Nën rrënojat e kalasë Nevsehir, në rajonin e Kapadoçias, në Turqi, konturet e qytetit antic, i cili u zbulua dy vjet më parë “aksidentalisht”, po fillojnë të marrin formë.
Rrjeti i labirinteve u zbulua nga ndërtuesit turq në vitin 2012, ndërsa tani ekspertët thonë se ai mund të bëhet qyteti nëntokësor më i madh dhe më kompleks në botë.
Skanimi gjeo-radioaktiv sugjeron për ekzistencën e një bastioni me shumë nivele, me një madhësi sa 65 fusha futbolli që mund të përfshijnë hapësira banimi, kuzhina, kantiere vere, kapela dhe shkallë.
Madhësia e këtij qyteti tregon një nivel kompleksiteti arkitekturor të pakrahasueshëm me ato në rajon.
https://www.youtube.com/watch?v=SaMAEYF1TdI
Underground Cities. Cappadocia. Turkey

Zona është e njohur për formacionet e saj mahnitëse shkëmbore, luginat e thella dhe strehimet e lashta nëntokësore, të gdhendura nga shkëmbi i hirit vullkanik, transmeton Shekulli