Në botën magjike të Hajro Ulqinakut-Pufi



Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja)lindi më 3 maj 1938 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë jugosllave, sot pjesë e Malit të Zi. Shkollën fillore dhe e ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e mesme të mësuesisë (normalen) e ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me mbarimin e universitetit ai shërbeu për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë. Në vitet 1967/68 fillon të punoj si gazetar, fillimisht në Radio Prishtinën. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë, ku motivi kryesor është deti.Hajro Ulqinaku është autor i disa veprave teatrale, më e njohura ndër ta është drama Tërë bota Kosovë.

Veprat

Libra për fëmijë



Fëmijët e detit
Margaritarët e zez
Çelësi i artë
Kolovajza e florinjtë e Hënës
Mbrëmje pulëbardhash
Fëmijëria në bregdet
Gjiri i Shpresës
Ligji i detit
Ani, Ben, ani
Bukuria e detit
Panorama e detit
Thesari i piratëve
Pëllumbat në antenë
Mos qaj Kestrina
Barka me vela (ose Barka me visare)
Limani i Qetësisë
Lulekuqet mbi banka
Ishulli i Gjelbër
Libri për detin 6 + 1

Drama

Tërë bota Kosovë

Libra publicistikë dhe shkencorë

Deti, detarët e Ulqinit
Detarë, peshkatarë, ulqinakë
Detaria, detarë, dokumenentar
Libri për Ulqinin dhe ulqinakët
Glosar – fjalorth i detarisë i të folmes së Ulqinit
Thesar popullor

Libri për Ulqinin dhe ulqinakët.JPG
Hajro Ulqinaku është shkrimtari i ekzotikës bregdetare të Ulqinit, njohës shumë i mirë i mjediseve të detit, nga ku e merr temën pothuajse tërë krijimtaria e tij letrare për fëmijë.

Hajro Ulqinaku, duke qenë edhe poet, tërësinë e veprës së vet e ka parë dhe trajtuar me një kolor mbresëlënës poetik, çka e ka bërë mjaft tërheqëse dhe interesante, por edhe emocionale, veçantisht për lexuesin fëmijë e të riun. Krijimi i emocioneve nëpërmjet përjetimeve që përfton lexuesi gjatë shfletimit të veprës, luajnë një rol efektiv e ngacmues në pasurimin e botës e të ndërgjegjes, si dhe në edukimin në frymën e dashurisë për të bukurën, për detin, për jetën.
Hajro Ulqinaku s` ka hipur tani te Kalaja e Ulqint dhe kundron rreth e qark hapësirën ujore. Në këtë rast ai do të ishte një konstatues i mërzitshëm dhe recitativist. Them kështu, sepse në pamje të parë të krijohet përshtypja se për detin, si për çdo fenomen tjetër natyror mund të shkruhet aq sa mund të shkruhet, sa arrin gjykimin e monotematikës. Por, përnjëherë gabohesh. Kur lexon e studion veprën e Ulqinakut shikon se deti është parë gjithnjë si sfond i ngjarjeve që shtjellohen aq bukur rreth tij dhe për të. Deti është parë me fytyrë njeriu, me trup njeriu, me gjykim njeriu. Deti është parë në dualitetin njerëzor: me të mirat dhe të këqijat e tij, është parë në bunacën, qetësinë, por edhe në burën, tallazitjen e egër të tij.
Image result for hajro ulqinaku

Pra, një det jetësor që zgjidh nyjet dhe dilemat, një det filozof e plak i urtë, një det që të rri gjithnjë afër, por herë-herë të ikën edhe larg, një det që fsheh misteret, por gjithmonë të dhuron edhe koralet e ndritshme.

Dhe, të gjithë këtë filozofi e psikologji, autori e ka dhënë me struktura të ndryshme tekstore. E ka dhënë edhe me poezinë edhe me tregimin, edhe me skicën edhe me miniromanin, edhe me novelën, edhe me romanin.

E ka dhënë në një libër me pak faqe, që të mos rëndojë fëmijët, por edhe me shumë faqe, e ka dhënë me monologje, e veçanërisht me dialogje, e ka dhënë me ngjarje e veprime të befta, si dhe me shpalosje çudirash që nxisin fëmijët të jenë leximtarë të zellshëm, por edhe përftues të mesazheve që përcjell zoti Hajro në librat e tij, që lidhen me dashurinë për librin, shkollën, familjen, vendlindjen, dhelindjen e të parëve të tij.

 Kjo gjë reflektohet jo vetëm në pasqyrimin e mjediseve, por edhe te emërtimet e personazheve, që janë thjeshtë dhe vetëm shqiptarë.
Image result for hajro ulqinaku
Hajro Ulqinaku, duke qenë një shkrimtar i përkushtuar i letërsisë për fëmijë, me veprën dinjitoze e të vlerësueshme, ai pa mëdyshje ka peshën e vet në laryshinë e autorëve të sotëm shqiptarë për fëmijë e të rinj. Këtë e vërteton dhe e dëshmon jo vetëm botimi i veprës së tij në Prishtinë, Tiranë, Ulqin, Podgoricë, Shkodër, Shkup etj., por edhe ribotimi i disahershëm i veprave të tij.

Për të karakterizuar në sintezë në portretin e Hajro Ulqinakut, më vjen në ndihmë një thënie e zotit Muhamet Nika, publicist e drejtor i Qendrës për Kulturë, në Ulqin: "Sot, duke pasur parasysh opusin e tij krijues të gjithanshëm, e sidmos njohjen e mirë të psikologjisë fëmijërore, ka bërë që zotëri Hajro Ulqinaku të përjetohet si mik jo vetëm i për fëmijët tanë, por për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e rrafshit kombëtar".

(Fjala përshëndetëse e Milianov Kallupit - shkrimtari më i dalluar i haikut shqiptar, me rastin e përurimit të kompletit "Libri për detin" të Hajro Ulqinakut, organizuar në Elbasan, më 16 shtator 2006, nga Lidhja e Shkimtarëve të Shqiprisë - Dega Elbasan).

Hajro Ulqinaku ishte dhe mbeti një idhull për shumë gjenerata intelektualësh dhe krijuesish jo vetën në Malin e Zi por në tërë hapësirën shqiptare. Hajroja me metaforën e tij shumështresore dhe interesante për detin nguliti aventurat e veçanta artistike , të cilat përditë e më shumë reflektojnë tek lexuesit e të gjitha moshave.
Image result for hajro ulqinaku
 Hajroja gjithnjë më fton për një raki rrushi në Ranë , në strofullin e tij pranë ujit ku ndihej zhurma e valëve dhe aroma e detit. Obsesionin e tij për detin e kamë hetuar që në vitet e hershme kur me poetin e ndjerë Rifat Kukaj, si dy boemë simpatik, pinin raki dhe thurrnin vargje pafund për detin.

Deti ishte dobësia e Hajros, të cilin ai e përshkruante si "bukuri romantike, përrallore, ëndërr verore" . Edhe në ndejat e përditshme me kolegët në Prishtinë, Hajron e shqetësonte deti dhe atë gjithnjë e fokusonte nëpër biseda si një fëmijë që intuziazmohet pas lodrës më të dashur të tij.

Jo rastësisht Hajroja e nis përmbledhjen "Kënga e detit" me vargjet e baladës "Ymer Agë Ulqini":

"Ah , Ulqin ,tanë jetën të kam pasë në zemër!
Nandë vjet të kam pa natë për natë në andërr!
Nandë vjet kam dashtë me ta puth tokën!"


Kështu përcaktohet në mënyrën më të thellë malli dhe nostalgjia për vendlindjen. Ky mall i ndezur i Hajros kurrë nuk u shua, sepse në qytetin e tij e presin baticat dhe zbaticat që e lodhin dhe e bëjnë më të ndieshëm dhe më sublim. Ky shkrimtar të përkujton Plakun e Detin , i cili deri në frymën e fundit lufton me valët e jetës.

 Është ky fati i shumë intelektualëve dhe krijuesëve nga Ulqini, të cilët kanë mbetur në udhëkryq dhe asnjëherë nuk u shpërblyen as moralisht për kontributin e dhënë për qytetin, shoqërinë dhe kombin. Grekët e lashtë e kanë lënë një thënie "Në det lëshohen plot ujra të turbullta, por ai përsëri ngelet i pastër...".

I tillë është Hajro Ulqinaku, i cili i shtyrë nga magjia e detit flet me gjuhën e fëmijës duke mbetur pëjetësisht i çiltër dhe i pastër.(Avni Salaj)
Image result for hajro ulqinaku
Barka me visare

Libri përmban 25 tregime me motive nga deti e që pa dyshim janë shumë joshës për lexuesit tanë të vegjël. Autori e njeh mirë jetën e njerëzve të bregdetit e veçmas shpirtin e etur të fëmijëve kurreshtarë, të etur për tema me motive dhe ide nga deti, bregdeti, ishujt, thesaret, piratët, peshkimi, ullishtat mijëvjeçare, etj.
Ende nuk ka mbaruar viti kalendarik dhe nga Asociacioni “Ulqini” nga Ulqini doli në treg dhe një libër me shumë rëndësi, i pesti me radhë këtë vit. Bëhet fjalë për botimin e tretë të librit “Barka me visare” të autorit të mirënjohur nga Ulqini, Hajro Ulqinaku.

“Barka me visare” siç thotë edhe vetë autori është një përmbledhje personale me tregimet më të bukura të cilat ia ka kushtuar detit dhe vendlindjes, fakt ky i pamohueshëm pasi që ky libër edhe është parashikuar si lektyrë shkollore për klasën e VI-të të shkollës fillore të reformuar.

Libri përmban 25 tregime me motive nga deti e që pa dyshim janë shumë joshës për lexuesit tanë të vegjël. Autori e njeh mirë jetën e njerëzve të bregdetit e veçmas shpirtin e etur të fëmijëve kurreshtarë, të etur për tema me motive dhe ide nga deti, bregdeti, ishujt, thesaret, piratët, peshkimi, ullishtat mijëvjeçare, etj.

Që leximi të jetë sa më i këndshëm dhe më i kapshëm për lexuesin, libri përmban edhe një fjalorth terminologjik të fjalëve lokale të cilat fliten në Ulqin e që kanë të bëjnë me detin dhe objektet rreth tij.

Botimi i librit të tillë pa dyshim është një pasuri e madhe si për letërsinë shqipe si dhe paraqet plotësim sado të vogël të zbrazëtisë së krijuar në mungesë të mjeteve mësimore e posaçërisht të lektyrës shkollore.

(Barka me visare, Hajro Ulqinaku, botoi Asociacioni “Ulqini”, Ulqin, 2008, faqe 128)(G. Çitaku).

Image result for hajro ulqinaku
Degë e drurit të urtë

Libri është një doracak i mirëfilltë për nxënësit e shkollës fillore si dhe një përmbledhje e qëlluar për studentët e gjuhës të cilëve pa dyshim se do t`u ndihmojë shumë në njohjen e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, e cila është krijuar nga autorë shqiptarë të cilët jetojnë në trevën e Malit të Zi apo jashtë, por që me punimet e veta lidhjet shpirtërore gjithnjë i mbajnë me vendlindje.

Këto ditë Asociacioni “Ulqini” nxori nga shtypi librin me titull “Degë e drurit të urtë” (Letërsi e bukur për fëmijë dhe të rinj) të cilin e përgatiti shkrimtari ynë i mirënjohur Hajro Ulqinaku.

Libri është një doracak i mirëfilltë për nxënësit e shkollës fillore si dhe një përmbledhje e qëlluar për studentët e gjuhës të cilëve pa dyshim se do t`u ndihmojë shumë në njohjen e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, e cila është krijuar nga autorë shqiptarë të cilët jetojnë në trevën e Malit të Zi apo jashtë, por që me punimet e veta lidhjet shpirtërore gjithnjë i mbajnë me vendlindje.

Në këtë antologji për fëmijë e të rinj janë përmbledhur disa nga punimet më të arrira të autorëve si: Esad Mekuli, Nol Berisha, Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Ali Llunji, Idriz Ulaj, Zuvdija Hoxhiqi-Berisha, Ali M. Ahmeti, Asllan Bisha dhe Ibrahim Berjashi.

Si redaktor i librit nënshkruhet MA Haxhi Shabani, kurse libri mbyllet me recensionin e Sahibe Hoxhës.
Image
Ulqin, 1615.

“Në këtë antologji janë përfshirë punimet e shkrimtarëve, të krijuara që më parë, disa edhe në fillim të krijimtarisë, si studentë, e disa nga përjetimet si pedagogë, apo nga përjetimet e vetë shkrimtarëve me motive të ndryshme nga ambienti që i rrethon, natyra e vendlindjes së vet, vendin se ku jeton e vepron akëcili krijues. Sidomos përshkruhen përjetimet dhe emocionet duke iu afruar kështu botës së fëmijëve me të gjithë origjinalitetin dhe natyrshmërinë e përshkrimeve që fëmijëve u bëhet e dashur dhe e afërt leximi i këtyre punimeve. Ata i ndjejnë dhe i përjetojnë po me atë dashuri si i përjetoi shkrimtari.

Me gjithë këtë angazhim dhe punë gjatë viteve, shkrimtarët në Mal të Zi kanë arritur të realizojnë deri - diku kërkesat e popullit shqiptar, pas shumë situatave të ndërlikuara që janë zhvilluar në këto treva, duke treguar aftësi dhe fuqi për zgjidhje sa më të drejtë prandaj, suksesi nuk mungoi. Duke vepruar në këtë drejtim, duke zbuluar vlerat e secilit me një bashkëpunim, mendoj se afirmohet ajo që është më njerëzore, kultura e një populli, sot e nesër”, shkruan ndër të tjera në recensionin e saj kushtuar librit Hoxha.

Ky libër është një pasuri e mirëfilltë dhe meriton që si i tillë të gjendet në planin shkollor si lektyrë shkollore.(G. Çitaku).




NJE BOTE MAGJIKE E DETIT

Mbase dikush, posa ta hape kete liber, do te thotë:ç'e d o, s'kam durim, dua ta lexoj vepren e pastaj mund ëe kuvendojmë."

Të tubojmë te gjithë heronjtë dhe te zëmë vend në barkë, ne ishull, ne plazh, nën ulli...

Të përgjojmë pëshpëritjet e peshqve, guaskave, te yjeve te detit, se çfarë ëndërrojnë...

Të dëgjojmë këngët e pulëbardhave, se çka thonë!

Sa herë keni lundruar rreth botës me anije?

A e dini kush kanë qenë mbretërit e detit, te cilët, thonë se, e kanë ne Ulqin shpellën dhe, kur bën det, hipin mbi bedenat e Kalasë dhe e sodisin detin, largësitë...

‑ Hë, ka këtu ngapak histori, ka edhe mite!...

‑ Ama, të gjitha ato do t'i marrin erërat e detit, valët, por ne kërkojmë rrëfimin!..

"Sot e tridhjetë vjet me parë, shokët ma kishin sjeIle për ditëlindje një libër. Mbante një titull, për mua shumë te çuditshëm, "Femijet e detit". Mendoja ne vete: "Po si qenka kjo? Deti te kete fëmijë! Ku e kanë shtëpinë ata?''

Nga faqja e parë deri te biografia e shkrimtarit e lexova atü natë dy herë. E kuptova mirë kush ishin fëmijët e detit. Këtë e mësuan edhe kalamajtë e bjeshkes. Ishin kureshtare per ta ditur këtë mister edhe bareshat.

Ajo Faqemolla pati thurur një shall prej fijeve te mëndafshta te barit te njomë. Sa te bukur!

Marinarüt e vegjël, kur kanë marrë lundrime te…….

ISBN 99927-41-23-

Image result for hajro ulqinaku

Tërë bota Kosovë është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 10 dhjetor të vitit 2002 pas së cilës pasuan mbi 60 repriza duke arritur një numër prej 10.000 shikuesish.

Stafi

Skenari: Hajro Ulqinaku;
Dramatizimi dhe regjia: Melihate Qena;
Luajtën: Roza Berisha, Valdet Rama, Avni Hoti, Faik Gashi dhe Avdi Azemi;
Vallëzuan: Të rinjtë e studios "M": Fatime Jashari, Shpëtim Rexhepi, Majlinda Pacolli, Sevdije Tahiri, Sadik Berisha dhe Fatjana Dili;
Kukullat dhe skenografia: Valdet Rama;


Hajro Ulqinaku - Triologjija - YouTube

https://www.youtube.com/watch?v=rmXRqRwwFUg
Dec 11, 2011 - Uploaded by UlqiniSot
Amull, Aruçij, Bardhij, bereqeti, Berjashij, Bijela Gora, Blaca, blektoria, Bojk, Bojkë, Bolejt, Brajsh, Brajshe ...


*******

Image result for barka me visare hajro ulqinaku

..Në veprën e tij filologjike-gjuhësore, Eqrem Çabej iu soll edhe çështjes së terminologjisë dhe motiveve detare shqiptare. Shqyrtimet etnolinguistike të E. Çabejt nga fusha e detarisë u përqendruan, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të veçantë, në përmasat e terminologjisë detare të shqipes dhe, në mënyrë të tërthortë dhe të pjesërishme, në disa motive me karakter detar në trashëgiminë folklorike të shqiptarëve.

Çështjen e terminologjisë detare të shqipes E. Çabej e inkuadroi drejtpërdrejtë përbrenda një studimi të tij të thukët dhe me peshë të veçantë për mbrojtjen e tezës mbi vendbanimin e hershëm të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik, pra edhe në viset e Bregdetit Adriatik. “Çabej nuk e ka pasur vështirë ta rrëzonte mendimin e Vajgandit, i cili ka punuar në material të pakët, të mbledhur në mënyrë të pamjaftueshme, dhe pa dijeni të mjaftueshme gjuhësore.” (Aleksandar Loma, “Sloveni i Albanci do XII veka u svetlu toponomastike”). Në materialin faktik, që e ofron Çabej, vihen në dukje fjalë të shqipes për gjeomorfologjinë, mjetet e lundrimit e të peshkimit, për florën dhe faunën detare, prej të cilave disa si ato det, va, ani, ngjalë, shpiejnë drejtë trungut indoeuropian.

Në mbështetje të materialit gjuhësor që ofroi atëbotë Çabej, dhe që ofruan më vonë studiues të tjerë shqiptarë (Lirak Dodbiba, “Leksiku i sotëm detar i shqipes dhe elementet e tij të pahuazuara” në Studime mbi leksikun…II, USHT-Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1972, f. 239-265; Dr. R. Ushaku, Kërkime filologjikre, Prishtinë, Rilindja, 1981, f. 32-179; Ndoc Rakaj, “Emrat e peshqëve dhe organizmave të ujit. Emrat shqip të disa peshqvet, ernave dhe veglavet të peshkimit” në BUSH të Tiranës, Ser. e shk. nat.,1-1970, f. 3-19; ”Fjalë shqipe nga fusha e detarisë dhe e lundrimit” nga Etrit Rakaj, në Hylli i dritës nr. 5-6 (234-238), viti XXIII, Tiranë, 1995), del se terminologjia detare e shqipes nuk është aq e mangët. Me këtë rast do të shtonim se si tek E. Çabej, ashtu edhe te studiuesit e mëvonshëm, nuk çon peshë aq raporti numerik sa termat bazë që shënojnë apo emërtojnë makrokoncepte dhe koncepte gjenerike, si dhe dukuritë e ndryshme të krahasueshme me termat e dëshmuara nga koha antike në të cilat kemi potencuar më shumë, bashkë me ato të përbashkëta dhe të huaja. Për mendimin tonë, rëndësia e terminologjisë detare nuk mund të mohohet nga aspekti etnolinguistik, as ai historik dhe gjeografik.
Image result for hajro ulqinaku
Në aspektin etnolinguistik peshë të madhe duhet të kenë edhe njësitë më të gjëra e më komplekse leksiko-semantike lidhur me detin e detarinë, siç janë shprehjet e frazeologjitë përkatëse, të cilat janë marrë kalimthi edhe nga Eqrem Çabej e Lirak Dodbiba, por jo në mënyrë të plotë dhe të veçantë, pra jo edhe me theks të merituar për rëndësinë e tyre për këtë çështje. Edhe më relevante për traditën detare dhe vjetërsinë e saj te shqiptarët duhet të jenë formulat e ngurtësuara me karakter religjioz-pagan, që pasqyrojnë rituale, shprehi e zakone të vjetra detare, pastaj lokucione e proverba, tregime, gojëdhëna, përralla, legjenda e mite me motive e karakter detar, ku pasqyrohet një superstrukturë dhe kulturë materiale e shpirtërore, një trashëgimi lëndore e mendore e botës detare shqiptare, qoftë me tipare e veçori konceptuale, leksiko-semantike dhe kulturore të shqiptarëve. Në planin teorik jemi të prirur të gjykojmë se më lehtë ruhen dhe i rezistojnë mbishtresave të kulturave tjera disa prej kategorive gjuhësore dhe të krijimtarisë gojore, përfshirë këtu edhe planin e koncepteve jashtëgjuhësore, sesa terminologjia e thjeshtë, apo leksiku në kuptimin e ngushtë të fjalës - ky i fundit mund të hiqet më lehtë nga përdorimi, të harrohet dhe të zëvendësohet me terma të huaja në vazhdën e zhvillimit të detarisë, mënyrave të reja të jetës detare, dhe zhvillimit të njohurive të reja mbi florën, faunën e përvojën nga deti. Ruajtja më e sigurtë e koncepteve detare, udhëzimeve, porosive, besimeve, ritualeve dhe gjinive tjera të trashëgimisë kulturore me motive detare, në planin teorik del më e arsyeshme dhe më e besueshme te shqiptarët - gjë që në psikanalizë, etnologji, shpjegohet lehtë si inercion xheloz, mekanizëm kompensues dhe ushqim shpirtëror i ruajtur me shekuj.

E. Çabej i ka prekur disa struktura të trashëgimisë gojore-folklorike shqiptare me motive detare duke i krahasuar ato me të ngjashme nga koha homerike apo antike, por nuk e ka vënë këtë në mënyrë të veçantë dhe eksplicite në kontekstin e rëndësisë së tyre.

Në vazhdën e kërkimeve të mëtejme nga kjo fushë, përveç çështjes së leksikut, ku kemi pasur parasysh sidomos kontributin e E. Çabejt dhe dhe të L. Dodbibës, kemi vjelur dhe studiuar materiale të reja gjuhësore, të ruajtura deri më sot në trashëgiminë gojore të trevës së Ulqinit.
Image result for hajro ulqinaku
Për mendimin tonë, nuk mund të ketë rëndësi absolute shumësia e termave burimore sa përmasat konceptuale të tyre siç janë ato nga gjeomorfologjia detare si det, mat, grykë (deti) apo përmasat e përgjithshme të mjeteve të lundrimit (si anija dhe enë të mëdhaja e enë të vogla) si pjesë të pandara të saj në kohët më të hershme të zhvillimit të detarisë. Termat themelore të karakterit burimor nga flora e fauna duhet të jenë të vjetra, kurse dominimi i mjeteve të ndryshme të lundrimit, pjesëve të tyre, emrat e florës dhe faunës detare me origjinë të huaj, shpjegohen me zhvillimet e mëvonshme të hovshme të disa kulturave të tjera detare mesdhetare e më gjerë, që kanë lënë gjurmë edhe në nomenklaturën detare shqiptare, dëshmi kjo për kontakte të vazhdueshme të shqiptarëve me këto kultura. Çështje tjetër me rëndësi është gjithsesi fenomeni gjuhësor i krahasueshëm me atë të latinishtes vascellum (me kuptim enë), që në disa gjuhë mesdhetare ka marrë kuptimin e anijes (anë e enë) sikur në shqipe, pastaj relikti i fjalës puppis të latinishtes (= pjesa e prapme e anijes) e ruajtur në shprehjen shqipe “i kam punët n’pupa” (= i kam punët mirë), që si metaforë nga terminologjia dhe përvoja detare, ku punët në det shkojnë mirë kur fryn era për prapa dhe shtyn anije në drejtimin e dëshiruar, janë ngulitur, në trashëgiminë etnolinguistike të shqiptarëve.

Në mënyrë të veçantë duhet theksuar se strukturat më të gjera si frazeologjitë, përverbat, ritualet e motivet detare, përrallat e gojëdhënat e ndryshme me karakter detar, kanë hasur në vlerësim të favorshëm të kritikës si kategori etnolinguistike dhe si objekt studimi me rëndësi të veçantë. Në kontekstin e këtyre strukturave më të gjera gjuhësore dhe të trashëgimisë së kulturës shpirtërore shqiptare me tematikë detare, ndjej kënaqësi dhe obligim të theksoj meritën e profesorit të nderuar Eqrem Çabejt, i cili në vitet 70, duke vërejtur interesimin tim të veçantë për këtë fushë, më pat përkrahur dhe nxitur të bëja kërkime dhe studime të vazhdueshme në këtë drejtim - profesori i nderuar më kishte porositur të përgatisja një libër, ku do të përfshiheshin studime me tematikë detare. Kam satisfaksion dhe krenari që ky libër, apo edhe disa punime brënda tij, të botuara më herët, kanë hasur, aq sa jemi të informuar, në kritikë pozitive.

Mendimi shkencor depërton ngadalë, sidomos kur del sadopak nga kornizat dhe qasjet pararendëse me të cilat jemi mësuar, e sidomos nëse nuk paraqitet edhe në gjuhë të huaja. Megjithatë shkenca nuk duhet të ketë kufij nacionalë dhe të mbështillet në lëvozhgën e vet. Gjuha e saj është universale, por ajo gjuhë duhet t’u përcillet edhe të huajve.

Duke u marrë me leksikun detar e bregdetar, me studimin dhe intepretimin e tij, prof. Ushaku merr për bazë pasurinë gjuhësore (në këtë fushë) nga qyteti, bregdeti dhe deti i Ulqinit. Libri i tij ''Ulqini në gjurmë të shekujve'' së pari vërteton qytetarinë dhe kulturën qytetare të Ulqinit; së dyti, rithekson edhe njëherë etininë shqiptare, e cila është përcjellë nga shekulli në shekull; së treti, tregon se jeta e këtij qyteti është një bërthamë e detarisë shqiptare; dhe, së katërti, duke qenë bërthamë e detarisë dhe e bregdetarisë shqiptare, Ulqini ka pjesën e tij në civilizimin mesdhetar. Merita kryesore e shkenctarit Ushaku është puna që ka bërë rreth leksikut detar të Ulqinit. Këtu më poshtë do t’i përmendim disa nga punimet e tij leksikore të atyre viseve. Nga vepra e tij “Kërkime filologjike” i kemi veçuar këto punime leksikore: Një kontribut për studimin e leksikut detar të shqipes - Me vështrim të posaçëm në të folmen detare të Ulqinit. a) Veçoritë e elementeve të pahuazuara të leksikut detar të shqipes; b) Leksiku detar i shqipes i huazuar ose me elemente të huaja dhe të përbashkëta me gjuhë të tjera. Kontribut për studimin e disa shprehjeve dhe frazeologjive detare në të folmen detare të Ulqinit. a) Shprehje dhe frazeologji me termin –det; – barkë; me termat e armizhës; lidhur me manovrime në detari; lidhur me peshkun dhe mjetet e peshkimit. f) Shprehje dhe frazeologji të ndryshme. Me fjalë të tjera ai e ka zhbirë së punuari leksikun detar të Ulqinit dhe viset përreth tij. Edhe dr. Bahri Brisku (me origjinë nga ato vise) ka shkruar nga leksiku detar i Ulqinit me rrethe. Po përmendim: Gjurmë leksikore nga sfera e detarisë nga regjioni i Ulqinit (Prishtinë,1983); Mjetet e traditës dhe mënyra e peshkimit (Prishtinë 1983).

*****



Image

Le të kalojmë pak tek krijimtaria 
e Hajro Ulqinakut....

. Ajo është kryesisht e lidhur për fëmijët dhe të rinjtë?

Meqenëse isha mësues, meqë i kam dashur gjithmonë dhe i dua fëmijët, edhe pse si nxënës në Normale dhe student në Beograd kam shkruar prozë për të rritur, më ka marrë rrjedha dhe jam përkushtuar prozës për fëmijë, e më vonë fillova të shkruaj edhe poezi për fëmijë.

Kam bërë tregime, romane, përmbledhje për fëmijë dhe të rinj dhe besoj që kam dhënë kontribut në letërsi, sepse letërsinë në Kosovë, e pse jo edhe letërsinë shqipe e kam begatuar me temën aq deficitare, por aq joshëse, detin dhe jetën në bregdet.

Kur jemi te deti, ajo që e bashkon të gjithë krijimtarinë tuaj është pikërisht motivi detar?

Temë qendrore e krijimtarisë sime është deti, sepse unë kam lindur këtu në breg të detit, sepse shkrim-leximin e kam mësuar duke vizatuar me cokla në ranën e lagun, sepse këngën e kam mësuar nga valët e detit dhe shkaktari më i madh për të gjithë këtë ka qenë nostalgjia për vendlindjen, për detin. E deti është një dashuri e madhe, dashuri e pafund dhe mall për vendlindjen.

Megjithatë, ju nuk keni shkruar vetëm për fëmijët e Ulqinit?

Po, është e vërtetë. Unë kam shkruar edhe për fëmijët e Kosovës sepse duke jetuar në Kosovë, duke e parë represionin e tmerrshëm mbi popullin dhe fëmijët e Kosovës, është shumë e logjikshme që ndjenjat më kanë shtyer që ta kallëzoj në prozë ose në poezi atë dhunë që ushtrohej mbi fëmijët shqiptarë në Kosovë.

Image result for barka me visare hajro ulqinaku
Duke u shkolluar dhe duke punuar dhe jetuar larg Ulqinit, Ulqinin e kam pasur gjithmonë në zemër, në shpirt dhe ka dashur Zoti që të kthehem në Ulqin dhe t'i përkushtohem detit, detarisë, detarëve, peshkatarëve, ulqinakëve, të cilët aq shumë i dua. Kështu kam bërë librat për detarët dhe peshkatarët e Ulqinit.

Kohës së fundit keni botuar vëllimet monografike "Deti, detarët e Ulqinit" dhe "Detarë, peshkatarë ulqinakë", por besoj që cikli juaj i librave kushtuar detarëve dhe peshkatarëve ulqinakë nuk përfundon me kaq?

Gati kam kryer librin "Detarë, dokumente, gjurmë" që është pjesë e tretë e një kompleti monografik për detarët dhe peshkatarët e Ulqinit. Në këtë vëllim dalin në dritë dokumente të rralla, të vjetra, të panjohura, të shkruara madje edhe turqisht. Jap portrete të familjeve detare dhe të detarëve, të cilët nuk janë më. Në këtë mënyrë ata privohen nga harresa.

Përveç këtij libri, keni edhe ndonjë libër tjetër të gatshëm për botim?

Kam kryer po ashtu një glosar, fjalorth të detarisë, të fjalëve të rralla e të harruara të së folmes së Ulqinit. Nga redaktorja, leksikologja Shefkije Islamaj në recension është vlerësuar si një kontribut me rëndësi për pasurimin e fjalorit të ri të gjuhës shqipe i cili është në përgatitje. Kjo më gëzon, sepse, ndonëse jam munduar më se 40 vjet që kur isha student, e paskam bërë një punë të dobishme në fjalorin, glosarin e së folmes së Ulqinit.

Image

Kam bërë edhe një antologji të këngës, baladës, legjendës me mitin e detit dhe të këngëve më të përzgjedhura të Kongresit të Berlinit nga folklori popullor shqiptar në Mal të Zi. Jam po ashtu në gjysëm të udhës të bëj një libër për ahengun popullor shqiptar të Ulqinit. Dashtë Zoti të botohen. Në këtë mënyrë, mendoj që vendlindjes i kam dhënë një kontribut aq sa kam ditur dhe kam mundur.

Pergatiti:Flori Bruqi