Lajmi.net: “Ja pse nuk duhet të flini me flokë të lagura” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja pse nuk duhet të flini me flokë të lagura” plus 8 more


Ja pse nuk duhet të flini me flokë të lagura

Posted: 22 Aug 2016 12:28 AM PDT

Nëse jeni tip që shmangni tharësen e flokëve para se të flini, duhet ta rimendoni vendimin tuaj.

"Të flesh me flokë të lagur nuk shkakton asnjë dëm në veçanti, por i bën flokët tuaja të duken më të sheshuara se zakonisht, kaçurrela, të çrregullta dhe pa gjallëri e shkëlqim kur zgjoheni", thonë ekspertët e bukurisë.

Gjithsesi kur flokët thahen para se të flini, qëndrojnë më të shtruara dhe e nesërmja nuk i gjen ato në drejtime të ndryshme.

Neymar transferon një super futbollist në Barcelonë (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 12:24 AM PDT

Gabigol ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Barcelonë.

Sulmuesi i Santosit dhe ekipit Olimpik të Brazilit – fitues i medaljes së artë në Rio – ka thënë se mund të transferohet në Camp Nou, i ndikuar nga prezenca e bashkëkombësit e tij, Neymar.

"Neymar është futbollist i madh, të luaj me të në Barcelonë do të ishte vërtetë e bukur", deklaroi ai për "AS", përcjell "Lajmi.net".

Gabigol kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Inter, Leicester City e Juventus.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Enca Haxhia zbulon më në fund të dashurin, momente duke u puthur (Foto)

Posted: 22 Aug 2016 12:23 AM PDT

Enca Haxhia

Ka qenë vetë 20 vjeçarja që ka shpërndarë disa momente intime në rrjetin social me snapchat, duke u puthur me të dashurin.

Ajo prej kohësh ka pranuar se është në një lidhje, por që gjithmonë këtë anë të jetës e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Siç duket edhe në këto foto, sërish Enca është munduar që ta mbaj mister fytyrën e të dashurit, por duke u treguar të gjithëve se ajo nuk është më vetëm.

screenshot-2_1471850352-537492814102075-10205314185208908-1731777467-n_1471850338-5062978

Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në rajonet e përmbytura të Maqedonisë

Posted: 22 Aug 2016 12:19 AM PDT

Edhe pas dy javëve shumë shtëpi akoma nuk janë pastruar tërësisht dhe janë larg kthimit në gjendje banimi.

Edhe nga shtabi i emergjencës pranojnë se kanë ngelur akoma shtëpi të pa pastruara, por sipas koordinatorit, Ali Sadiku, situatën e rëndon mos funksionimi i numrit të ministrisë së Financave për dhënien e xhiro llogarive, për banorët e dëmtuar gjatë vërshimeve.

Njëjtë thonë edhe banorët, të cilët nuk kanë arritur të kontaktojnë në numrin e ofruar nga Ministria e Financave.

Në anën tjetër, nga ministria e financave u shfajësuan duke theksuar se problemet me linjë telefonike janë shkaktuar për shkak të mbingarkesës.

Nga kjo ministri nuk përjashtojnë mundësin e hapjes së linjave të reja dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e të dhënave, si parakusht për lëshimin e të hollave në xhirollogarinë e personave të dëmtuar.

 

Fëmija i dirigjuar nga ISIS-i kapet para shpërthimit të bombës (Video)

Posted: 22 Aug 2016 12:13 AM PDT

Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, një fëmijë, i cili në trupin e tij kishte të vendosur bombë, është zënë nga autoritet e sigurisë në Irak, pak minuta para se të ndodhte shpërthimi.

Djali, i cili kishte të veshur një fanellë të Barcelonës, respektivisht të Lionel Messit, në një video të publikuar në internet shihet teksa shpërthen në lot pasi ai u arrestua nga policia, në qytetin e Kirkukut, në veri të Bagdadit, transmeton Indeksonline.

Arrestimi i tij erdhi më pak se 24 orë pasi një fëmijë tjetër vrau me bombëtë paktën 51 persona dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur.

Lamtumirë Juventus, Lichtsteiner befason me klubin e ri (FOTO)

Posted: 22 Aug 2016 12:10 AM PDT

Stephan Lichtsteiner nuk pritet të jetë futbollist i Juventusit në sezonin e ri.

Pas pesë edicionesh në Torino, mbrojtësi zviceran është i pakënaqur në klub pasi ardhja e Dani Alves, dhe pritja për transferimin e Juan Cuadrados, do ta kufizojnë hapësirën e tij për lojë në formacionin bazë.

E përditshmja sportive italiane "Tuttosport" raporton se Lichtsteiner ka filluar të shikojë rreth tij, përcjell "Lajmi.net".

Juventus kërkon 12 milionë euro dhe Borussia Dortmund është i interesuar për transferimin e tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Gjëra që kanë ndodhur 15 vjet më parë, por do ju duken sikur dje! (Foto)

Posted: 22 Aug 2016 12:06 AM PDT

E kur ta kuptoni këtë, nuk do e besoni sepse do ju duket sikur ka ndodhur dje, e që në të vërtetë kanë ndodhur shumë e shumë vite më parë, transmeton lajmi.net.

Më poshtë do gjeni disa filma, këngë e zbulime që u bënë saktë 15 vjet më parë, por do habiteni sepse do ju duket se diçka e tillë sapo ka ndodhur. /lajmi.net

Harry Potter, premiera e tij u bë në vitin 2001

Steve Jobs i paraqiti botës iPod-in

“DreamWork” shfaqi SHREK-un

Ndërkohë, kemi parë edhe “MONSTERS”

Britney Spears, mahniti të gjithë me performancën e saj në MTV 

Në vitin 2001 filloi edhe faqja më e njohur Wikipedia

Nisi Sistemi operativ Windows 

 

 

 

McGregor – Diaz, shikoni si duken fytyrat e tyre një ditë pas meçit (FOTO)

Posted: 21 Aug 2016 11:55 PM PDT

Conor McGregor mposhti Nate Diaz në UFC 202, duke iu hakmarrë për humbjen ndaj tij në ballafaqimin e parë.

Kurse, një ditë pas meçit në Las Vegas, irlandezi ka publikuar fotografi ku thotë se: "Nuk e kam asnjë gërvishtje", përcjell "Lajmi.net".

Por, fytyra e Diaz nuk mund të themi se duket edhe aq mirë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Skenën politike, Krasniqi e cilëson të tensionuar

Posted: 21 Aug 2016 11:52 PM PDT

Jakup Krasniqi

Krerët e institucioneve më të larta duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t'i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin. Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet për t'i lënë vend krijimit të një komisioni të ri me ekspertë të pavarur.

Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë "Zërit" lideri i Këshillit Kombëtar të "Nismës për Kosovën", Jakup Krasniqi, i cili situatën aktuale politike e sheh shumë të komplikuar.

Ndërkohë, duke folur për tensionimin e situatës, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga krerët e shtetit dhe angazhimi i tyre që demarkacioni të ratifikohet kështu si është, për të dyshuar se ata po mbrojnë interesa të tyre personale e jo interesat e vendit. "Kjo bindje e krijuar, pa dyshim që ndikon në ngritjen e tensioneve", ka thënë Krasniqi, ish-kryeparlamentar i Kosovës në dy legjislatura.

Ndërsa sa i përket vizitës së nënkryetarit të SHBA-së, Joe Biden, Krasniqi ka thënë se ishte shumë e rëndësishme goditja e korrupsionit që ai e bëri në fjalimin e tij.

Related Posts: