Tirana Observer |
- A e keni ditur që Nora Istrefi e ka edhe këtë profesion?
- Elif i ‘Diamante dhe dashuri’, bashkë në ekran me bukuroshim Kivanc Tatlitug
- Ajo është Miss Gjermania, por edhe një nuse tradicionale shqiptare
- Atentati te Rruga e Kavajës, policia ndalon dy kosovarë
- Fotolajm/ Anxhela Martini shkon për vizitë te shtëpia e burrit në Rumani
- Angelina Jolie shokon botën, është gati të konvertohet në myslimane
- Plagosje me armë në Tiranë
- Bebe Rexha koncert në Tiranë, ja në cilën datë
- Përleshje me thika, plagoset rëndë një person në Korçë
- Fëmija që tmerroi Palasën. Vetëm pas krimit makabër, shteti strehon fëmijën e braktisur
A e keni ditur që Nora Istrefi e ka edhe këtë profesion? Posted: 21 Aug 2016 09:48 AM PDT
Norës ndonëse muzika po i shkonte mirë, ajo vendosi që ta studionte dizajnin e modës në një shkollë private më Prishtinë. Pra, Nora Istrefi me profesion është dizajnere e modës, ndonëse asnjëherë nuk ka punuar në këtë drejtim, shkruan "Kosovarja". A do të punoj ndonjëherë si dizajnere? Mbetet të shihet tutje.
|
Elif i ‘Diamante dhe dashuri’, bashkë në ekran me bukuroshim Kivanc Tatlitug Posted: 21 Aug 2016 08:48 AM PDT
"Black White" është drej përfundimit. Tuba do të ketë rolin e një mjekeje, e cila është në të njëjtën kohë edhe pronare e një restoranti, ndërsa Kivanc, në krahun tjetër, do të jetë krahu i djathtë i një personazhi negativ me pseudonimin Baskan (President), rolin e të cilit do ta luajë aktori Haluk Bilginer. Kivanc Tatlitug ka filluar trajnimin në një poligon, ku mëson përdorimin e armës si profesionist. Sipas skenarit, roli i tij është ai i një vrasësi serial. Objektivi i tij do të jetë Tuba, të cilën do të përpiqet ta vrasë…. Por si do të zhvillohet e gjithë historia, duhet të prisni edhe pak…
|
Ajo është Miss Gjermania, por edhe një nuse tradicionale shqiptare Posted: 21 Aug 2016 08:32 AM PDT
Ceremonia e fejesës është organizuar në një ambient të ngushtë me familjarë e miq të afërt të çiftit në qytetin e Pejës. Albijona dhe Rexhepi kanë shkëmbyer unazat në prani të të ftuarve dhe disa nga momentet e festës i kanë ndarë edhe me miqtë e tyre virtualë. Albijona Muharremaj ka lindur në Prizren, por është larguar së bashku me familjen drejt Gjermanisë kur ishte vetëm 5 vjeç. Aktualisht, ajo jeton në Mynih ku edhe studion në vitin e fundit në universitet. |
Atentati te Rruga e Kavajës, policia ndalon dy kosovarë Posted: 21 Aug 2016 08:14 AM PDT
|
Fotolajm/ Anxhela Martini shkon për vizitë te shtëpia e burrit në Rumani Posted: 21 Aug 2016 07:36 AM PDT |
Angelina Jolie shokon botën, është gati të konvertohet në myslimane Posted: 21 Aug 2016 07:32 AM PDT
|
Posted: 21 Aug 2016 07:11 AM PDT Një person është plagosur me armë zjarri këtë të diel në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në bllokun e pallateve të njohura si “pallatet e Delijorgjit”. I plagosuri është lënduar në krah. Ai është dërguar në spotal ku ndodhet jashtë rrezukut për jetën. Policia thotë se ka shoqëruar dy persona |
Bebe Rexha koncert në Tiranë, ja në cilën datë Posted: 21 Aug 2016 07:08 AM PDT Kantautorja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha në muajin Shtator do të performojë në Tiranë. Data e koncertit të saj tashmë është bërë publike, kështu Bebe Rexhën keni mundësi ta shihni tek performon live në Tiranë me datë 9 shtator, e premte, shkruan lajmi.net. Koncerti do të mbahet në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë prej orës 18:00 deri në 24:00. Përveç Bebe Rexhës, para shqiptarëve do të paraqiten edhe Fatboy Slim dhe HONNE, si përkrahës të koncertit. |
Përleshje me thika, plagoset rëndë një person në Korçë Posted: 21 Aug 2016 07:00 AM PDT Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Korçë dhe për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas burimeve, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe është në gjendje kritike për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Ende nuk dinamika e ngjarjes. Sherri me thika ka ndodhur në Lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës. |
Fëmija që tmerroi Palasën. Vetëm pas krimit makabër, shteti strehon fëmijën e braktisur Posted: 21 Aug 2016 06:47 AM PDT Krimi makabër i Jorgos Zanit në Palasë duket se ka qenë edhe zgjidhja për jetën e një të mituri, Kiços 9-vjeçar, po nga ky fshat. Ditën e krimit, nga fshati i tronditur mbërritën lajme për zhdukjen e një tjetër fëmije, që shoqërohej me vrasësin e sëmurë. Por, Kiço nuk kishte pësuar gjë. Në fakt, deri ditën e krimit, shqetësimi më i madh për Palasën kishte qenë pikërisht Kiço dhe jo vrasësi i sëmurë. Një denoncim në Top Channel, në mes të muajit qershor, zbuloi historinë e një fëmije, të cilin jeta, familja dhe mungesa e vëmendjes së shtetit e kishin futur në rrugën e krimit që në këtë moshë. "Është bërë problem serioz. E kemi ngritur shqetësimin tonë në të gjitha instancat, por është djalë i pandreqshëm", thonin banorët. Kiço, siç e thërrasin shkurt, duket si një djalosh çapkën, por në fakt ishte bërë "ferri" i fshatit, duke vjedhur e dëmtuar çdo gjë që gjen nëpër shtëpitë e fshatit, që jo pak herë gjenden të vetme. Nuk bën dallime në ato që merr. "Gjërat që marr, i shes", thonte Kiço për emisionin "Fiks Fare". Me dy prindër me probleme mendore, ai ishte braktisur nga komuniteti dhe institucionet shtetërore, e mbi të gjitha nga shkolla: "Nuk më kanë çuar në shkollë. Nuk më duan dhe më thonë që jam hajdut". Nëpunësja e Bashkisë se Himarës tregon se ka bërë të gjitha përpjekjet për ta shkëputur Kiçon nga prindërit me të meta mendore dhe jeta e mjeruar ku mungon edhe uji e energjia: "Kemi hapur proces gjyqësor në Vlorë dhe asgjë. Duam që kujdestaria e këtij fëmije t'i shkojë institucioneve publike". Muajt e fundit Kiço ishte shndërruar në një ndihmës pikërisht i vrasësit mizor, Jorgos Zanit. Por krimi makabër i këtij të fundit duket se bëri që më në fund shteti të detyrohet ta dërgojë Kiçon 9-vjeçar në një nga institucionet e shërbimit social në Sarandë. Dhe kjo ka ndodhur vetëm të premten e 19 gushtit./TCH |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |