“Të gjithë mendojnë se është i dëmshëm por, ky zakon i bezdisshëm në fakt ju bën mirë!” plus 1 more Shëndetësia

“Të gjithë mendojnë se është i dëmshëm por, ky zakon i bezdisshëm në fakt ju bën mirë!” plus 1 more Shëndetësia


Të gjithë mendojnë se është i dëmshëm por, ky zakon i bezdisshëm në fakt ju bën mirë!

Posted: 18 Aug 2016 01:39 PM PDT

Kërcitja e gishtave është një nga zakonet e bezdisshme që shumë njerëz mendojnë se është madje edhe i dëmshëm për duart.

Dikur madje mendohej se kërcitja e gishtave në moshë të re lidhej me dridhjen e duarve në moshën e pleqërisë.

Por, sipas nëj studimi të ri, ka rezultuar e kundërta.

Pasi janë vëzhguar personat që i kërcisnin dhe ata që nuk i kërcisnin, ka rezultuar se grupi i parë, në fakt, nuk kishte aspak probleme me duart. Madje, ata që i kërcisnin gishtat, kishin një lëvizshmëri më të mirë se ata që nuk e bënin këtë.

Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra-tjetrën.

Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar.

Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni. /Telegrafi/

The post Të gjithë mendojnë se është i dëmshëm por, ky zakon i bezdisshëm në fakt ju bën mirë! appeared first on Telegrafi.

Lajm befasues: Të gjithë personat me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët

Posted: 18 Aug 2016 06:21 AM PDT

Një studim nga Universiteti i Kopenhagës ka zbuluar se personat me sy të kaltër e kanë një paraardhës të përbashkët.

Shkencëtarët kanë gjurmuar një mutacion gjenetik që ka ndodhur rreth 6,000 – 10,000 vite më parë dhe është shkaktar i ngjyrës që gjendet në të gjithë personat me sy të kaltër, transmeton Telegrafi.

Sipas profesorit të këtij studimi, Hans Eiberg, i gjithë njerëzimi ka pasur sy me ngjyrë kafe.

Por, gjeni i cili i prodhon sytë me ngjyrë kafe ishte "ndalur" në disa njerëz – duke e zvogëluar sasinë e melaninës (pigment) dhe duke e ndryshuar ngjyrën nga të kaftë në ngjyrë të kaltër.

Por, kjo është një lloj i veçantë i mutacionit të gjenit, që do të thotë se përderisa sytë janë kthyer në të kaltër, flokët dhe ngjyra e lëkurës i ka mbajtur të njëjtat nivele të pigmentit.

Ndalja e plotë e gjenit në fjalë më vonë kishte rezultuar në albinizëm.

Sytë e kaltër kanë një ndryshim të vogël në sasinë e melaninës, fakt i cili ka bërë profesorin Eiberg të sugjerojë se individët me sy të kaltër janë të ndërlidhur me të njëjtin paraardhës.

Praktikisht, ngjyra e syve gjithmonë është diçka gjenetike, dhe është krejtësisht e pamundur që dy prind me sy ngjyrë kafe të krijojnë një fëmijë me sy të kaltër. /Telegrafi/

The post Lajm befasues: Të gjithë personat me sy të kaltër e kanë këtë gjë të përbashkët appeared first on Telegrafi.