Tirana Observer: “Përfshihet nga flakët një punishte druri dhe një fabrikë zifti në Tiranë” plus 9 more |
- Përfshihet nga flakët një punishte druri dhe një fabrikë zifti në Tiranë
- Anxhelina Hadërgjonaj pozon pa të brendshme
- Nicole Scherzinger e mrekullueshme në Londër
- E ngjashme me një skenar filmi, dëshmia e gruas: Si më përndiqte dhe dhunonte djali 11 vjet më i vogël
- Video/ Njihuni me taksinë pa shofer
- Bukuroshja italiane Elisabetta Gregoraci mahnit Greqinë
- Beyonce është 100 përqind masone?!
- Kjo është “bukuroshja e artë”, shoqja e ngushtë e Kim Kardashian
- Era Istrefi nuk di të ndalet, shikoni ku ka shkuar tani…
- Mësoni numrin tuaj të fatit sipas shenjës së horoskopit
| Përfshihet nga flakët një punishte druri dhe një fabrikë zifti në Tiranë Posted: 25 Aug 2016 10:10 AM PDT
Gazetarja Dorjana Bezati bën të ditur se zjarri në punishten e drurit në Çerek është përhapur në të gjithë punishten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me të marrë njoftimin për zjarrin, 5 makina zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Ndërkohë 2 makina zjarrfikëse kanë mbërritur në rrugën '5 Maji', ku po punojnë për shuarjen e flakëve në fabrikën e ziftit. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të lënduar. |
| Anxhelina Hadërgjonaj pozon pa të brendshme Posted: 25 Aug 2016 09:36 AM PDT
|
| Nicole Scherzinger e mrekullueshme në Londër Posted: 25 Aug 2016 09:30 AM PDT |
| Posted: 25 Aug 2016 09:04 AM PDT
Vajza me iniciale S.P., e cila punon si ekonomiste në një kompani private, ka denoncuar tre ditë më parë ngjarjen në Komisariatin nr.2, pas episodit të radhës së dhunës, nga 24-vjeçari që e përndiqte. Burime nga Policia thanë për "Panorama" se mbrëmjen e së hënës është bërë edhe arrestimi i të dyshuarit, Ervis Nuhaj, 24 vjeç, i cili akuzohet për përndjekje dhe dëmtime të tjera me dashje. Burime nga Policia thanë se në kallëzimin e saj, vajza ka deklaruar se përndiqej prej më shumë se 6 muajsh nga i dyshuari. Fillimisht ai kishte nisur ta shqetësonte me mesazhe në rrjetet sociale, më pas edhe në telefon, herë me numra të fshehtë e herë me mesazhe nga numra të ndryshëm telefoni. E dëmtuara është shprehur se 24-vjeçari, fillimisht e komplimentonte duke i kërkuar një lidhje dashurie dhe me mirësjellje ajo e kishte refuzuar, duke i thënë se kishin një diferencë të madhe moshe. Ajo shprehet se gjithmonë e ka refuzuar, duke mos i dhënë asnjë shkak që ai të pretendonte realisht një lidhje me të, por sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë shtoheshin shqetësimet, aq sa kohët e fundit ai e priste edhe poshtë pallatit. Këto veprime, vajza thotë se i kanë shkaktuar disa herë gjendje ankthi. Por, duke menduar se ai do të bindej dhe nuk do ta shqetësonte më, nuk e ka denoncuar në Polici. Ndërsa javën e fundit, përndjekja ishte bërë edhe e dhunshme sipas saj. Disa ditë më parë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku banon 35-vjeçarja, autori e kishte goditur me shpullë në fytyrë. Edhe këtë herë vajza e ka falur, pasi sipas saj ka qenë në gjendje të dehur. Ndërsa dy ditë më parë, kur ajo vendosi t'i drejtohej për ndihmë Policisë, 24-vjeçari Nuhaj e ka rrahur në publik, duke i shkaktuar edhe shenja në vende të ndryshme të trupit. Sërish motivi sipas saj ka qenë i njëjtë, refuzimi i saj për të nisur një lidhje me të. Ai është larguar vetëm pasi kanë ndërhyrë disa kalimtarë të rastit. Ndërsa 35-vjeçarja S.P. është paraqitur menjëherë në Komisariatin nr.2, ku ka bërë denoncim për atë që i kishte ndodhur. Pak orë më vonë, shërbimet e këtij rajoni kanë gjetur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili ka mohuar ta ketë dhunuar vajzën, por ka pranuar se e ka ndjekur disa herë, për shkak se ishte afeksionuar dhe kërkonte një lidhje dashurie me të.
|
| Video/ Njihuni me taksinë pa shofer Posted: 25 Aug 2016 08:54 AM PDT
Prodhuesi "nuTonomy" ftoi një grup të përzgjedhur njerëzish që t'i shkarkonin aplikacionet në telefonat e tyre dhe të udhëtonin falas në taksin e saj "robot" në perëndim të Singaporit. "Ky është vërtetë një moment historik që do të ndryshojë mënyrën se si qytetet ndërtohen, dhe se si i shohim gjerat që nga rrethojnë," tha për Reuters drejtori ekzekutiv i "nuTonomy", Doug Parker. |
| Bukuroshja italiane Elisabetta Gregoraci mahnit Greqinë Posted: 25 Aug 2016 08:31 AM PDT |
| Beyonce është 100 përqind masone?! Posted: 25 Aug 2016 08:11 AM PDT
Një foto e publikuar së fundmi nga Beyonce në Instagram i ka shtyrë fansat e saj të komentojnë se ajo është iluminati 100%. Po ashtu edhe bashkëshorti i saj Jay – Z mendohet se është i lidhur me sektin Iluminati. Shpesh para publikut ai krijon me duar formën e një piramide e cila ne fakt është një simbol i "urdhrit botëror" që kontrollon Djalli.
|
| Kjo është “bukuroshja e artë”, shoqja e ngushtë e Kim Kardashian Posted: 25 Aug 2016 07:56 AM PDT
Së fundmi në Instagram është shfaqur edhe një bukuroshe tjetër, e ajo është Jasmine, apo e njohur si vajza e artë (një pseudonim ky që e bart nga fëmijëria). Por kush është Jasmine Sanders? Ajo ka lindur në Gjermani dhe është rritur në Karolinë e Jugut, është vetëm 25 vjeçe dhe tani ka "sunduar" pasarelat e Jeremy Scott. Bukuroshja vlerësohet shumë për pamjen e saj, e veçanërisht për flokët ngjyrë mjalti. Me anë të fotove ku shfaqet provokuese dhe seksi, që i ka publikuar në Instagram, ajo ka fituar hiq më pak se 1.7 milionë dollarë. Sanders, ka treguar se i kushton shumë kujdes trupit dhe pika e saj e dobët është lëkura: "Lëkura është pika ime e dobët, andaj unë kujdesem që ta mbajë atë çdo ditë sa më të hidratuar", është shprehur ajo. Bukuroshja seksi pritet të jetë një nga vajzat më të famshme të showbizit në të ardhmen. |
| Era Istrefi nuk di të ndalet, shikoni ku ka shkuar tani… Posted: 25 Aug 2016 07:14 AM PDT
|
| Mësoni numrin tuaj të fatit sipas shenjës së horoskopit Posted: 25 Aug 2016 07:08 AM PDT
DASHI (21 mars – 20 prill). Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit. DEMI (21 prill – 20 maj) – Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është e dyta, por për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi ( dashi) ai dëshiron të krijoje kontakt dhe ajo natyralisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2. BINJAKET (21 maj – 21 qershor) Ata i përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë ne komunikim, po ashtu mund te përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatit janë 2 dhe 3. GAFORRJA (22 qershor-22 korrik) Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili përfytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres. LUANI (23 korrik – 23 gusht) Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun. VIRGJËRESHA (24 gusht-23 shtator) Shtëpia e gjashtë është e virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri me fat është numri 6. PESHORJA (24 shtator – 23 tetor) Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetveten, është e shtatë ne radhë dhe natyralisht përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është me fat për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7. AKREPI (24 tetor – 22 nëntor) Luftë dhe pasion deri në vdekje. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila perfytyron transformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri tetë. SHIGJETARI (23 nëntor – 21 dhjetor) Shigjetari do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë. Përputhet plotësisht me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve. BRICJAPI (22 dhjetor – 20 janar) Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu që suksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurt. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatit janë numri 10 dhe numri 1. UJORI (21 janar – 19 shkurt) – Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale, shkruan Living. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2. PESHQIT(20 shkurt – 20 mars) Peshku është i fundit në vargun dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 i karakterizojnë peshqit.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





































