“Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën” plus 15 more Radio Evropa e Lirë |
- Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën
- Konfirmohet vrasja e liderëve talibanë pakistanezë
- Brenda dhjetë vjetësh, rroga mesatare rritet vetëm 30 euro
- Kosova përsëri drejt UNESCO-s
- SHBA: Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë
- Ban: Sulmet në Alepo, “ditë e zezë” për mbrojtjen e civilëve
- SHBA dhe aleatët: Durimi ndaj Rusisë “nuk është i pakufizuar”
- Qytetarët e Kosovës, mbi 200 mijë blerje online
- Pakistan: Raportohet për vrasjen e tre lidererëve talibanë
- Ban Ki-moon i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak në Alepo
- Të rinjtë, aktivë në mediet sociale
- Hungari: Nga eksplodimi në Budapest – dy policë të plagosur
- SHBA: Është arrestuar i dyshuari për të shtënat në qendrën tregtare
- Të rinjtë, përdorues aktivë të medieve sociale
- Rriten tensionet ndërsa serbët e Bosnjës mbajnë referendumin e ndaluar
- Fotografitë e javës
Futboll: Hetemaj luan për Finlandën e jo për Kosovën Posted: 25 Sep 2016 08:31 AM PDT Futbollisti i lindur në Kosovë, Përparim Hetemaj, ka vendosur që të luaj për kombëtaren e Finlandës dhe nuk do të luaj për Kosovën, ka njoftuar Asociacioni Futbollistik i Finlandës. Përparim Hetemaj, që është figura kryesore në kombëtaren e Finlandës prej vitit 2009, nuk pat luajtur kundër Kosovës në ndeshjen kualifikuese të Kupës Botërore, më herët këtë muaj, dhe kjo pat shkaktuar spekulime se ai mund ta ndryshoj fanelën dhe të përfshihet në kombëtaren e Kosovës, raporton Reuters nga Helsinki. Por, kryetrajneri i Finlandës, Hans Backe, dje e ka përfshirë emrin e Hetemajt në kombëtaren finlandeze për duelet kualifikuese kundër Islandës dhe Kroacisë, duke e konfirmuar zgjedhjen e lojtarit. "Ky vendim është i përhershëm", i tha sot agjencisë Reuters një zëdhënës i Asociacionit Futbollistik të Finlandës. Përparim Hetemaj aktualisht luan në Serinë A të Italisë për klubin, Chievo Verona. Në ndeshjen e saj të parë për gara zyrtare në histori, Kosova si mysafire kundër Finlandës luajti baras 1:1. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Konfirmohet vrasja e liderëve talibanë pakistanezë Posted: 25 Sep 2016 08:04 AM PDT Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë. Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror. Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë. Një zyrtar i lartë në grupin Khan Said e ka konfirmuar vrasjen e Azam Tariqut. Ministria e mbrojtjes e Afganistanit i ka konfirmuar sulemet ajrore nga të cilat ajo tha se janë vrarë tre komandantë të al-Kaidës dhe 6 pjesëtarë të tjerë. Mohammad Radmanish, nga ministria e mbrojtjes e Afganistanit, i tha Radios Evropa e Lirë, se me gjasë Tariq është në mesin e të vrarëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Brenda dhjetë vjetësh, rroga mesatare rritet vetëm 30 euro Posted: 25 Sep 2016 06:21 AM PDT Bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave rroga mesatare në Maqedoni për 6 vjet me radhë ka shënuar rritje vetëm prej rreth 2 mijë denarësh, përkatësisht 32 eurove, duke u betonuar në 22 mijë e 334 denarë (rreth 360 euro). This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 25 Sep 2016 05:50 AM PDT Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Policia në Sharlotë e ka publikuar videon e qitjes fatale me armë Posted: 25 Sep 2016 05:47 AM PDT Policia në qytetin amerikan, Sharlotë në Karolinën Veriore, e ka publikuar videon ku shihet vrasja e një personi zezak, javën e kaluar. Policia, po ashtu, i ka publikuar 24 fotografi të revoles dhe marihuanës, që policia thotë se i ka poseduar personi i vrarë, Keith Scott. Oficeri i policisë, po ashtu, afrokano-amerikan, e ka qëlluar për vdekje personin Scott, më 20 shtator, duke shkaktuar protesta të dhunshme. Familja e të vrarit thotë se ai ka pasur libër e jo armë. Por, shefi i policisë në qytetin Sharlotë, Kerr Putney, tha se ai kishte "absolutisht në posedim revole". Putney, po ashtu, tha se Scott, 43 vjeçar, kishte kryer edhe krim tjetër, për të cilin ai nuk ka elaboruar më tepër. Në një video të xhiruar me telefon nga bashkëshortja e të ndjerit Keith Scott, ajo dëgjohet duke u thënë policëve se ai nuk ka revole. Kjo vrasje ishte e fundit në vargun e të shtënave fatale të policisë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar tmerr dhe debate të ashpra për racën, varfërinë dhe raportet policore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ban: Sulmet në Alepo, “ditë e zezë” për mbrojtjen e civilëve Posted: 25 Sep 2016 04:43 AM PDT Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është "i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak alarmues" në Alepo të Sirisë, ka thënë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, nëpërmjet një kumtese. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA dhe aleatët: Durimi ndaj Rusisë “nuk është i pakufizuar” Posted: 25 Sep 2016 04:04 AM PDT Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet evropainë thonë se i takon Rusisë që ta sjellë armëpushimin në Siri, duke tërhequr vërejtjen se durimi ndaj Moskës nuk është "i pakufizuar". Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, e kanë mbajtur mbrëmë vonë një mbledhje në Nju Jork. "Ngarkesa është në Rusinë, që ajo të provoj se ka gatishmëri dhe është e aftë për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për shpëtimin e përpjekjeve diplomatike për ripërtritjen e ndaljes së armiqësive, lejimin e ndihmës humanitare të papenguar dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara për tranzicionin politik", thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit të mbrëmshëm. Ministrat, po ashtu, i kanë bërë presion Këshillit të Sigurimit të OKB-së për "ndërmarrje të hapave të mëtejmë urgjentë për shqyrtimin e brutalitetit të këtij konflikti", veçanërisht përshkallzimin ushtarak në qytetin verior sirian, Alepo. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Qytetarët e Kosovës, mbi 200 mijë blerje online Posted: 25 Sep 2016 02:55 AM PDT Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pakistan: Raportohet për vrasjen e tre lidererëve talibanë Posted: 25 Sep 2016 02:37 AM PDT Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë. Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror. Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë. Ndaj këtyre raporteve nuk kanë reaguar as grupi Khan Said e as autoritetet afgane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ban Ki-moon i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak në Alepo Posted: 25 Sep 2016 01:44 AM PDT Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është "i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak alarmues" në Alepo të Sirisë, ka thënë mbrëmë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, nëpërmjet një kumtese. "Prej shpalljes para dy ditësh të ushtrisë siriane për ofensivë për ta marrë pjesën lindore të Alepos, ka pasur raporte të përsëritura për sulme ajrore me involvimin e armatimit zjarrvënës dhe municionit të avancuar, siç janë bombat kundër bunkerëve", thuhet në kumtesën e zëdhënësit Dujarric. Për sulme të reja në Alepo është raportuar dje, derisa ushtria e Sirisë, e mbështetur nga Rusia, ka depërtuar në pjesën veriore të qytetit, gjatë ofensivës së saj për ta rimarrë kontrollin në hapësirat ku tash gjenden kryengritësit. Kjo ofensivë më e re është lansuar pasi javën e kaluar u shkatërrua armëpushimi. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 45 vetë, në mesin e tyre 10 fëmijë, janë vrarë dje në pjesën lindore të Alepos. Konsiderohet se më se 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Të rinjtë, aktivë në mediet sociale Posted: 25 Sep 2016 01:31 AM PDT Të rinjtë nga Kosova, si në shumë vende të ndryshme të botës, janë përdorues të internetit në masë të madhe. Për rubrikën e përjavshme "VOX", të Radios Evropa e Lirë, disa nga të anketuarit thonë kryesisht klikojnë Facebook-un për qëllime profesionale, komunikim, por edhe për të marrë informacione rreth shokëve të tyre. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hungari: Nga eksplodimi në Budapest – dy policë të plagosur Posted: 25 Sep 2016 01:24 AM PDT Dy oficerë të policisë janë plagosur nga një eksplodim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit Budapest në Hungari. Policia tha sot se nga ky eksplodim, që ka ndodhur mbrëmë vonë, janë plagosur dy policë, që ishin duke patrulluar në këmbë. Kjo hapësirë është bllokuar dhe policia po zhvillon hetime për këtë shpërthim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Është arrestuar i dyshuari për të shtënat në qendrën tregtare Posted: 25 Sep 2016 01:14 AM PDT Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se i dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në një qendër tregtare në qytetin Bërlington, të shtetit Uashington, është zënë. Zëdhënësi i policisë në Uashington, Mark Francis, tha mbrëmë vonë se është zënë personi, Arcan Cetin, 20 vjeçar, banor në Oak Harbor në Uashington. Pesë vetë janë vrarë kur personi i armatosur ka hapur zjarr vonë në mbrëmje më 23 shtator, brenda një qendre tregtare në Bërlington, që është 100 kilometra në veri të qytetit Sietël. Pas të shtënave, policia e pat filluar një kërkim masiv. Motivi për këtë incident tragjik është i paqartë, por autoritetet thanë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Të rinjtë, përdorues aktivë të medieve sociale Posted: 25 Sep 2016 01:10 AM PDT Sado me vonesë që është përfshirë Kosova, vlerësohet se ka hyrë fuqishëm, nëse merret parasysh numri i përdoruesve të rrjeteve dhe medieve sociale. Përfshirja e shpejtë e Kosovës në këto media ka pasuar zhvillimin e shpejtë të internetit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rriten tensionet ndërsa serbët e Bosnjës mbajnë referendumin e ndaluar Posted: 25 Sep 2016 12:38 AM PDT Pyetja e referendumit për votuesit në Republikës Serbe nëse e mbështesin propozimin që "Dita e shtetësisë" të jetë më 9 janar, përputhet me një festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvënësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pavarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 24 Sep 2016 09:27 PM PDT Radio Evropa e Lirë sjell fotogalerinë me fotografitë më karakteristike të disa prej ngjarjeve që shënuan javën që po lëmë pas. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |