Home »
» Cikel poetik nga Perparim Hysi
Nga cikli me poezi "Kohë djalërie"
Nga Përparim Hysi
1. NJë mikeje
Tri sërë me urupa, varur mbi jelek Do ta pi me kupa, syrin se m'u tek Si e "piva" syrin, unë seç bëj me tutje Zë edhe "pi" gjirin, se jam mbushur huqe.
Kam "huqe të rënda", o e mira mike! A s'e sheh? U çmënda për ty, shpirtka ime. "Pi" e "pi" u "deha", jam, i tëri xurxull Dhe, mandej, u "shkreha", me ty, moj e bukur.
2.SODITJE
"Pllaja" që shoh nga prapa ( ka"lëndinën" për matan) Për "lëndinën" më zu vapa, djersët çurg më shkojnë, moj xhan! Në "lëndinë" dikur "kullota" dhe nuk e harroj ende Duket se me të s'u "ngopa", e kërkoj ende sepse...
Sepse shije aq më pati, ndaj dhe goja më shkon lëng S'e harroj atë çast mjalti, gati "çasti" po më çmënd. Dua të ulem shesh mbi të, të"kullot" me nge, azat Grriq-grriq një lemzë me zë, se më kot s'jam djalë në vakt.
3.Nudo
Trupin tënd lakuriq Sa e pashë, mendja-eksiq! Sepse iku dhe kaptoi Pa më thuaj, ku qëndroi?!
Domosdo, qëndroi tek ti Se nuk mbahej në burgji Se cullak gjithë nishanet Mua, po më zunë "alarmet"
Shfaqen supet, shfaqen gjiret Dhe me radhë të gjitha hiret Pupu! Se si u bëra?! Gati të më binte cërma.
Gati- gati u xhindosa Pas "nishanesh" krejt u sosa. Më la mendja, shkoi e iku Lakuriqja keq më fshiku.
4. TI!
Ti je dhe lulja, dhe parfumi, dhe aroma E bukur je si një Afërditë! Unë dua që të t'i puth ato buzë të njoma Se vetëm, kështu, mbushet imishpirt.
Ke një dlirësi që të bën për vete Buzëqeshjen me kripë dhe të ndruajtur Dukesh sikur ke ardhur nga të tjerë planete Ndaj, sa të shoh, bëhem si i "luajtur?!"
Mendja më ikën dhe merr arratinë Liruar nga burgjitë dhe sikur bredh hergjele Se nuk e suporton dot bukurinë Aq më ke magjepsur dhe kam sepse...
5. "A T O?!!!"
Çdo emër si një shtrëngim zemre Asnjërën prej tyre nuk mund të veçoj Ah, sa e madhe është bota e një femre Do të isha sharlatan që këtë ta harroj.
Secila prej tyre kish sharmin e vet Dhe "erën" a aromën e veçantë kish secila Me to qe mbushur imja jetë Ndaj kam të drejtë që të flas me superlativa.
Kështu po bëj, se e meritojnë Të dallosh dikë, bën veç mëkat Flas për femra që dinë të dashurojnë Se kurrë dashurinë s'e kam kërkuar si mëzat.
Diçka në zemër për to kam ndjerë Dhe ndjenja ka qenë reciproke Ndaj çdo njërën prej tyre e kujtoj me nder Dhe nuk lë vend për ekuivoke.
Tiranë, 27 shtator 2016