Tirana Observer: “VIDEO/ Pogradec, shikoni momentin kur polici i dehur i rrëzon kamerën operatorit” plus 9 more |
- VIDEO/ Pogradec, shikoni momentin kur polici i dehur i rrëzon kamerën operatorit
- U-21, zbardhet lista e lojtarëve për sfidën ndaj Greqisë
- Gjendet i pajetë një person në Liqenin e Pogradecit
- FOTOT/ Rihanna më në formë se kurrë
- Kreu vjedhje nën kërcënimin e armës, arrestohet i riu
- Maradona takon djalin e jashtëligjshëm, pas 30 vitesh
- Sarandë, pushuesit plazh në varreza
- DEBATI / Burkini në plazhe, një luftë kulturash në 2016-ën
- Vlonjatët kundër parkimit me pagesë, heqin bllokueset e gomave nga makinat
- FOTOT/ Jozefina Topalli hap arkivat, tregon si ka qenë në fëmijëri
VIDEO/ Pogradec, shikoni momentin kur polici i dehur i rrëzon kamerën operatorit Posted: 27 Aug 2016 10:07 AM PDT Një video e publikuar nga televizioni "News24" tregon momentet kur një efektiv policie ka ndaluar grupin e këtij televizioni, gazetar dhe operator në fshatin Selcë të Pogradecit dhe i ka kërcënuar që të mos filmonin me arsyetimin se nuk ishte në gjendje të mirë. Siç ka treguar gazetarja e "News24", Lediona Xheladinaj, ajo dhe operatori kanë qenë duke u kthyer nga fshati Selcë ku ishin në banesën e tre vajzave të zhdukura, për të cilat ka raportuar sot policia rajonale. 'Një fshat më poshtë kemi vënë re makinën e policisë, jemi ndalur për të filmuar makinën për të treguar se edhe policia ishte e pranishme në këtë zonë. Punonjësi i policisë është drejtuar duke më tërhequr zvarrë duke më futur me dhunë në automjet. Ajo që kemi dërguar në video është vetëm një pjesë e dhunës. Polici që duket në video na tha mos na filmoni se unë jam në gjendje të dehur dhe do më merrni në qafë. Në momentin kur ai ka vënë re që kamera ka qenë duke xhiruar e ka gjuajtur dhe kamera ka rënë në tokë, dhe nuk e kemi kapur dot momentin kur na ka dhunuar mua dhe operatorin. Ka qenë edhe një punonjëse policie femër në momentin që kemi zbritur dhe na tha ju lutem mos filmoni se punonjësi i policisë është i dehur dhe s'është në gjendje t'u kuptojë që ju po bëni punën", ka rrëfyer gazetarja. BISEDA E ZBARDHUR Polici që dhunoi grupin e xhirimit: Nëse do të marrësh në qafë, ji policë (tenton të prekë kamerën) Gazetarja: Ju lutem, mos e prekni kamerën Ndërhyn polici tjetër: Ti vazhdo hiqe kamerën, mos filmo. Gazetarja: Çfarë ka mor zotëri? Polici: Jam unë pa qejf. Jam unë pa qejf Gazetarja: Çfarë problemi ka? Je jemi gazetar, po filmojmë. Polici: vuaj nga zemra Gazetarja: Ne nuk po ju shqetësojmë, po bëjmë punën tonë Polici: Edhe njëherë..kamerat…pamja filmike, makina e policisë…(ikën) |
U-21, zbardhet lista e lojtarëve për sfidën ndaj Greqisë Posted: 27 Aug 2016 10:01 AM PDT Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve që trajneri i ekipit të Shpresave Redi Jupi ka thirrur ndaj ndeshjes me Greqinë. Kombëtarja U-21 do të luajë më date 2 shtator 2016 ndeshjen e radhës eliminatore për 'Europianin 2017' kundër Greqisë. Takimi do të zhillohet në stadiumin 'Peristeriou' në Athinë, në oren 17:45 me orën lokale. "Ekipi do të grumbullohet nesër në Athinë më datë 28 gusht. Shqipëria U-21 renditet aktualisht e dyta në grupin e 4 me 12 pikë",-njofton FSHF. Në listë mungon Rei Manaj, i cili pritet t'i bashkohet kuqezinjve të Xhani De Biazit. LISTA: |
Gjendet i pajetë një person në Liqenin e Pogradecit Posted: 27 Aug 2016 09:50 AM PDT Një person është gjetur i pajetë në ujërat e Liqenit të Pogradecit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është P. S, rreth 75 vjeç, banues në Pogradec. Sipas policisë, ai u gjet i mbytur në vendin e quajtur "Oktapodi". Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndërkohë po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. |
FOTOT/ Rihanna më në formë se kurrë Posted: 27 Aug 2016 09:38 AM PDT Rihanna njihet për prezencën e saj që të pa fjalë. Edhe e veshur me streçe dhe me pak grim, këngëtarja bukuroshe ka mahnitur fansat e saj. Ylli 28 vjeçar, e cila dukej më në formë se kurrë, është kthyer në shtëpinë e saj në Nju Jork pas turit të saj Anti dhe pritet të nisë përgatitjet pët MTV Video Music Awards. |
Kreu vjedhje nën kërcënimin e armës, arrestohet i riu Posted: 27 Aug 2016 09:25 AM PDT Një i ri, i akuzuar për vjedhje me armë, ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Sipas të njëjtave burime, ndalimi i tij u bë në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015, i pezulluar dhe i rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë në datë 03.03.2015, në fshatin Dukaj, Tepelenë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy aparate celularë dhe automjetin tip "Mercedes ". Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale të "Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim " dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit ". |
Maradona takon djalin e jashtëligjshëm, pas 30 vitesh Posted: 27 Aug 2016 09:10 AM PDT Ishte koha kur shkëlqente Djego Armando Mardano, shtator 1986. Një zonjë italiane Cristiana Sinagra, asokohe sjell në jetë një djalë, të cilin e regjistroi nën emrin Diego Junior dhe rrefeu ne publik se atesia i perkiste yllit boteror te futbollit Maradona. Diego se pranoi për shume vjet, por vetem ne vitin 2007, ndyshoi qendrim dhe e njohu si djalin e tij, pavaresisht se nje gjykate italiane e njihte kete femije ne vitin 1993, si djali i Armando Maradones. Baba e bir takohen, te dy jane ne gjendje te flasin si burra me njeri tjetrin, raporton gazeta argjentinaase Diario Popular Argentine" Takimi u realizua pa praninë e avokatëve. |
Sarandë, pushuesit plazh në varreza Posted: 27 Aug 2016 08:57 AM PDT Saranda është plot këtë verë. Eshtë aq plot sa plazhet e saj nuk mjaftojnë per gjithë pushuesit. Por nuk ka zgjidhje që nuk gjejnë banorët per të mos lënë pa plazh askënd. Fotoja që një pushues dergoi për dritare.net, ngjan surreale, ndersa sheh bashke te gjalle e te vdekur. Aty në kodren ku shtrihet varreza e qytetit, në vend të lihet vend për të vdekurit e zones, të pushojnë në paqe, dikush ka ngritur një hotel dhe e ka mbushur gjirin perbri me cadra. Jo vetëm askush nuk i ka thënë qe kjo është e pamundur të ndodhë në një qytet, saqe ai po ngre edhe një hotel tjeter, këtë edhe më brenda në varreza. Tani ka ngelur të verë edhe nga një cader mbi çdo varr për banjo dielli./ dritare.net |
DEBATI / Burkini në plazhe, një luftë kulturash në 2016-ën Posted: 27 Aug 2016 08:43 AM PDT Në vendin e "Kanalit dhe Brigitte Bardot", burkini mund të shihet vetëm si një "provokim", shkruan Jean Michel Servant në "Midi Libre" (Montpellier). Kostumi i banjës shumë i shëmtuar, që disa gra myslimane kanë filluar të veshin në plazhe nuk është thjeshtë një "fyerje ndaj dinjitetit njerëzor" – si një "simbol fetar për t'u dukur", ai është një sfidë ndaj republikës laike. Kështu që, bravo i qoftë kryebashkiakut të Kanës, që pati iniciativën ta ndalojë, nën arsyetimin se shfaqja e tij mund të shkaktojë trazira në një vend ende të "traumatizuar" prej sulmeve terroriste islamike të kohëve të fundit. Si për të vërtetuar arsyetimin e tij, një protestë shpërtheu në Sisco, në Korsika javën e kaluar, teksa disa burra me origjinë afrikano veriore u përplasën me plazhistë, të cilët kishin qenë duke bërë fotografi të të afërmeve të tyre të veshura me burkini. Tani, edhe atje është vendosur ndalimi, ndërkohë që shembullin e kanë ndjekur edhe 15 qytete të tjera të Francës. Këta ndalime janë një simptomë e racizmit, po aq sa edhe bazë parimesh, shkruan Aziz Benyahia në "Algerie-Focus" (Algjer). Megjithatë, myslimanët francezë duhet të jenë të arsyeshëm: kjo nuk është një kohë e mirë për të veshur burkini. Ata duhet ta dinë se njerëzit janë nervozë, dhe ata duhet të "përshtasin sjelljen e tyre", në vend që t'u hyjnë betejave, të cilat nuk mund t'i fitojnë. Në fund të fundit, Islami u bën thirrje ndjekësve të tij që të respektojnë vendet ku jetojnë si pakica. Pas masakrës në Nicë, autoritetet nuk janë në humor për të bërë kompromis, shkruan Berna Gonzalez Harbour në "El Pais" (Madrid). Kryeministri francez, Manuel Valls, i mbështet tërësisht këto ndalime, duke e quajtur burkinin një "shprehje e një projekti politik, një kundër-shoqëri, bazuar kryesisht në skllavërimin e grave". Shumica e politikanëve në të majtë e në të djathtë bien dakord. Megjithatë, francezët nuk duhet të lejojnë që të kalojnë në "intolerancë joracionale". Kritikët nuk e kanë të mundur të pretendojnë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes veshjes së një kostumi banje "të shëmtuar dhe aspak praktik", dhe kryerjes së vrasjeve masive. Ndalimi ekzistues i simboleve fetare në shkolla dhe institucione publike mjafton, por "në emër të barazisë dhe lirisë, ju lutem mbajeni luftën larg plazheve". Pikërisht, shkruante Remona Aly tek The Guardian. "Asgjë nuk është më e gabuar se sa demonizimi i atij që është, ta themi hapur, thjeshtë një kostum banje". Ndalimi i burkinit është "absurd", binte dakord The New York Times. Ai është ndaluar mbi bazën e arsyetimit që ësht "një rrezik ndaj rendit publik, higjenës, sigurisë së ujit dhe moralitetit". Të shpëtosh gratë myslimane nga "skllavërimi", duke u "diktuar atyre se çfarë mund të veshin dhe çfarë nuk mund të veshin", kjo nuk ka fare kuptim. Kjo çmenduri rrezikon që të "stigmatizojë më tej myslimanët e Francës, në një kohë kur vendi po vuan prej të djathtës islamofobe"./ Bota.al |
Vlonjatët kundër parkimit me pagesë, heqin bllokueset e gomave nga makinat Posted: 27 Aug 2016 08:35 AM PDT Qytetarët vlonjatë kanë dalë sot në ditën e tyre të dytë të mosbindjes civile kundër parkimeve me pagesë. Ata kanë hequr nga automjetet në rrugë bllokueset e gomave vendosur nga Bashkia. "Keto janë trofete tona nuk do ti leme me ti marrin. revoltë qytetare për parkimet me pagesë", thanë ata duke mbajtur në duar bllokueset e gomave. |
FOTOT/ Jozefina Topalli hap arkivat, tregon si ka qenë në fëmijëri Posted: 27 Aug 2016 08:24 AM PDT |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |