Klan Kosova : “Çfarë bëri ky çift pasi u martuan? (FOTO)” plus 24 more |
- Çfarë bëri ky çift pasi u martuan? (FOTO)
- Reali mposht me vështirësi Celta Vigon
- Filipine: Shefi i policisë thirrje narkomanëve, vritini trafikantët e drogës
- Kylie Minogue natyrale (FOTO)
- “Jason Bourne” në 3D bën për të vjellë shikuesit
- Ja çfarë thotë Xhaka pas fitores së parë me Arsenalin
- Presidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët
- Njerëz të zakonshëm që kanë ngjashmëri me të famshmit (VIDEO)
- Itali: Zbulohet plantacioni me marijuhanë, në pranga 2 shqiptarë
- Kështu dukej në rini Kadri Veseli (FOTO)
- Këta njerëz dëshmuan se kurrë nuk është vonë të ndryshosh (FOTO)
- Gatime të shpejta për darkën tuaj
- Në Pejë protesta kundër Demarkacionit – 27.08.2016 – Klan Kosova
- Kelmendi fton ekspertët të diskutojnë për demarkacionin – 27.08.2016 – Klan Kosova
- Vetëvendosje kërkon të zgjerohen hetimet për rastin e përgjimeve – 27.08.2016 – Klan Kosova
- Testohen 8500 maturant – 27.08.2016 – Klan Kosova
- Investitori nga Podujeva rrezikon të humb biznesin, shkaku rryma – 27.08.2016 – Klan Kosova
- Mësoni se cilat janë çmimet e trushive këtë vit – 27.08.2016 – Klan Kosova
- Investitori nga Podujeva rrezikon të humb biznesin, shkaku rryma (VIDEO)
- Arrestohen policët që rrahën gazetarët në Pogradec
- Letra prekëse e një zjarrfikësi për vogëlushen që humbi jetën
- Mësoni se cilat janë çmimet e trushive këtë vit (VIDEO)
- Ronela Hajati kur ishte fëmijë (FOTO)
- Sërish testi i maturës shpërndahet në internet (VIDEO)
- Si duken atletët pa rroba? (FOTO)
Çfarë bëri ky çift pasi u martuan? (FOTO) Posted: 27 Aug 2016 01:50 PM PDT Pas dasmës së tyre, ky çift bëri atë që shumë prej nesh e kemi ëndërruar gjithmonë. Kur Matt dhe Jessica Johnson u martuan, ata bënë diçka që asnjë nga miqtë apo familjarët e tyre nuk e kanë pritur, transmeton Klan Kosova. Çifti kanë shitur shtëpinë e tyre, duke hequr dorë nga karriera e suksesshme si menaxherë dhe specialist financiarë dhe kanë blerë një jaht të vogël. Për gati katër vite, ata kanë udhëtuar rreth botës në shoqërinë e maces së tyre, George. Ata tashmë kanë vizituar 16 vende duke përfshirë: Bahamas, Xhamajka, Kuba dhe Peru, dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen. Historia e këtij çifti është me të vërtetë frymëzuese. |
Reali mposht me vështirësi Celta Vigon Posted: 27 Aug 2016 01:47 PM PDT Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Celta Vigos, ku më i miri në këtë ndeshje ishte gjermani Toni Kroos. Reali kaloi në epërsi me golin e Alvaro Moratas, por Orellana u përkujdes për të barazuar rezultatin në 1:1, shkruan albeu.com Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë doli Toni Kroos, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm, për t'i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij në dy ndeshje. |
Filipine: Shefi i policisë thirrje narkomanëve, vritini trafikantët e drogës Posted: 27 Aug 2016 01:31 PM PDT Nuk ndodh shpesh që shefi i policisë t'i bëjë thirrje qytetarëve për të marrë armët dhe për të vrarë, por kjo po ndodh pikërisht në Filipine, ku Ronald Dela Rosa, i cili po udhëheq fushatën kundër kriminalitetit në vend u ka bërë thirrje përdoruesve të lëndëve narkotike për të vrarë trafikantët e drogës. "Ju mund t'i vrisni ata sepse në të vërtetë ju jeni viktimat. Shkoni merrni benzinë dhe digjini shtëpitë e tyre. Tregoni inatin që keni!", bëri thirrje Dela Rosa. Shefi i policisë e mbajti këtë fjalim përpara një salle ku ishin të pranishëm 1.300 përdorues droge, të cilët ishin vetëdorëzuar në polici pas nisjes së fushatës së egër kundër drogës. "Këta njerëz veçse po pasurohen. Po ju? Ju po varfëroheni, ndërsa qelizat e trurit po ju dalin jashtë funksionit", u tha shefi i policisë narkomanëve, shkruan Top Channel. Komentet e tij sollën menjëherë kritika nga mbarë bota. Filipinet janë kthyer në fokusin e organizatave të të drejtave të njeriut dhe ndërkombëtarëve, pasi që kur presidenti Rodrigo Duterte ka marrë detyrën, më shumë se 1.900 persona janë vrarë në krime të lidhura me drogën. Por lufta mesa duket nuk është hapur vetëm kundër bosëve të drogës, por ndaj të gjithëve. Presidenti ka deklaruar se zyrtarë të lartë, përfshirë qeveritarë janë të implikuar në këtë biznes vdekjeprurës. Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur "thellësisht i shqetësuar" me ç'po ndodh në Filipine, por mesa duket presidentit nuk i interesojnë ndërkombëtarët pasi paralajmëroi se vendi mund të dalë edhe nga OKB. |
Posted: 27 Aug 2016 01:30 PM PDT Kylie Minogue, 48 vjeçarja ka treguar edhe njëherë bukurinë e saj natyrale e veshur me xhinse. Ajo ka miliona fansa bashkë me të fejuarin e saj, 28 vjeçarin Joshua Sasse. Shikoni në fotografitë më poshtë se sa thjeshtë dhe rezatuese dukej Minogue në Londër gjatë një vizite të shtunën.
|
“Jason Bourne” në 3D bën për të vjellë shikuesit Posted: 27 Aug 2016 01:20 PM PDT Filmi "Jason Bourne" me aktorin Matt Damon po tërheq shumë vëmendje në rrjetet sociale në Kinë, por jo për arsye pozitive. Filmi u shfaq të martën në kinematë e vendit aziatik duke regjistruar të njëjtën mbrëmje 11.8 milionë dollarë, por ankesat kanë qenë për variantin "special" 3D të filmit, të cilin shikuesit nuk e kanë përballuar dot. Ditën e mërkurë, fansat e filmave aksion në Kinë shprehën indinjatën në rrjetet sociale se versioni 3D i kishte lënë me marrje mendsh dhe me të përziera në stomak. Shumë të tjerë iu bashkuan ankesave, duke protestuar vështirësitë për ta parë filmin në 2D, pasi shumica e kinemave e transmetonin në 3 dimensione, shkruan Top Channel. "Më erdhi për të vjellë gjatë skenave të para të cilat i pash në 3D. Ishte si një film me buxhet të ulët, dua ta shoh në 2D", u shpreh një përdorues në Weibo, një rrjet social i njohur në Kinë. Versioni 3D është formati dominues në kinematë e Kinës. Pjesa dërrmuese e rreth 39 mijë ekraneve kinematografike të vendit aziatik janë ndërtuar në dekadën e fundit dhe 80 për qind e tyre janë të pajisura me teknologjinë 3D. Për fansat dhe kritikët kinezë, konvertimi i "Jason Bourne" në variantin e fundit teknologjik ishte një lëvizje e gabuar, duke marrë parasysh vendimin e regjisorit Paul Greengrass për ta xhiruar në 2D. |
Ja çfarë thotë Xhaka pas fitores së parë me Arsenalin Posted: 27 Aug 2016 12:41 PM PDT Granit Xhaka ka thënë fjalë shumë të mira për shokët e skuadrës pas fitores në udhëtim te Watfordi. Mesfushori nga Prishtina është parë i gëzuar dhe i lumtur pas fitores së tij të parë me skuadrën e Arsenalit në kampionatin angleze, Ligën Premier. Kjo pasi, pas ndeshjes, Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë gëzimin e tij, shkruan albeu.com "Ju lumtë djema 3 pikë", ka shkruar Xhaka në rrjetin social Facebook ku krahas këtij shkrimi ka postuar edhe një fotografi. Xhaka luajti 90 minuta në fitoren 3:1 të Arsenalit ndaj Watfordit. |
Presidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët Posted: 27 Aug 2016 12:32 PM PDT Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase. E tillë është edhe komunikata për vizitën e tij në Turqi dhe takimet me kreu shtetëror turk. Presidenti Ivanov nuk e duron shqipen dhe shqiptarët Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov vazhdon ta injoroj gjuhën shqipe, njofton agjencia e lajmeve INA. Kabineti i tij, në mungesë të të punësuarve shqiptarë vazhdon të përgatisë komunikata dhe njoftime për aktivitetet e tij vetëm në gjuhën maqedonase. E tillë është edhe komunikata për vizitën e tij në Turqi dhe takimet me kreu shtetëror turk. Një president që me Kushtetutë duhet të përfaqësoj unitetin e popullit, nuk përfill 1/3 apo më shumë të popullsisë shqiptare në Maqedoni. |
Njerëz të zakonshëm që kanë ngjashmëri me të famshmit (VIDEO) Posted: 27 Aug 2016 12:30 PM PDT Revista “Vanity Fair” ka postuar një video ku tregon ngjashmëritë e disa njerëzve të zakonshëm që kanë me disa nga yjet e filmit dhe muzikës, transmeton Klan Kosova. Në videon e mëposhtme mund ti shikoni këta njerëz të zakonshëm të cilët tregojnë se me kë ngjasojnë nga njerëzit e famshëm. https://www.facebook.com/vanityfairmagazine/videos/10153836470342572/ |
Itali: Zbulohet plantacioni me marijuhanë, në pranga 2 shqiptarë Posted: 27 Aug 2016 12:27 PM PDT Rreth 200 rrënjë marijuhanë, disa prej të cilave kishin arritur në 2 metra lartësi, u zbuluan nga një helikopter i karabinierëve në Villanova d'Albenga, në veri-perëndim të Italisë. Plantacioni ishte kultivuar nga dy shtetas shqiptarë, atë e bir, që prej kohësh po mbaheshin nën mbikëqyrje, shkruan Top Channel. Sipërfaqja e kultivuar ndodhej në një zonë pyjore dhe gjatë vrojtimeve karabinierët patën zbuluar edhe një vaskë artizanale ku mblidhej uji i shiut, që më pas përdorej për vaditje. Dy personat, 47 dhe 20 vjeç, u kapën ndërsa po merreshin me krasitjen dhe spërkatjen e bimëve. Të bindur se nuk rrezikonin të zbuloheshin ata kanë vazhduar përkujdesjen për bimët e vyera edhe pas afrimit të karabinierëve, të veshur civilë. Pas arrestimit karabinierët kanë rrafshuar plantacionin, nga i cili kanë hequr gjithësej 250 kg marijuhanë që do të shpërndahej mes të rinjve të zonës.
|
Kështu dukej në rini Kadri Veseli (FOTO) Posted: 27 Aug 2016 12:20 PM PDT Të gjithë e njohim Kadri Veselin prej kohës kur ishte pjesë e udhëheqjes së UÇK-së, sa ishte drejtues i ShIK-ut, por edhe jemi dëshmitar i transformimit të tij viteve të fundit. Mirëpo, pak kush nga publiku e ka parë se si dukej tashmë kryetari i PDK-së në kohën kur ishte pjesë e ilegales dhe studentë. Në këtë foto të siguruar nga portali Veriu.info, shihet Kadri Veseli në rininë e hershme të tij. Krahas Kadri Veselit, në foto (ulur) është edhe veprimtari i shquar Shaban Muja, i cili është vëlla i deputetit Shaip Muja./Veriu.info/ |
Këta njerëz dëshmuan se kurrë nuk është vonë të ndryshosh (FOTO) Posted: 27 Aug 2016 12:00 PM PDT |
Gatime të shpejta për darkën tuaj Posted: 27 Aug 2016 12:00 PM PDT Nëse ju keni bërë një kërkim për receta të shëndetshme por edhe të shpejta për darkën tuaj, atëherë mund t'i mësoni disa më poshtë. Dita juaj e ngarkuar me punë ose edhe aktivitete tjera nuk iu lejon që të përgatitni shpesh herë ushqime të shëndetshme për veten dhe familjen tuaj. Megjithatë, ushqimi i shëndetshëm nuk është vetëm një koncept i mirë, kjo është një mënyrë e jetës që mund të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm, nëse bëhet në mënyrë të vazhdueshme, transmeton Klan Kosova. Por gjithmonë ka një zgjidhje nëse ju shkoni në ora 18:00 në shtëpi dhe darka juaj të bëhet shpejtë dhe shëndetshëm. Veproni kështu. Djathë i mbushur me salmon dhe brokoli Përgatitni patate të mbushura me perime Përgatitni makarona italian me suxhuk dhe sos File pule me perime Çokollatë të nxehtë |
Në Pejë protesta kundër Demarkacionit – 27.08.2016 – Klan Kosova Posted: 27 Aug 2016 11:59 AM PDT |
Kelmendi fton ekspertët të diskutojnë për demarkacionin – 27.08.2016 – Klan Kosova Posted: 27 Aug 2016 11:58 AM PDT |
Vetëvendosje kërkon të zgjerohen hetimet për rastin e përgjimeve – 27.08.2016 – Klan Kosova Posted: 27 Aug 2016 11:58 AM PDT |
Testohen 8500 maturant – 27.08.2016 – Klan Kosova Posted: 27 Aug 2016 11:57 AM PDT |
Investitori nga Podujeva rrezikon të humb biznesin, shkaku rryma – 27.08.2016 – Klan Kosova Posted: 27 Aug 2016 11:56 AM PDT |
Mësoni se cilat janë çmimet e trushive këtë vit – 27.08.2016 – Klan Kosova Posted: 27 Aug 2016 11:56 AM PDT |
Investitori nga Podujeva rrezikon të humb biznesin, shkaku rryma (VIDEO) Posted: 27 Aug 2016 11:48 AM PDT Një ndërmmarës nga Podujeva rrezikon ta humb biznesin e tij. Ky rrezik po i vjen nga tensioni i ulët i rrymës elektrike, njofton Klan Kosova. Kronikën e plotë e ka përgatitur Mejreme Gashi. |
Arrestohen policët që rrahën gazetarët në Pogradec Posted: 27 Aug 2016 11:48 AM PDT Dy efektivët e policisë së Pogradecit që u denoncuan nga disa gazetarë për dhunë, janë arrestuar. Policia njoftoi se ata iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultoi se konsumi ishte mbi normat. Për një efektive policie që ishte pjesë e patrullës që ndaluan gazetarët u vendos procedim disiplinor. Grupi i xhirimit i Neës 24 i denoncoi policët se ushtruan dhunë ndaj kameramanit, duke e tërhequr zvarrë për ta futur në makinë, pasi ai i kishte filmuar. Ky rast i rëndë vjen në një kohë kur policia ka njoftuar se ka ndërmarrë një aksion të gjerë në shkallë vendi për të penalizuar drejtuesit e mjeteve për konsumim të alkoolit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit. Vetëm në 24 orët e fundit policia njoftoi se janë vendosur 1871 masa administrative për drejtues që kanë shkelur rregullat. 7 persona u gjetën duke drejtuar makinat në gjendje të dehur. Nuk dihet se sa nga këto masa janë marrë nga dy policët e Pogradecit, që kishin dalë në shërbim për kontroll nën efektin e alkoolit. /Lapsi.al Njoftimi i policisë për masat e policisë rrugore: Paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate. Janë vendosur gjithsej 1.871 masa administrative. Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 7 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithsej 59 Leje Drejtimi , nga këto: 16 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 18 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari, 82 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 230 masa e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh . Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor./Lapsi |
Letra prekëse e një zjarrfikësi për vogëlushen që humbi jetën Posted: 27 Aug 2016 11:44 AM PDT Një mori arkivolësh u rreshtuan këtë të shtunë në pallatin e sportit të qytetit Arkuata, për t'u bërë homazhe viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi të mërkurën Italinë. Njëri prej tyre mbante trupin e vogëlushes Giulia Rinaldo, e cila vdiq duke mbrojtur motrën e vogël me trupin e saj. Një nga zjarrfikësit që punoi për nxjerrjen e trupit të saj nga gërmadhat kishte vendosur mbi arkivol një letër ku i kërkonte asaj falje që kishte mbërritur aq vonë, shoqëruar me shenjën e zemrës. "Tjeta vogëlushe, unë dhash vetëm një ndihmë të vogël për të të nxjerrë nga ai burg gërmadhash. Më fal nëse erdhëm vonë, për fat të keq ti nuk merrje më frymë. Por dua që ti ta dish, atje lartë ku je tani, se bëmë gjithçka për të të nxjerrë prej andej. Kur të kthehem në shtëpinë time në L’Akuila e di që një ëngjëll do të më shohë nga qielli dhe që natën do të kthehet në një yll që shndrin. Lamtumirë Giulia, edhe pse nuk më ke njohur kurrë, unë të dua shumë. Andrea", thuhet në letrën e zjarrfikësit./Tch
|
Mësoni se cilat janë çmimet e trushive këtë vit (VIDEO) Posted: 27 Aug 2016 11:40 AM PDT Bujqit po ankohen se importi i sasisë së madhe të specave po dëmton prodhimin e tyre, njofton Klan Kosova. Ata thonë se si pasojë e importiti duhet t’i ulin edhe çmimet. Për më shumë kuptoni nga kronika e gazetarit Enis Reçica. |
Ronela Hajati kur ishte fëmijë (FOTO) Posted: 27 Aug 2016 11:32 AM PDT Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka treguar se talentin për muzikë e ka qysh nga fëmijëria, transmeton Klan Kosova. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram ku ka postuar fotografi kur ka fëmijë duke kënduar.
|
Sërish testi i maturës shpërndahet në internet (VIDEO) Posted: 27 Aug 2016 11:30 AM PDT Sot testit të maturës i janë nënshtruan 8500 maturant. Ky është shansi i dytë për këta maturantë, ndërsa testi sërish është shpërndarë në internet njofton Klan Kosova. Për të kuptuar më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga Rejhane Selimi. |
Si duken atletët pa rroba? (FOTO) Posted: 27 Aug 2016 11:26 AM PDT Çdo vit, revista e famshme sportive ESPN, prodhon një botim të veçantë dedikuar zbulimit të bukurive natyrale. Atletët e famshëm kanë qenë pjesëmarrës në revistë duke pozuar pa rroba, transmeton Klan Kosova. Secili prej tyre duket mirë në mënyrën e vet. Për më shumë shikoni fotografitë artistike të këtyre atletëve. Ali Krieger, footballAlexandra Raisman, gjimnastikëAmanda BingsonBrittney Griner, basketballBryce Harper, bejsbollistChantae McMillan |
You are subscribed to email updates from Klan Kosova. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |