Bari i ri mjekues, i quajtur Nivolumab, pengon qelizat kanceroze që të bllokojnë sistemin mbrojtës të organizmit, duke i dhënë mundësi atij që ta luftojë sëmundjen
Bledar Kuka
Një terapi e re për luftimin e kancerit të mushkërive mund të hapë një epokë të re në mjekësi. Një bar i ri mjekues po prodhohet nga kompanitë farmaceutike dhe ka aftësi të ndihmojë organizimin e njeriut për ta luftuar këtë sëmundje të rëndë. Ky bar quhet Nivolumab dhe pengon aftësinë kryesore të qelizave kancerogjene, atë që pengon sistemin imunitar të njeriut për të mbrojtur organizimin.

Qelizat kancerogjene ia arrinin kësaj duke prodhuar një lloj proteine, të quajtur PD-L1, e cila nuk lejonte sistemin imunitar që të vepronte për të vrarë qelizat armike, por Nivolumabi nuk do të lejojë prodhimin e kësaj proteine, duke e lënë kancerin të zbuluar përballë sistemit mbrojtës të njeriut.
Shoqata Amerikane e Onkologjisë Klinike ka paraqitur rezultatin e arritur në 582 pacientë dhe ka deklaruar se “ka shpresë të vërtetë për të sëmurët”. Pritet që shanset për t’u shëruar të jenë dy herë më të mëdha se deri tani, duke përdorur medikamentin e ri. Kanceri i mushkërive është lloji më vdekjeprurës i kancerëve, dhe vret rreth 1.6 milionë njerëz do vit. Është i vështirë për t’u diktuar, ndërsa personat që pijnë duhan janë të papërshtatshëm për t’u operuar.