Lajmi.net: “Vlora Çitaku reagon për përgjimet” plus 8 more |
- Vlora Çitaku reagon për përgjimet
- Lojërat Tradicionale sot në Rugovë
- Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë, parakalon edhe në qendrën e Prishtinës
- Përleshje në ShBA, të shtëna me armë (Foto/Video)
- Shtëpi e mahnitshme nën tokë
- Mercedes CLS me ngjyrë të veçantë
- Njerëzit inteligjentë rrinë deri vonë, shkaktojnë rrëmujë dhe…
- Përdorimi i gjatë i internetit shkakton presion të lartë të gjakut tek adoleshentët
- LG në shtator me smartfonin e radhës, ja cila është e veçanta e tij
Vlora Çitaku reagon për përgjimet Posted: 13 Aug 2016 11:22 PM PDT Ajo ka thënë se ka personi për të cilin kanë diskutuar nuk është punësuar asnjëherë në Ministrinë ku ajo ka udhëhequr. Ky është postimi i saj i plotë: E lexova qe Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prapë, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani i apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti. |
Lojërat Tradicionale sot në Rugovë Posted: 13 Aug 2016 11:17 PM PDT Lojërat Tradicionale të Rugovës", sipas Këshillit organizativ, përbëhet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive. Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone. Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga malësia e Malit të Zi. Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat është një livadh privat i mbushur më gjelbërim dhe i këndshëm për secilin njeri. Programi Sportiv Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto disiplina: 1.Rrëzimi i duarve 2.Mundje 3.Sharra në vek 4.Hudhja e llastarit 5.Ngjitja në shilor 6.Gurapeshi 7.Tërheqja e litarit Ndryshe, këto lojëra ishte paraparë të mbahen ditë më parë, megjithatë, për shkak të motit me shi, janë shtyrë për të filluar sot. |
Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë, parakalon edhe në qendrën e Prishtinës Posted: 13 Aug 2016 11:13 PM PDT Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari". Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore. Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale. Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror. Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës: Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo "RIO 2016"në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë 17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë. 18:00 – 18:10 Pritja:
Familja e Majlinda Kelmendit
Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit
18:10- 18:30 Salloni VIP 1 18:30 – 19:00 Konferenca për medie 19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë. 19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit. 20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.
|
Përleshje në ShBA, të shtëna me armë (Foto/Video) Posted: 13 Aug 2016 11:00 PM PDT Protestues të zemëruar afrikano-amerikanë u mblodhën afër vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata filluan të sulmonin policinë me koktej molotovi. Si pasojë e kësaj, shumë automjete u dogjën, duke përfshirë edhe automjete të policisë. Turma e protestuesve kishin thyer edhe një pompë të benzinës, shkruan RT, transmeton Express. Protesta dhe dhuna në vend ende po vazhdojnë.
|
Posted: 13 Aug 2016 09:11 PM PDT |
Mercedes CLS me ngjyrë të veçantë Posted: 13 Aug 2016 09:04 PM PDT |
Njerëzit inteligjentë rrinë deri vonë, shkaktojnë rrëmujë dhe… Posted: 13 Aug 2016 09:01 PM PDT Ka ekzistuar mendimi se vetëm njerëzit e paarsimuar janë ata që përdorin fjalë të këqija pasi fjalori i tyre është i kufizuar deri aty, por e vërteta qëndron se njerëzit të cilët nuk përdorin fjalë të këqija kanë fjalor të kufizuar. Njerëzit intelegjintë janë karakterizuar gjithashtu me aftësinë e të përdorurit të fjalëve në varësi të situatës dhe dinë kur të heshtin, përcjellë lajmi.net Për një kohë të gjatë deri më tani ekspertët kanë studiuar jetën e njerëzve me talente të ndryshme dhe kanë vërtetuar se njerëzit të cilët rrinë vonë gjatë natës janë më inteligjentë dhe nëse jeni në këtë grup, atëherë urime – ju jeni në të njejtin grup si Charles Darwin, Winston Churchill, dhe Elvis Presley. Hulumtimet e bëra në Universitetin e Minesotës kanë prodhuar një përfundim interesant. Njerëzit që bëjnë rrëmujë në tavolinën e tyre të punës nuk është arsyeja se ata janë të çrregullt, por vëmendja e tyre qëndron tek më e rëndësishmja. Për më tepër, psikologët kanë pretenduar se një ambient i çrregullt i punës është ideal për rrjedhjen e ideve të reja dhe për artikulimin e mirë të tyre./lajmi.net |
Përdorimi i gjatë i internetit shkakton presion të lartë të gjakut tek adoleshentët Posted: 13 Aug 2016 08:40 PM PDT Studimi ka gjetur se adoleshentët të cilët kalojnë së paku 14 orë në javë në internet kanë presion më të lartë të gjakut, transmeton lajmi.net “Përdorimi i gjatë i internetit është pjesë e përditshmërisë sonë, por kjo mund të na kushtojë shumë”, tha autori i studimit Andrea Cassidy-Bushrow nga Henry Ford Hospital në Detroit, SHBA. “Në studimin tonë, adoleshentët konsiderohen përdoruesit më të mëdhenj të internetit me mesatarisht 25 orë në javë”, theksoi Bushrow. Kërkuesit analizuan të dhënat nga 335 të rinj të moshës 14-17 regjistruar në studim ku ata ju nënshtruan në pyetsori me 55 pyetje në lidhje me përdorimin e internetit nga ana e tyre. Duke përfshirë çdo formë të përdorimit të internetit 124 nga ata ishin përdorues të rëndë të internetit e tek të cilët është gjetur një ngritje e presionit të gjakut. Gjithashtu, studiuesit zbuluan se 43 për qind e përdoruesve të internetit në këso baza, janë me mbipeshë. “Është e rëndësishme që pas përdorimit të internetit, të rinjtë të angazhohen në aktivitete fizike. Gjithashtu, përdorimi i internetit 2 orë në ditë tek fëmijët duhet të bëhet rregull”, rekomandoi Bushrow./lajmi.net
|
LG në shtator me smartfonin e radhës, ja cila është e veçanta e tij Posted: 13 Aug 2016 08:12 PM PDT Menjëherë kanë filluar thashethemet sa i përket këtij smartfoni i cili pritet të jetë ndër më të mirët që ka LG. Ajo që po konsiderohet e veçanta e tij është cilësia zërit, portit të kufjeve dhe vet kufjeve, transmeton lajmi.net LG ka punuar në cilësinë e zërit në smartfonin e saj të ri duke bashkëpunuar me ESS. Ditët në vazhdim pritet të dalin konfirmime të reja në lidhje me performancat e smartfonit./lajmi.net |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |