Lajmi.net: “Lamtumirë Juventus, Chiellini befason me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Lamtumirë Juventus, Chiellini befason me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more


Lamtumirë Juventus, Chiellini befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 21 Aug 2016 12:32 AM PDT

Giorgio Chiellini mund të transferohet në Premierligë.

Qendërmbrojtësi i Juventusit kërkohet nga ish trajneri i tij, tani menaxher i Chelseas, Antonio Conte.

Tabloidi britanik "The Sun" raporton se "Blues' janë të gatshëm të paguajnë rreth 29 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian, përcjell "Lajmi.net".

Por, largimi i Chiellinit nga Juventus nuk do të jetë aspak i lehtë.

Ai është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Lori Hoxha shijon live koncertin e këngëtares së famshme botërore

Posted: 21 Aug 2016 12:31 AM PDT

Lori Hoxha

"Asnjë tjetër si ajo", shkruan Lori teksa poston një fragment nga interpretimi live i Adele i një prej këngëve më të klikuara "Someone like you".

Test i madh për koalicionin qeveritar është ratifikimi i demarkacionit

Posted: 21 Aug 2016 12:29 AM PDT

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Madje përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se aktualisht nuk janë të sigurta votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit. Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se nëse koalicioni dështon në këtë çështje, atëherë ka shumë gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, ose të formohet një qeveri teknike në mënyrë që të përgatiten kushtet për zgjedhje të reja që do të mbaheshin brenda gjashtë muajsh.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, i pyetur nga "Zëri" se a mund të ketë prishje të koalicionit nëse dështon ratifikimi i demarkacionit, ka thënë se beson që Marrëveshja e 26 gushtit do të ratifikohet.

"Unë besoj se Marrëveshja mbi Demarkacionin do të miratohet nga Kuvendi. Amerikanët thonë: e kalojmë atë urë kur të arrijmë tek ajo", është përgjigjur Gecaj.

Por nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për gazetën se nuk e di nëse do të rrezikohet koalicioni në rast të mosratifikimit të demarkacionit.

Real Sociedad – Real Madrid, formacionet me plot mungesa te ekipi i Zidane (FOTO)

Posted: 21 Aug 2016 12:17 AM PDT

Real Madrid viziton Real Sociedadin në ndeshjen e xhiros së parë në La Ligë.

Por, ekipi i trajnerit Zinedine Zidane ka shumë mungesa të rëndësishme përfshirë Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Keylor Navas e Pepe, të gjithë të lënduar, përcjell "Lajmi.net".

Kurse, "Mundo Deportivo" ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Barcelona konfirmon largimin e Bravos

Posted: 21 Aug 2016 12:06 AM PDT

Claudio Bravo do të largohet nga Barcelona.

Sekretari i përgjithshëm i Barcelonës, Roberto Fernandez ka konfirmuar se klubi ka marrëveshje me Manchester Cityn për shitjen e portierit kilian.

"Kemi marrëveshje me Manchester Cityn për shitjen e Bravos", deklaroi Fernanez, përcjell "Lajmi.net".

"Andaj, duhet të transferojmë një portier", u shpreh ai. Cillessen, Areola dhe Diego Alves janë konkurrentët për zëvendësues të Bravos në Camp Nou.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Lamtumirë Real Madrid, James nënshkruan me klubin e ri për 70 milionë euro (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 11:50 PM PDT

James Rodriguez mund të mos jetë pjesë e Real Madridit në sezonin e ri.

Mesfushori kolumbian është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në Santiago Bernabeu.

Dhe, është i interesuar të gjejë një skuadër të re.

Kurse, tabloidi britanik "Sunday Express" raporton se Chelsea është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për transferimin e ish futbollistit të Monacos, përcjell "Lajmi.net".

Antonio Conte e dëshiron Jamesin në Stamford Bridge dhe do ta tentojë blerjen e tij, deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Guardiola: Man City është me fat që Shaqiri …

Posted: 20 Aug 2016 11:42 PM PDT

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City ishte me fat që mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri nuk luajti në duelin e skuadrave të shtunën.

Shaqiri mungoi për shkak të një dëmtimi.

Kurse, "Citizens" shënuan fitore me rezultat të thellë 4:1.

Por, Guardiola pranoi se mungesa e Shaqirit ishte lehtësim për ekipin e tij.

“Është gjithmonë e vështirë për të ndaj Stokes", u shpreh Guardiola, përcjell "Lajmi.net".

"Ata kanë shumë cilësi me lojtarët si e Bojan dhe Arnautovic, dhe ne ishim me fat që Xherdan Shaqiri nuk luajti", theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Conte transferon një super futbollist nga Juventus (FOTO)

Posted: 20 Aug 2016 11:35 PM PDT

Chelsea mund të transferojë një futbollist nga Juventus.

Menaxheri i "Blues", Antonio Conte është i interesuar për angazhimin e sulmuesit të "Bianconerëve", Mario Mandzukic, raporton tabloidi britanik "Daily Mirror".

Chelsea është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri, përcjell "Lajmi.net".

Dhe, Conte është duke shikuar tek ish skuadra e tij, Juventus, duke bërë përpjekje për blerjen e Mandzukic, i cili mund të përfundojë në bankën e rezervistëve pas transferimit të Gonzalo Higuain në Torino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

McGregor – Diaz, shpallet fituesi (VIDEO)

Posted: 20 Aug 2016 11:25 PM PDT