kg kokainë Posted: 13 Sep 2016 06:57 AM PDT Dy prej shqiptarëve u arrestuan në Amsterdam në gusht, ndërsa nga hetimet 4 mujore është zbuluar se në trafikun e drogave të rënda janë përfshirë më shumë se 16 shqiptarë, të cilët jetonin në apartamente të shtrenjta, kishin shumë para dhe sigurisht edhe drogë. Policia ka sekuestruar 200 kg kokainë dhe gati 3 milionë euro. Në operacionin e organizuar më 19 gusht, me anë të një qeni u gjetën 1.4 milion euro. Një nga personat e dyshuar besohet se është në Shqipëri dhe të jetë përfshirë në vrasjen e një punonjësi policor. Një tjetër ishte i kërkuar nga Italia për rrëmbim, trafik dhe përdhunim. Ai ka 15 vjet që jeton në Itali, shkruan gazeta Shekulli. Në aksionin e madh javën e fundit të gushtit të zhvilluar në vende të ndryshme në Amsterdam, 19 persona u ndaluan, 17 prej të cilëve janë ende në paraburgim. Më 22 gusht, pesë shqiptarë dhe një rumun u arrestuan, ndërsa në një banesë u gjetën edhe 16 kg lëndë narkotike. /Insajderi.com The post Amsterdam, shqiptarët kapen me 200 kg kokainë appeared first on INSAJDERI. |
Kryeministri “shfleton” arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin Posted: 13 Sep 2016 06:41 AM PDT Gjatë takimit, ndër të tjera, u pa edhe dokumentacioni i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit. “Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni i cili ndodhet në arkivat e KOSTT-it do t'i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, citohet të ketë thënë kryeministri./Insajderi.com The post Kryeministri "shfleton" arkivin e KOSTT-it për Demarkacionin appeared first on INSAJDERI. |
Prokuroria paralajmëron përdorimin e forcës, nëse Grabovci nuk i përgjigjet ftesës Posted: 13 Sep 2016 06:33 AM PDT Nëse Adem Grabovci nuk paraqitet të mërkurën në Prokurori në ora 10: 00, atëherë Prokuroria pritet të urdhërojë sjelljen me forcë për ta marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit. Paralajmërimin për një gjë të tillë Prokuroria ia ka bërë avokatit të Grabovcit, Florent Latifit për shkak se Latifi ka kërkuar shtyrjen e marrjes në pyetje me "arsyetimin se ka seancë të mërkurën". Mirëpo, Prokuroria ka thënë se terminin për marrje në pyetje të Grabovcit, i dyshuar për dy vepra penale e ka bërë në koordinim me avokatin, Florent Latifi, i cili paraprakisht kishte thënë se të mërkurën më 14 tetor është i lirë. Organi i akuzës i është përgjigjur me shkrim Latifit pas kërkesës për shtyrje. Ia ka numëruar arsyet e refuzimit të kërkesës së tij për shtyrje. Prokurorja speciale, Drita Hajdari e cila udhëheq ekipin e prokurorëve që po merret me Adem Grabovcin, ka thënë për Insajderin se kërkesa e Latifit nuk është pranuar. "Unë kam pranuar kërkesën e avokatit, z. Latifi për shtyrjen e seancës që është për nesër. Kërkesës i jam përgjigj me shkrim për refuzimin e kërkesës. "Ne ekipi i prokurorëve nuk mund ta pranojmë këtë sepse para caktimit të seancës së marrjes në pyetje, ne e praktikojmë gjithmonë që t'i thërrasim avokatët dhe t'i pyesim se se a janë të lirë për datën e caktuar. Në këtë rast, avokati ka thënë se është i lirë më datën 14 dhe e ka nënshkruar ftesën, e cila i është duruar tetë ditë para marrjes në pyetje siç parashihet me ligj", ka thënë Hajdari, për Insajderin. "Unë po e refuzoj kërkesën për arsye se termini është caktuar në marrëveshje me avokatët dhe se për atë ditë është caktuar salla që përdoret nga të gjithë prokurorët, dhe termini duhet të respektohet", ka thënë Hajdari. Prokurorja ka thënë se një prej arsyeve për refuzim të shtyrjes së seancës së intervistimit, është se avokati nuk ka ofruar prova me shkrim se ka seancë në Gjykatë. Ka thënë se gojarisht nuk mjafton arsyetimi. "Në këtë shkresë dërguar avokatit, kemi thënë se në rast se avokati ka obligime në gjykatë, ai mund të dërgojë zëvendësim", ka sqaruar Hajdari. Ajo e ka paralajmëruar Latifin për pasojat e mosparaqitjes në Prokurori të klientit të tij. "Kemi thënë se nëse klienti i yt z. Adem Grabovci nuk paraqitet në terminin e caktuar, Prokuroria do të kërkojë lëshimin e urdhrit për sjellje me dhunë", ka thënë Hajdari. Prokuroria Speciale ka nisur hetimet muajin e kaluar kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave. Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se vendimi për hetim është bazuar në ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se i pandehuri Adem Grabovci, si person zyrtar, deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PDK-së, gjatë vitit 2011 e tutje, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës. Prokuroria ka thënë se sipas njohurive të deritanishme të Prokurorit të Shtetit, Grabovci, me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo persona të tjerë, me dashje ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit dhe përzgjedhjes së drejtorëve dhe anëtarëve të trupave menaxhuese të ndërmarrjeve publike, të agjencive të pavarura dhe institucioneve të tjera, duke siguruar në këtë mënyrë punësimin kundërligjor për një numër të caktuar të personave. "Në bazë të këtyre veprimeve të Grabovcit, Prokuroria Speciale ka krijuar dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 81 të këtij Kodi. Ai dyshohet se këtë vepër e ka bërë në bashkëkryerje me persona të tjerë, të paidentifikuar deri më tani", thuhej në njoftimin e Prokurorisë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, po ashtu, ka dyshim të arsyeshëm se Grabovci, me veprimet e përshkruara më lartë, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera pozitive, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike të Republikës së Kosovës. Grabovci dyshohet, po ashtu, që e ka kryer veprën penale në bashkëkryerje: Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës" nga neni 193 paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 31 dhe 81 të këtij Kodi. "Vendimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është bazuar në publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike të Grabovcit, në gazetën online 'Insajderi', si dhe në disa prova të pranuara nga EULEX-i, që në bazë të urdhërit gjyqësor janë realizuar gjatë zhvillimit të një hetimi tjetër kundër tij nga prokurori i EULEX-it", ka thënë Prokuroria. Prokuroria ka thënë se hetimi kundër Adem Grabovcit është një hetim fillestar dhe varësisht nga rezultati, në ndjekjen penale të prokurorisë do të përfshihen të gjithë personat tjerë, për të cilët do të vërtetohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurin Grabovci. /Insajderi.com The post Prokuroria paralajmëron përdorimin e forcës, nëse Grabovci nuk i përgjigjet ftesës appeared first on INSAJDERI. |
Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët Posted: 13 Sep 2016 06:30 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj në Strasburg, ka zhvilluar takime me eurodeputetët e partive politike të ndryshme evropiane, nga të cilët ka kërkuar mbështetje për liberalizmin e vizave. "Pata takime shumë përmbajtjesore me eurodeputetë, grupet parlamentare dhe raportues që e mbulojnë Kosovën dhe rajonin. I informova për angazhimin dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur të gjitha obligimet nga ana e jonë, në mënyrë që së shpejti të marrim rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. "Mund të them se kemi një përkrahje të fuqishme nga eurodeputetët që Kosova së shpejti të udhëtojnë pa viza" ka thënë Hoxhaj. Hoxhaj, pritet të zhvilloj takim edhe me Komisionerin Dimitris Avramopolous dhe Sektarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland. /Insajderi.com The post Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave nga eurodeputetët appeared first on INSAJDERI. |
Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ Posted: 13 Sep 2016 06:17 AM PDT Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dyshimin për 'trafikim me njerëz', gjatë aksionit gjithashtu ka identifikuar edhe një viktimë të trafikimit. S.M. i lindur me 1962 dhe A. K. 1999, janë arrestuar para dy ditësh në bashkëpunim me policinë e rajonit të Malishevës. Sipas raportit të policisë i dyshuari i parë, me qëllim të përfitimit material e ka detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, derisa i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale 'trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit'. Viktima është intervistuar në praninë e kujdestarit pastaj është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave, kurse të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com The post Arrestohen dy persona të dyshuar për 'trafikim me njerëz' appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 13 Sep 2016 06:04 AM PDT Dhuna vjen edhe pasi të duaj palët u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi, që hyri në fuqi më 1 shtator. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk u ka thënë gazetarëve se ushtarët janë vrarë në provincat Lugansk dhe Donetsk, shkruan rel. "Fatkeqësisht tre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur", ka thënë ai. Vdekjet e ushtarëve vijnë në prag të vizitës së ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës në Kiev, të cilët po bëjnë përpjekje për të ringjallur armëpushimin. Në luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve janë vrarë më shumë se 9,500 persona, që prej prillit të vitit 2014. The post Vriten tre ushtarë ukrainas appeared first on INSAJDERI. |
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër Posted: 13 Sep 2016 05:40 AM PDT Në rend dite nuk është paraparë marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Rendi i ditës:
The post Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër appeared first on INSAJDERI. |
Kallëzim penal për skandalin e ekipit “Skënderbeu” Posted: 13 Sep 2016 05:13 AM PDT Prokuroria e Tiranës ka regjistruar këtë të martë kallëzim penal për çështjen "Skënderbeu", e cila do të hetohet nga njësia Task Forcë mbi dyshimet e paracaktimit të rezultateve në garat sportive. Pak ditë më parë UEFA publikoi raportin e inspektorëve të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në të cilin shkruhej se gjatë viteve të fundit Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje, 41 prej të cilave në aktivitetet futbollistike në Shqipëri, njofton Top Channel. Madje në këtë raport binte në sy dhe emri i ish-ministrit të Financave, Rivdan Bode, i cili sipas tyre, së bashku me presidentin aktual Ardijan Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo, janë personat kryesorë të klubit të lidhur me bastet. Në raportin e hetuesve të UEFA-s, i cili ishte mbi 30 faqesh shkruhej se integriteti i ish-ministrit Bode vihej në pikëpyetje pas privatizimit të lotarisë kombëtare dhe hetimit për fshehje të borxhit kombëtar. Në të njëjtin raport theksohej se Ardjan Takaj, me një të shkuar të pastër, është qendra e komplotit dhe se ai ka pasur lidhje direkte dhe indirekte me kompanitë e basteve në vend. /Insajderi.com The post Kallëzim penal për skandalin e ekipit "Skënderbeu" appeared first on INSAJDERI. |
“Agnus Dei” merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare Posted: 13 Sep 2016 04:51 AM PDT Filmi kosovar 'Agnus Dei' me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka fituar edhe dy çmime ndërkombëtare. Javën e kaluar, në festivalin Leke View International Film Festival në Ludhiana të Indisë, Agnus Dei ka fituar çmimin Regjisori më i mirë. Kurse në Scandinavia International Film Festival, i cili ka përfunduar mbrëmë në Helsinki të Finlandës, ka fituar çmimin Awards of Recognition, njofton KultPlus. Më datë 17 shtator do të mbyll edicioni e 32-të të festivalit të njohur La Rioja es de Cine i cili mbahet në Logroño të Spanjës. Në këtë festival, 'Agnus Dei' është i nominuar në pesë kategori për çmimet kryesore si: Filmi më i mirë ndërkombëtar, Regjia më e mirë, Skenari më i mirë, Kamera më e mirë dhe Montazhi më i mirë. Gjatë këtij muaji dhe muajve në vijim, filmi 'Agnus Dei', do të vazhdoj rrugëtimi nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare. /Insajderi.com The post "Agnus Dei" merr edhe dy çmime tjera ndërkombëtare appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |