“Para meje, pas meje dhe afër meje, kudo trupa gjysmë të shkrumbuara të ushtarëve të vrarë në betejë, nuk dua t'i përshkruaj se si dukeshin ato nga afër. Unë dua vetëm t’ju tregoj që nuk kam ngrënë asgjë edhe nëse uria më thoshte të ha diçka me zor: sa e vështirë është gëlltitja (ngrënia) e diçkaje në ato momente, një situatë e papërballueshme.
Unë nuk mund ta largoja këtë kundërmim tmerrues, që më përcillte vazhdimisht”. Ky është rrëfimi i aktorit shqiptar më famë botërore, Aleksandër Moisiu, nga vija e frontit gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-18.
Këtë letër e shkruan nënoficeri Aleksandër Moisiu, Shtabi 3, Batalion, më 26 maj 1915, për të dashurën dhe më vonë gruan e tij Johanna Tewin.
Menjëherë pas kësaj Moisiu u emërua "Toger në ushtrinë gjermane" dhe ju dha (mori), Kryqin e Hekurt për "Trimëri të shkëlqyer". Një dorëshkrim nga përmbledhja e Moisiut që përshkruan Gjermaninë.
Në një udhëtim në tren takon një të njohur që për Moisiun thoshte se ka thënë: "Unë jam një prusian, por jo nga Lindja". Unë jam oficer gjerman," aktori, i cili (që) në fëmijëri u dërgua nga një familje në tjetrën, që ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe mbretërisë imperiale të Austro-Hungarisë u rrit dhe e sheh vetën si gjerman. Dëshira për të qenë gjerman, prusian shkoi aq larg saqë në fillim të Luftës së Parë Botërore shkoi si vullnetar me "gjoksin përpara" në front për të luftuar.

Por, Lufta e Parë Botërore për togerin Aleksandër Moisiun përfundoi më 6 shtator 1915. Gjatë një praktike fluturimi, që ishte fluturim fillestar i pilotit entuziast të Moisiut që deri atëherë punonte si ushtar mbrojtës në territorin e Veriut në Francë dhe që përfundoi mandatin si oficer, duhej të ulte avionin në mënyrë emergjente në tokë afër Caliais, atje i priste një befasi e hidhur: Moisiu dhe piloti i tij ranë në duart e armikut dhe ata ishin anglezët, ku me pas u dërguan në një burg anglez. Më vonë Moisiu u dërgua në kampin e të burgosurve të luftës Belle-lle-en në Francë.


Aty së bashku me një të burgosur tjetër tentoi të arratisej, por fatkeqësisht nuk ia doli të ikte. Moisiu u sëmur nga TBC (Tuberkulozi) në qershor të vitit 1916, u dërgua për internim në Arosa të Zvicrës neutrale. Edhe pse në Zvicër Moisiu u njoh si i burgosur i luftës mund të fillonte të punojë si aktor dhe të luante në teatër. Alfred Reucker, drejtori i Shtëpisë Artistike në Cyrih, u njoh me Muisiun, ku më herët e kishte njohur Moisiun gjatë performancës së Moisiut në shfaqjen e tragjedisë athinase "Kònig Òdipus" (Edipi Mbret), 1911, në Cyrih.
Pra Moisiu kishte marrë leje pune si aktor, ku në vitet 1916/1917, Moisiu doli shpesh në skenë, duke performuar karaktere të ndryshme. Së bashku me të rejën Elizabeth Bergner luajti Hamletin. Në fund të muajve të vitit 916/1917 në Bernë dhe Schaffhausen.
Pjesë nga libri i autores: Alexander Moissi: Profil einer Schauspieler-personlichkeit
Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro - Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.
Moisiu tek "Zgjim pranvere" të Frank Wedekind, 1906
Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.
Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.
Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.
Varri në Morcote
Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”).
"Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit." - Franc Kafka, shkrimtar i njohur botëror
"Hamleti është shkruar për Moisiun dhe Moisiu ka lindur për të interpretuar Hamletin, vetë ai." - Max Brod
"Unë gjeta te Moisiu aktorin e vërtetë që kërkoja." - Max Reinhard, regjisor dhe reformator i skenes gjermane
"Nepermjet interpretimit te rolit te Hamletiti, Moisiu fitoi dashurine e shikuesit francez." - Andre Antuan, reformist i teatrit francez
FilmografiaMoisiu si Princ Kalaf, Deutsches Theater, Berlin, dhjetor 1911
"Das Schwarze Los", 1913
"Die Augen des Ole Brandis", 1913
"Kulissenzauber", 1915
"Sein einziger Sohn", 1915
"Pique Dame", 1918, me Johanna Terwin
"Der Ring der drei Wünsche", 1918
"Erborgtes Glück", 1919, me Käthe Dorsch
"Der Junge Goethe", 1919, me Käthe Dorsch
"Zwischen Tod und Leben", 1919, me Maria Zelenka
"Figaros Hochzeit", 1920, Figaro, me Hella Moja, Eduard von Winterstein, Vera Schwarz, Gertrude Welcker
"Die Nacht der Königin Isabeau", 1920, mit Fritz Kortner,
"Kean", 1921, Kean, me Camilla Horn
"Die Königsloge", 1929, Edmund Kean, me Camilla Horn
"Lorenzo de Medici", 1935
LiteraturëVangjel Moisiu: Alexander Moissi - Biografia në gjuhën gjermane, Tiranë 1980
Rüdiger Schaper: Moissi. Triest, Berlin, New York – Eine Schauspielerlegende. - Berlin: Argon 2000